Shkrimi im i vjetër dhe halli i ri i Presidentit

25 Tetor 2020, 12:46Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Mbrëmë shumë vonë mësova se një shkrim që paskam shkruar në tetor 2018, ishte thirrur në ndihmë nga punonjësit e institucionit të Presidencës, për të qarë një hall të ri të Ilir Metës. Kur pashë se jehona e tij ishte dëgjuar deri tek ndonjë portal pranë LSI e PD, kuptova se bëhej fjalë për një përpjekje mjerane për të përdorur emrin tim si mashë, për tiu shmangur zjarrit të lojës së tyre me të vërtetën!

I mësuar prej mbi çerek shekulli me kulisat e lojës mediatiko- politike në qytet, nuk ke se si të mos ndihesh i përkëdhelur nga fati, kur emri yt i del përpara syve vetë Kryetarit të Shtetit, netëve kur nis e sheh ëndrra të këqia. Por as dje, as sot dhe as nesër, ai nuk ka ndihmuar askënd për të kapërcyer raportin me të vërtetën. Aq më pak Presidentin e Republikës. Këtë radhë, raportin Ilir Meta e ka me skandalin e paisjes me pasaportë për 8 orë të një qytetari të huaj, ndërkohë që ai ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash.

Ndaj 2 pyetjet e mia në një shkrim të vjetër, nuk mund të shërbejnë dot si mburojë, për 8 pyetjet e reja që paska ngritur sot Ilir Meta. Sikundër atë nuk mund ta mbrojë dot, as shmangia nga përballja me pyetjet rreth kësaj çështje në konferencën e fundit për shtyp të së hënës. As shmangia nga komunikimi i drejtpërdrejtë me mediat të premten, siç kishte paralajmëruar më parë se, do të realizonte çdo javë. As përdorimi i mediave “të pavarura” opozitare. E aq më pak, facebook-u i zëdhënësit të tij.

Si shkak për reagimin e Presidencës ka shërbyer raportimi ekskluziv nga “Shqiptarja.com” dhe “ReportTV”, me titull: “Skandali i Metës me nënshtetësinë, edhe BE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie”. Në vend të sqarimit të fakteve të pretenduara në shkrim, Presidenti ishte rrekur më kot që të imitonte stilin tim të përpara dy viteve, për të sulmuar autorin e tij gazetarin Adriatik Doçi dhe botuesin Carlo Bollino me bashkëshorten, Alba Malltezi.

E ndërsa lexon reagime të tilla, të vijnë ndërmend deklaratat e Presidentit të Republikës sonë kur inkurajon “gazetarët kritikë që të vijojnë pa u trembur misionin e tyre” duke ftuar “organizatat pretigjoze botërore të medias të monitorojnë edhe më shumë vëmendje situatën e kolegëve në Shqipëri”. Kam pritur këto ditë që shoqatat e medias në Shqipëri ta bëjnë këtë për Adriatik Doçin, por më kot. Kam pritur kolegët e mi gazetarë që ta bëjnë këtë për Mero Bazen, por më kot. Kam pritur organizatat e të drejtave të njeriut, ta bëjnë këtë për çdo gazetar në Shqipëri që cënohet në misionin e tij kritik ndaj elitës sonë politike, por më kot.

Në Republikën tonë, kjo ndodh prej shumë kohësh, vetëm në rastet kur Kryeministri përballet me gazëtarët. Nëse emri i politikanit është Edi Rama, atëherë të gjithë janë të lirë të thonë çfarë të duan e ta interpretojnë si të duan, qasjen e tij. Por kurrë më nuk ndodh, që të kemi qoftë edhe një reagim të vetëm simetrik e proporcional, kur emri i politikanit që sulmon gazetarët është: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha apo Lulzim Basha.

Kjo të bën që të reflektosh sërisht mbi deklaratat e Ilir Metës për mediat, kur thotë se “liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësushme e jetike për një shoqëri moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike”. Pyetja që shtrohet pas kësaj, është: Po Presidenca e Republikës sonë, a është një institucion publik? A duhet që ti nënshtrohet edhe ai llogaridhënies, si të gjitha institucionet e tjera? A është e garantuar e drejta e fjalës në këtë rast për të gjithë gazetarët shqiptarë? A është e garantuar në këtë mënyrë llogaridhënia e Kryetarit të Shtetit?!

Këto dhe shumë të tjera, janë pyetjet që shtrohen përpara Ilir Metës, të cilat nuk mund të anashkalohen as përmes pyetjeve të mia të vjetra dhe as përmes diversioneve të tij të reja. Në media, në politikë, në shoqëri apo në qytet mund të mos pëlqehesh me shumë njerëz apo nga shumë prej tyre, por jetojmë në një sistem ku neni “55” i dikurshëm i agjitacionit dhe propogandës, nuk do ta zëvendësojë dot kurrë thënien e Volterit: “Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje, të drejtën tënde që ta thuash!”

