Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri ndaj thirrjeve për bojkot të mallrave franceze paraqet edhe një pengesë të mëtejshme, në përpjekjen tashmë të ngecur të Turqisë, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, tha të martën Komisioni Evropian.
“Thirrjet për bojkot të produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg Bashkimit Evropian”, tha një zëdhënës i KE-së.
Turqia aplikoi për t’u bashkuar me Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian më 1987 dhe filloi negociatat zyrtare të pranimit në Bashkimin Evropian më 2005, por bisedimet konsiderohen si të ngrira.
Protestat shpërthyen në disa vende, kryesisht myslimane, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, pas vrasjes së një mësuesi francez.
Mësuesi i historisë Samuel Paty u vra në rrugë më 16 tetor pasi ndaj tij u zhvillua një fushatë në media sociale duke e kritikuar për shfaqjen para studentëve të karikaturave të profetit Muhamed, gjatë një ligjerate për lirinë e shprehjes.
Turqia e ka dënuar vrasjen, por Erdogan gjithashtu ka rifilluar luftën e tij të gjatë dhe të ashpër të fjalëve me Macronin dhe ka shtuar thirrjet për bojkotimin e mallrave franceze.
Ky veprim është kritikuar nga disa udhëheqës evropianë.
Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr procesin e aplikimit në BE, ka paralajmëruar se një bojkot zyrtar i produkteve franceze do të shkelte kushtet e marrëdhënies së Turqisë me bllokun.
“Marrëveshjet e BE-së me Turqinë parashikojnë tregtinë e lirë të mallrave”, tha zëdhënësi, raporton AFP.
Turqia e ka nenshkruar marreveshjen e asocijimit me BE qe ne vitin 1964 dhe e ka hequr shpresen se nje dite do jete ne BE.
Turqit Jane pis milet nuk behen kurre njerze i kemi pasur 500 vjet armiq po mos te kishin qe ket pisa sot do ishime zotet e Balkanit e jo serb grek e turq sote jemi te coptume ne disa shtete e ne disa fe njeri thote jame Turk se jame mysliman e tjetri thote jame grek se jame ortodokse poshte turqija e mutit??
Macron është një kalama i pa pjekur, e merr gruaja gjyshe për dore. Nuk i shkon Erdoganit të merret me një fëmijë.
franca do ti kërkojë ramës dinstancim nga turkia
o me erdon o me ne!