“Zoti i Kaosit”, asteroidi i frikshëm që po udhëton drejt Tokës me shpejtësi skëterrë

28 Tetor 2020, 17:16Lifestyle TEMA

Një asteroid i madh po i drejtohet Tokës me shpejtësi tepër të lartë. Asteroidi është emërtuar “Zoti i Kaosit”, dhe sipas ekspertëve, mund të përplaset me planetin tonë në vitin 2068.

Përplasja e këtij meteori do të kishte një fuqi sa shpërthimi i 800 milionë ton tritol. Asteroidi është emërtuar “Zoti i Kaosit” për shkak të Apophis, Zotit egjiptian të kaosit.

Shkencëtarët e Universitetit të Hawai kanë monitoruar me kujdes trajektoren e trupit hapësinor që duket se ka përshpejtuar rrugën drejt Tokës. Sipas parashikimeve, përplasja me planetin tonë mund të ndodhë më 12 Prill 2068.

Ky meteor është vënë re për herë të parë në vitin 2004. Ka një gjerësi 370 metra dhe përplasja e tij me Tokën mund të jetë katastrofike.

Por ekspertët thonë se nuk ka vend për panik. Shkencëtarët e NASA shprehen se shanset janë 1 në 150 mijë që asteroidi të përplaset me planetin tonë pas 48 vitesh.

Sipas disa parashikimeve të tjera, thuhet se “Zoti i Kaosit” do të kalojë nga Toka në një distancë prej 31.855 kilometra në fund të kësaj dekade. Megjithatë, studiuesit po e mbajnë nën monitorim trajektoren e tij.

4 komente në ““Zoti i Kaosit”, asteroidi i frikshëm që po udhëton drejt Tokës me shpejtësi skëterrë”

  1. Predatori says:

    Ne kemi komandant Edi Ramën, pasardhës të drejtpërdrejt të Skënderbeut, kemi dhe Spiropalin, ndaj nuk na rruhet fare as për asteroidët, as për kometat dhe as për vërat e zeza.

    1. Yp says:

      Jo o predator??? Pse nuk e shikon ndryshe??? Nqs ai asteroidi bie ne Lalëz ndonje nate te bukur vere, dhe gjithe babëzia e barbaria shkojne dëm , pastaj si i bëhet??? Kot mundimi do ju shkoje …..

    2. Black Jack says:

      Ti I pari do shkojme per lesh son of the bitch

  2. Yp says:

    Jo o predator??? Pse nuk e shikon ndryshe??? Nqs ai asteroidi bie ne Lalëz ndonje nate te bukur vere, dhe gjithe babëzia e barbaria shkojne dëm , pastaj si i bëhet??? Kot mundimi do ju shkoje …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje