FOTOT/ “Po na fshehin ushqimin”, mijëra njerëz shkatërrojnë depon me ndihma

28 Tetor 2020, 18:01Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Po na fshehin ushqimin”, mijëra njerëz

Mijëra persona kanë shkatërruar një depo me ndihma ushqimore në Nigeri, mes shpërthimit të trazirave në vendin afrikan. Magazina, në qytetin Jos, u sulmua gjatë fundjavës pasi qytetarët akuzuan qeverinë se po fshihte ndihmat ushqimore.

Pamje aspak normale tregojnë njerëzit mbi çatinë e magazinës, duke shkatërruar atë në tentativë për të marrë ushqime.

Më pas, me qindra prej tyre largohen me thasët me ushqime. Ministria ka reaguar duke thënë se ushqimet në depo do të shpërndaheshin për ata që ishin goditur më shumë nga bllokimi për shkak të koronavirusit.

“Si mund të kemi një qeveri kaq të keqe?! Qytetarët po vdesin nga uria, ndërsa ata fshehin ndihmat”, ka thënë një qytetar për France24.

Shpesh, kohët e fundit, organizatat humanitare kanë ngritur alarmin se pandemia e koronavirusit mund të ndikojë në mënyrë të ndjeshme dhe në krizën për ushqim, kryesisht në vendet afrikane.

3 komente në “FOTOT/ “Po na fshehin ushqimin”, mijëra njerëz shkatërrojnë depon me ndihma”

  1. Tulla says:

    Paskan kopjuar vitin 1997

    1. Santa Quaranta says:

      Edhe nje çike me perpara!! Me 1992 ne kinemane e Fushe-Arrezit u dogjen 38 shqiptare se po kerkonin ndihmat qe “ua kishin fshehur”……..

  2. specialisti says:

    Santa QUARANTA
    Kujtove nje ngjarje te dhimshme.
    Ne Fush Arres ka ndodhur, jo ne kinema,por ne magazinat e NFP-se.
    U dogjen te gjalle sepse nuk dilnin dot me mallin qe kishin marre ne madazine.
    Ngushellime per familjaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje