Ivanka Trump mori një vizitë speciale nga një djalë 7-vjeçar, i cili ishte veshur si babai i saj, presidenti amerikan Donald Trump.
Ajo u takua me vogëlushin teksa po zhvillonte një tubim në Pensilvani.
Kur 38-vjeçarja u ngjit në skenë, asaj ju bashkua edhe “mini Donald Trump”, i cili quhet Gino Benford.
Bukuroshja mori vëmendjen e mediave edhe me veshjen e saj. Ivanka kishte zgjedhur një pallto prej 4600 dollarësh të Alexander McQueen dhe një palë pantallona te zeza.
Ndërsa ”mini Trump” mbante një paruke në kokë, një kostum marine dhe kravatë të kuqe.