Rama mesazh grevisteve të Ballshit: Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t'ju përdorin kundër qeverisë, mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë

29 Tetor 2020, 11:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh për gratë greviste në Ballsh ku i fton të lenë grevën dhe të bashkëbisedojnë për zgjidhjen e problemit.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë shkruan:

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë! Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”, shkruan Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje