Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi të shtunën se duke nisur nga data 26 tetor e deri vitin tjetër do të zhvendosë dhe kufizojë qarkullimin në daljen perëndimore të Tiranës për shkak të punimeve që po kryhen në segmentin e ish-sheshit Shqiponja në Unazën e Madhe.
Pas disa ditësh pune në koordinim me policinë rrugore dhe Bashkinë Tiranë, ARRSH ka vendosur të ndajë dhe ngushtojë për katër muajt e ardhshëm korsitë në ish-sheshin Shqiponja duke e detyruar lëvizjen sipas këtij itenerari:
Dalja nga Tirana (Drejtimi Tiranë-Durrës):
Rruga Dritan Hoxha qaset vetëm me një korsi vajtje;
Ndalohet kthimi majtas për në rrugën Teodor Keko (Astiri);
Qasja drejt autostradës bëhet duke kaluar në të djathtë krah bankës Credins;
Rruga Teodor Keko drejt ish-sheshit Shqiponja devijohet në një korsi;
Ndalohet qasja nga rruga Teodor Keko i rrugëve Dritan Hoxha (djathtas) dhe Vangjel Noti (drejt)
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes lindje-perëndim.
Hyrja në Tiranë (Drejtimi Durrës-Tiranë):
Rruga nga mbikalimi drejt ish-sheshit Shqiponja ngushtohet dhe vijohet djathtas nga rruga Teodor Keko në pjesën ku IKMT ka shembur ndërtesat e banorëve;
Ndalohet qasja drejt rrugës Dritan Hoxha (drejt) dhe Vangjel Noti (majtas);
Qasja në rrugën Dritan Hoxha do të bëhet nga rruga Abedin Rexha dhe rrugicat e ish-fushës së Aviacionit;
*Korsia blu me drejtim të lëvizjes perëndim-lindje.
Po ata qe vine nga veriu?
4 muaj karantine duhej kryer kjo pune o tutkuna ? prej katrahures qe do behet ketu do humbni zgjedhjet. Mbajeni mend!