Topalli prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”, Hajdari: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, Basha i dha pushtet Ramës

29 Tetor 2020, 08:35Politika TEMA

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e djeshme për prezantimin e “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Hajdari tha se krijimi i forcave të reja politike është një hap pozitiv që forcon frontin opozitar.

Mendoj se në Shqipëri është gjë shumë e mirë që alternativat e reja po krijohen.

Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim, e shtojnë konkurrencën në treg dhe i bëjnë më të përfaqësuara vendet e ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Në një vend ku kemi 3 parti që kanë marrë peng vendin dhe kanë tentuar të luajnë me taksat e shqiptarëve, është e udhës që të forcojmë frontin opozitar.

Të ftojmë të gjithë që të votojnë kundër Edi Ramës”, u shpreh ajo në Vizion Plus.

Ndërkohë për etiketimin nga gazeta Rilindja Demokratike si kukulla të Edi Ramës, deputetja deklaroi se më shumë se opozita e Lulzim Bashës, asnjë nuk i ka dhënë më shumë pushtet Ramës.

Mendoj që sa i përket këtij komentit nuk ka patur asnjë person më shumë sesa krerët e opozitës jashtëparlamentare që i kanë dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. I

lanë pushtetin ekzekutiv dhe pushtetin lokal. Shqiptarët i lanë të braktisur në mes të 4 rrugëve. Opozita jashtëparlamentare është bërë palë me Edi Ramën.

Është një fakt dhe është e qartë që ne nuk mund të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme.

Një alternativë është më shumë se e nevojshme, kemi 30 vite që jemi futur në demokraci, por ky sistem është dëmtuar duke patur politikanë të papërgjegjshëm”, theksoi Hajdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje