Jozefina Topalli ka lajmëruar ditë më parë bashkimin në një lëvizje të re, “Lëvizja për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.
“Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar, jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim.
Nuk do bëj sehir as sot. Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste!
Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër.
Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them. E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim””, tha në një intervistë për ABC Neës zonja Topalli.
Menjëherë pas kësaj deklarate, në rrjet ka shpërthyer një sulm i egër ndaj Topallit, nga aktivistë të oborrit të Lulzim Bashës, i cili me sa duket është trembur nga fakti se Topalli mund t’i heqë një numër të madh votash, sidomos në veri.
“S’paskam gjume sonte, po hap nje parti”, shkruan Julian Deda.
“Më bëj një parti të djathtë edhe pak bukë të thekur, po shpejt se do çohemi”, shkruan Rudi Erebara.
“Ça të bëj për darkë, më tha gruaja. Na bëj një parti politike, i thashë”, shkruan memexhiu Genc Sejko.
“Parafushata është tokë e plleshme për shumë produkte të stinës politike.
Ata të pangopurit me gojë të madhe bëjnë parti. Nuk dinë të bëjnë ndonjë gjë më të mirë se partia. Biznes më fitimprurës për ta nuk ka.
Ata të pangopurit me gojë të mesme bëjnë shoqata, hapin portale apo firma marketingu. Janë të gatshëm të hanë çdo llokëm që hidhet për propagandë, ta përtypnin dhe t’ia ofrojnë popullit zgjedhjedashës të gatshëm për digjestim.
Ata të pangopurit me gojë të vogël, rihapin Facebook-un prej nga kanë ikur pas zgjedhjeve të fundit”, shkruan Vehap Kola.
Ndërsa Elona Caslli shkruan:
“1.Topalli e ndihmon apoe dëmton Opozitën?! 2. E ndihmon apo e parandalon mandatin e trete të Rilindjes?! I bëj këto dy pyetje sepse nga ligjërimi i Topallit vihet re prirja për të mos bashkëpunuar në asnjë çast me PD apo LSI. Krejt në rregull. Me cilën forcë politike do bashkohen votat e saj për rrëzimin e Ramës?! Alternativat e vetme mbeten Murrizi, Hajdari dhe Nisma Thurje, Patozi, Altin Goxhaj.”
“Kështu puna e partirave para zgjedhjeve. Këta individë nuk janë shkëputur nga PD për konflikt ideor a ideologjik, as për pikëpamje politike, as për bindje. Janë shkëputur se nuk ishin në listat e 2017. Do dështojnë turpshëm sepse iniciativa e re politike nuk mund të niset si hakmarrje ndaj ish-partisë, as si operacion për t’ia ndarë votat që ish-partia të mos fitojë mazhorancë.”, shkruan nga ana tjetër Indrit Vokshi.
Këta janë disa nga zërat publikë të Lulzim Bashës, nuk po sjellim këtu reagimet e militantëve që paguhen nga kunati i Bashës për të bërë komente në rrjetet sociale, ndaj kundërshtarëve të tij.
Sulmet ndaj Topallit, me siguri që në ditët në vijim do të intesifikohen, pasi Lulzim Basha, hallin më të madh duket se ka pikërisht se mos i marrin opozitën, pasi në pushtet vështirë se vjen ndonjëherë me figurinat qesharake që ka pas vetes.
(TemA)
Keshtu ndodh kur nuk e drejton PD si duhet.
Ah , po qe se politika,
mbetet tek këto gra të liga
si Munika Jozefina,
MOS U BËFSH KURRË O SHQIPËRI ,
SHKOFTË ZI E MË ZI .
TË MOS KESH SY TË SHIKOSH
BËMAT E BËRISHËS TË DALLOSH,
VETËM VETES TI SHËRBESH
KOMODITET DHE PARA TË KESH,
MALLKIMIT TË KOMBIT
KURRË S’DO TI SHMANGESH .
Karte e djegur rrezikon burgun Topalli ka vjedhur me PD sa ka dashur
LUL-i është Saliu.
Duket sikur po pyesim veten po Saliu a e di.
Në fakt Luli është pesoni i gabuar si ‘kartë e djegur” por ama që s’pastron politikën bën shumë mirë.
Mos i jepni vlera Josefinës më shumë se sa ka.
Normal po të rrish në pushtet e pozita 30 vjet ke bërë network-un tënd “nderet” etj.
Por nuk ka njeri të pazëvendësueshëm.
“Ma kapni, dhe ma qisni per zhelesh”.
Kapini PREJ RECKASH SI JEREN SI TJETRIN E QITIN PERJASHT !,,,,,POlitikes
,,,
Sejko krushqi nexhit caslli miq me beqirin ballukub dhe julli dobici ramisit aliut pd me kollonat ppsh. Xhozi Te lumte motra.
Mentaliteti i pronarit mbi nje parti politike eshte mentalitet enverist. Ne shqiperi fatekeqesisht harrojne se partia politike eshte nje bashkim vullnetar i nje grupi te caktuar qe per te implementuar idete dhe programin e tyre duhet qe te vijne ne pushtet por shpesh harrojne sidomos ne vendet postkomuniste apo te vazhdimsise komuniste si Shqiperia se sado e madhe qe te jete nje parti politike ajo kurre nuk vjen ne pustet nese nuk fiton besimin e simpatizanteve e popullit. Shqiptarve sic duket nuk ju ka mbetur tjeter alternative vec te therrasin rroft Partia
Ne gjithe boten gjerat ndodhin ne nje ngjajshmeri. Nje fraksion partie formon parti te re. Keto zera prej idiotesh nga PD, nuk duhet vecse te injorohen.
Po ky Lulja eshte i shemtuar edhe kur qesh, pale kur eshte i nevrikosur! Lulushi i Saliut, nuk e nxjerr dot qimen nga qulli, aq mafishe eshte. Tani ka frike nga Jozefina dhe i ka vershuar te gjithe lukunine bashiste. Hajde Bashe hajde! Tyryfyl erdhe, tyryfyl mbete dhe tyryfyl do te ikesh nga politika! Falendero kryevrasesin dhe kryespiunin Sali Berisha qe te mban ende kryetar, se per ndryshe do te kishe fluturuar bashke me kunatin!
Te gjithe nga e njejta hale enveriste keni dale zonja Topalli. Saliun e Serbise, Ilirin me kryq nderi nga Athina, Lul hollandezin dhe Edvin xhepistin i ke pasur dhe njohur nga afer per vite, ne mos dekada te tera. Por vetem kur te fluturoj karrigja dhe miljonat qe ajo te sillte nen dore u bere me popullin. Jeni te gjithe pa prjashtim llumi i ketij kombi dhe keni hak vetem hekurat dhe kthimin e gjese se vjedhur.