Halit Valteri, replikë me Ralf Gjonin: Mblidheni mendjen e kokës, boll bëtë politikë me Covid! Mos hani kot atë që nuk thuhet

29 Tetor 2020, 12:54Politika TEMA

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni deklaroi në Kuvend se duhet të ketë më shumë testime se sa para të hedhura për një vaksinë që ende ka dalë, i menjëhershëm dhe i ashpër ka qënë reagimi i deputetit Halit Valteri.

“Kemi humbur familjarë, të afërm e miq nga kjo flamë e në spitale vijojnë të vuajnë pacientët. Zonja ministre faleminderit për çfarë po bëni ju dhe mjekët.

Ky parlament s’ka vend për të dezinformuar, të mos bëjmë politikë me sëmundjen dhe jetën, s’ka fytyrë askush të vijë këtu e të na thotë s’ka covid!

Mblidhni mendjen e kokës, sot ata mjekë po rrezikojnë aty edhe jetën e vetë, mos hani kot atë që nuk thuhet”,- tha ai.

1 komente në “Halit Valteri, replikë me Ralf Gjonin: Mblidheni mendjen e kokës, boll bëtë politikë me Covid! Mos hani kot atë që nuk thuhet”

  1. lefteri says:

    keta jane ligjvenesat tane
    pika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje