Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Semitizmit, përmes “Skype” deklaroi se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në Shqipëri.
Rama thekson se shqiptarët dhe të gjitha kombet duhet të luftojnë ekstremizmin, për të ardhmen e përbashkët të popujve.
“Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës.
Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre.
Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin.
Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona. Ne inauguruam memorial dedikuar Holokaustit.
Po punohet për një muze që do të nderojë komunitetin hebre e do të nderojë këtë miqësi, në të ashtuquajturën rruga hebreje”, deklaroi Rama.
Cifutet fara me e keqe ne planet.Ata jane prapa cdo gjeje te keqe.
por nga ana tjeter injoron Shqiperine se je i paft ta shpetosh,
si shpetuam Hebrejt,
nga terroriste islamik,
qe zotrote na e vure president me na qelb Shqiperine.
Shqiptaret i mbrojten hebrenjt si asnje vend evropian. Me pas ata punuan e jetuan plot kulture ne shqiperi. Kudo ku jane ata s’e harrojne shqiprine.