Ndaj sot jam në krah të Adriatik Doçit dhe të çdo gazetari tjetër, për ta thënë të vërtetën e tij si për çdo gjë tjetër, edhe rreth asaj që ai e quan skandali i nënshtetësive të dhëna nga Ilir Meta. Shkrimi im i vjetër, nuk mund ta ndihmojë dot sot, Presidentin e Republikës për hallin e tij të ri. Kur e kemi votuar të dy në Parlament reformën, kemi rënë dakord që drejtësia e re, do ti japi fund njëherë e përgjithmonë kësaj kulture politike të vjetër!

25 komente në “Shkrimi im i vjetër dhe halli i ri i Presidentit”

  1. Beni says:

    Normale qe do kapet si i mbyturi pas cdo fije kashte qe sheh ne horizont. Sepse kur eshte ne hall ilir meta ben si budalla. Kur eshte mire, ben si i mencur…?

  2. Presidenti 0 says:

    Eh more president qe mire se vete u bere gazi i botes, po ne pse te vujame prej imazhit tend?! Apo pak gjera te keqia kemi trasheguar? Edhe pasjen mbi koke te nje kryetari shteti qe ben budallain kishim mangut tani???

  3. Ben tirona says:

    Kur ka rene ne gracke, ti thua mona, Likja te shet thona.?

  4. Mal Cori says:

    Zoti Peza. Ja pra qe ti nuk i beson as presidentin, as Lulin, Monen jo e jo, kur thone qe media ne Shqiperi eshte e kapur.
    Po eshte e kapur. Nga 15 gazeta qe lexon Bashkimi ne mengjez, vetem dy kritikojne edhe qeverine edhe opoziten. Ndersa 13 shajne dhe fyejne qeverine dhe kryeministrin.
    – Prandaj ju zoti Peza duhet te beni nje shkrim ne forme studimi, se si jane kapur mediat dhe organizatat e medias sot.
    Dhe nga kush jane kapur. Pse kane frike te mbrojne koleget e tyre te sulmuar nga segmente te ndryshme te politikes, etj. etj. gjera te cilat i fi vete edhe ti.

    1. Mediat e kapura says:

      O vlla i dashur. Mediat ne shqiperi kane vetem nje PADRON dhe ai eshte ILIR META
      Duke fillu nga syri me cim peken dhe shoket e tij

      1. Bureto says:

        Harrove gazetën “Koha Jonë”, që ka zëvendësuar ish gazetën e LSI, të harruarën gazeta “Integrimi”. Nikoll Lesi është vërtet pronari, por nga që nuk e blen kush, financimin për botimin dhe mbajtjen në këmbë të “Koha Jonë” e bën familja Meta. Identik si me “Syri” TV, me gjoja pronar Qim Pekën (po ky brekëgrisur kur na doli kaq i pasur?!), por financuar nga sekseri me liçencë, Shkëlzen Berisha dhe të instaluar në pronën e Monës së Ilirit të LSI, sot president, në Astir. Hej ta lumsha syrin moj medie e pavarur, që je vetëm e vetëm, në shërbim të së vërtetës dhe në funksion të informimit transparent të publikut?!!??.

  5. F.D says:

    Thjeshte me keto, tregojne sesa fajtore jane e sa thelle jane zhytur ne mut. Le ta coje tek Selltiku tani ate afrikanin qe i ka dhene pasaporten jashte kritereve ligjore se ishalla i ben derman ajo fanella si burgaxhi e tyre

  6. Lsiiii lsiiiii says:

    Hahahaaa like kok badolja…. te erdhi fundi like. Prandaj ben si pule e therme ku nuk di se ku i ka shkuar koka…

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Bej si them une,po mos bej si bej une,
    kjo eshte deviza Likjane,te ciles Presh-identi yne i qendron besnik.
    Gjermani thote:
    Predikon uje per te tjeret, per vete pi vere.
    Ne rastin konkret Likes i biem kote ne qafe,
    se ai pi vetem raki.
    Ta gezoje Skrapari,me raki Baftjari.?
    Ku eshte shoqeria civile?
    Ku jane pseudogazetaret?
    N.q.s. nuk folet ne nje rast te tille,kur duhet folur ?
    Kazani mediatik zjen vetem kur furnizohet me benzine nga
    oborri i SHQUP-it.
    Media e Lirise funksionon pa probleme,
    me falni e lire desha me thane,
    jo e Ilirit.?

  8. Nenshtetesia likes says:

    Like mos e dridh like as me lesh fabrike e as me kombinati. Pyetja eshte e thjeshte: a e ke zbatuar ligjin dhe kushtetuten ne rastin e dhenies se pasaportes se atij afrikanit?! Kaq e thjeshte robo: po ose jo. Tjerat jane tallava

  9. Koli says:

    Fred derri?! Akoma se ka lare nderin ndaj Rames qe e shpetoi nga burgu ky hajdut?

    1. Replika says:

      Nuk ka nga cburg e shpetonte se rasti i tij nuk ishte per burg ? ndonje afere andej nga rruga e kombit apo floriri i skraparit edhe po!

  10. luani u.s.a. says:

    A eshte ne dijeni hajduti i PS Alfred Peza qe vodhi 1 milione euro dhe shpetoje nga prokuroria dhe gjykata pa u gjykuar dhe ne konfiskimin e pasurise fal Skenderbe Edi Rama qe kritikon hajdut presidentin Ilir Meta qe vodhi pasurine shtetit shqiptar ne te cilen hajduti Ilir Meta ne Kuvendin e Shqiperise me pelqimin e hajdut kryetarit te PS dhe kryeminister i Shqiperise Skenderbe Edi Rama dhe deputetet e PS hajduti Ilir Meta eshte zgjedhur president i Shqiperise me kete se 30 vite te demokracise se brishte ne Shqiperi ka mbaruar populli dhe ka falimentuar shteti shqiptar nga vrares,kriminel,hajdut nga politikanet te majte dhe te djathte?!

    1. gazetari është i gabuar says:

      Kjo është shqipërija bashkë me ju!!!!!!!

  11. andrea says:

    Kishim pare lloj lloj Presidentesh, por si Like floriri qe ben trafikim dhe me nenshtetesine vetem nje kokelope e kryehajdut si ai mund te guxoje.

  12. owl says:

    Ilir hajdutin e futen ne kafazin e Presidences ta izolonin te mos vidhte. Po ku ri dot ai qe ka ves vjedhjen edhe atje e gjeti ku te vjedhe me pasaportat. Vesi vdes kur njeriu vdes. Prandaj i eshte kycur goja per vete dhe do t’ja kyci gojen dhe gazetareve.

  13. shqiperia ime pa kriminele says:

    Eh mor ilir!
    Te ka zene hall i madh sic shikohet dhe ske lene gazetar dhe kundershtar pa sulmuar me ane te bibilushit tend: Tedit.
    Turp per Shqiperine qe ka nje president hajdut dhe delenxhi si ty!

  14. gazetari says:

    Jam nje gazetar qe punoj per Cim Peken dhe me perpara kam punuar per Bollinon. Te ReportTV merrja 600 mije leke dhe me paguhej sigurim per ate rroge sipas rregullave te shtetit,kurse te Cim Peka sigurohem njesoj me pastruesen. Keshtu paguhen te gjithe punonjesit ketu dhe pagesat behen ne te zeze nga politikane dhe femije politikanesh. Me perpara me dukej se do te beja opozitarin ketu por shikoj qe jane nje bande njerezish pa skrupuj qe sulmojne me plane dhe intriga edhe koleget me te ndershem. Per keta ketu nuk ka rendesi ndershmeria por vetem qe shpifja te jete sa me e hidhur.

  15. shqiperi te kam dhjere sme kuptove asnjehere says:

    Po te kishim qene ne nje shtet normal, Ilir Meta do ishte ne burg. Sidomos pas kesaj te nenshtetesise. Po mesa duket kemi vertete shtet prej kartoni

  16. ... says:

    Pse nuk thua që pezza po jeton në ankth dhe si skllav për tërë jetën!
    skëndërbeu nuk të shpëton bujarisht si nënë tereza – ai gjithmonë e bën për interes
    po më vjen gjynah për këtë pezzën / të shkretit ia trashur edhe syzet kush e di se cfarë lexon

  17. Mal cori says:

    Pse nuk thua që pezza po jeton në ankth dhe si skllav për tërë jetën!
    skëndërbeu nuk të shpëton bujarisht si nënë tereza – ai gjithmonë e bën për interes
    po më vjen gjynah për këtë pezzën / të shkretit ia trashur edhe syzet kush e di se cfarë lexon

  18. Mal cori says:

    Pse nuk thua që pezza po jeton në ankth dhe si skllav për tërë jetën!
    skëndërbeu nuk të shpëton bujarisht si nënë tereza – ai gjithmonë e bën për interes
    po më vjen gjynah për këtë pezzën / të shkretit ia trashur edhe syzet kush e di se cfarë lexon

  19. samet doci says:

    Pse nuk pergjigjesh per ate qe akuzohesh: Cfare ke shkruar per Bolinon ti dhe deputeti Abazi,kete na thuaj e mos bej filozofira sofistesh me gazetare tw tjere.

    1. amerikani says:

      Sofizma po ben Ilir Meta qe nuk po i pergjigjet pyetjes: A e ka shkelur ligjin dhe Kushtetuten me rastin e dhenies se nenshtetesise nje qytetari afrikan. PO apo JO? Kaq e thjeshte…

  20. bamja says:

    O Fred Bolino eshte gazetar 24 karat, ti dihet ca je po hajt mo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje