Nga Altin Ketro
Ka ngjallur një reagim shumëplanësh në spektrin politik lajmi se ish-kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, do të krijojë një parti të re me të cilën do garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Brenda grupimit të djathtë po ravijëzohen disa qëndrime kundërthënëse ku disa e përkrahin, disa e sulmojnë e disa i bëjnë ftesë që të bashkohet sërish me PD-së.
Një prej akuzave që i bëhen asaj nga njerëzit pranë Bashës, është se zonja Topalli është duke u sponsorizuar nga kryeministri Rama për të dobësuar opozitën në përballjen elektorale.
Faktikisht nuk është Edi Rama, por Kodi i ri Zgjedhor ai që u vjen në ndihmë, sidomos atyre që kanë ndikim të fortë lokal. Është ky shkaku që zonja Topalli dhe shumë si ajo që kanë dalë nga PD-ja, ta shohin si mundësi që u jepet për t’u futur nga dera në Kuvendin nga ku Lulzim Basha i nxori nga dritarja.
Po përtej kësaj, zonja Topalli nuk mund të hyjë kurrë tek të sponsorizuarat e së majtës. Në historikun e parlamentarizmit shqiptar, ajo mban vendin e dytë, pas Ilir Metës, si drejtuesja më e keqe e Kuvendit të Shqipërisë.
Nëse Ilir Meta, përgjatë 4 viteve të drejtimit i la dorë të lirë opozitës demokrate që të bënte ç’të donte gjatë seancave plenare, ku praktikisht i kthente ato seanca në një neveri sepse kurrë nuk arrinin të diskutoheshin projektligjet prej zallamahisë që krijonte opozita, e kundërta ndodhte gjatë kosës së drejtimit prej zonjës Topalli.
Ajo mbahet mend si mbytëse e devotshme e frymës opozitare në Kuvend. Jo vetëm që nuk u investua kurrë që t’i linte të paktën përfaqësuesit të opozitës (Rama atëbotë nuk ishte deputet) që të fliste po aq sa fliste Sali Berisha, por gjuha e saj e drunjtë dhe përçmimi që kishte për opozitën socialiste ia errësonte gjykimin.
Për zotin Gramoz Ruçi, atëkohë kryetar i grupit parlamentar socialist, zonja Topalli kishte mendimin se ai nuk meritonte tjetër gjë veçse “një plumb ballit”. Për deputetin Taulant Balla, pasi ky i fundit ishte fyer rëndë në nderin e familjes prej kryeministrit Berisha dhe ku zonja Topalli zgërdhihej me mikrofon hapur teksa Berisha artikulonte ofendimet, ajo kishte mendimin që zoti Balla, duhej “nxjerrë jashtë prej zhelesh (rreckash)” nga salla e Kuvendit prej oficerëve të Gardës.
Si e tillë, zonja Topalli, duke qenë edhe grua dhe me një prejardhje të fisme, nuk arriti të ngrihej kurrë në lartësinë që i takonte postit të lartë që mbante. Mbase ajo dukej më se normale në sytë e demokratëve, një si tip burrneshe brenda kuvendit të burrave, por detyra e saj nuk ishte “burrëria”, po fisnikëria dhe korrektësia me të gjitha palët, gjë të cilën ajo nuk e arriti dot.
Si kryetare e Kuvendit ajo do të mbahet mend edhe si një shëtitëse turistike anembanë botës. Nën petkun justifikues të “diplomacisë parlamentare”, ajo u kthye në një sfiduese të ministrit të Punëve të Jashtme aq sa më shumë dalje jashtë shtetit kishte ajo se sa ministri që e kishte detyrë funksionale atë gjë.
Një prej këtyre ministrave të Jashtëm të sfiduar, ishte edhe vetë Lulzim Basha, të cilin zonja Topalli s’e honepsi dot qysh ditën e parë kur ai shkeli në selinë e PD-së si pjesë e KOP-it të famshëm të vitit 2005.
Marrëdhënie e tyre nuk ngjiti kurrë dhe kjo shfaqej aq hapur në atë kohë sa s’kishte nevojë fare për teori konspiracioni. Zonja Topalli ishte në PD 9 vjet përpara Bashës dhe kishte si synim që të ishte ajo pasardhësja e Berishës. Duke parë se ky i fundit po i jepte Lulzim Bashës shumë mbështetje duke e ekspozuar si një pasardhës të mundshëm, afërmendsh që zonja Topalli, si pretendente për kryetare, nuk mund të rrinte në hije e ta pranonte heshtazi këtë përzgjedhje të Berishës.
E pra, kur marrëdhënia Topalli- Basha nuk ngjiti kurrë gjatë 8 viteve të qeverisjes së Berishës, të vetmin që ajo e pranonte si epror, si mund të konceptohet që sot ajo, edhe pas asaj dalje pa lavdi që i bëri Basha në vitin 2017, të pranojë të ulë hundën e të bëhet një vartëse në mëshirën e tij?!
Sa kohë që Lulzim Basha është në drejtim të PD-së, as të mos shpresojë kush se do ketë një rikthim të zonjës Topalli “nën armë”.
Ajo tashmë është e lirë të provojë edhe njëherë fatin e saj politik në qarkun ku doli më së pari deputete. Është një mundësi interesante për të kuptuar nëse është ajo që pretendon se është për nga mbështetja, apo atë mbështetje popullore e ka pasur vetëm prej të qenit pjesë e PD-së. Është një bast shumë i fortë që zonja Topalli po bën me veten e saj, rezultati i të cilit ose do ta rikthejë sërish në politikën aktive, ose do e nxjerrë përfundimisht prej saj.
Sa për merakun që demokratët e Bashës kanë se zonja Topalli është pjesë e “lojës së Ramës”, të rrinë të qetë se ata janë shumë të kënaqur me vendimmarrjen e Lulzim Bashës në vitin 2017 që e hoqi zonjën Topalli nga lista për deputet.
Socialistët nuk kanë asnjë nostalgji për rikthimin e saj në Kuvend, ku siç theksova më lart, zonja Topalli do mbahet mend si e dyta kryetare për nga mënyra e keq drejtimit të seancave plenare dhe si një dhunuese sistematike e të drejtave të ish-opozitës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
bravo e ke qendisur,ja the te gjitha
jozi tani o ka theqafjen e dyte ose majen e piramides
une qendoj tek e para
ishte nje vulgare dhe te trishtonte kur fliste
tani shikojme……….
Bravo Zef. Me pelqeu komenti jot. Me behet qefi qe jo te gjithe shkodranet (nga emri dukesh nga Shkodra, ose Lezhe/Mirdite)) i thuron lavde Jozit.
Fiks, saktë, qartë; përshkrim lakonik, i ngjeshur e i veshur me argumente.
Ky eshte problemi me ne shqiptaret. Ne nuk dime te ndjekim nj elider. Ne vetem desherojme te jemi lider. “Ka me shume parti se shqiptare.” Shume qesharake! Nuk ndertohet nje vend me me shume lider se sa popull. Problemi tjeter eshte se ne nuk e pranojme kritiken. Po u kritikuam nga dikush atehere ai eshte armiku jone. Diversiteti i mendimeve eshte gjeja me e bukur ne nje shoqeri dhe ne nje grup njerezish apo parti. E ben ate grup njerezish me te pasur me mendime dhe me zgjidhje. Mesimi kryesor per ne shqiptaret eshte qe te ‘Mesojme te Punojme se Bashku’. Jemi nje grup shume i vogel njerezish qe jemi shperndare ne te kater anet e globit. A punojme se bashku atje ku jemi? Jo edhe ata qe jane ne emigracion nuk bashkepunojne, sepse te gjithe duan te behen lider dhe te marrin medalje. Me keto koka qe kemi dhe keto mendime do shkojme drejt deshtimit si popull. Ja pra perse kur na udheheqin te huajrt ne performojme me mire, jemi te disiplinuar, dhe jemi me me shume kreativitet dhe energji. Perse? Sepse besojme vetem tek te huajt, dhe i ndjekim ashtu sic duhet te jete. Perndryshe ne mendojme, ‘he mo, u be ai djali i atij kepucarit apo naftetarit apo profesorit apo artistit atje qe jeton ne kat te dyte’ te na jape mend? Te p[aktem duhet te fillojme te mesojme femijet tane te punojne ne SKUADRA. Sa me shpejt, duhet te ngrejme nje brez qe doi te punoje bashke (ne tufe) dhe jo individualisht. Koncepti i tufes eshte me i rendesishem ne mbijetese se sa delja qe iken vetem (e ha ujku).
Nuk e di kush jeni, por e ke qare shkrimin.. E mendoj 100% si ty, bravo
Mbase presidentja e arshshme e shqipetareve .keru do duket sic dhe shkruhet sa reputacion ka ne baze te votave.suksese zonje.
Falemnderit zoti Ketro që na e rikujton se kush është Jozefina dhe bëmat e saja. Sjellja e saj në Kuvend ishte papranushme për pozicionin që mbante. Asnjë meritë për demokracinë veçse gjuhës së urrejtjes dhe fjalorit të ulët të padenjë për çdo grua. Sa më larg ajo nga politika aq më mirë do të jetë për vendin.
Me bere qe ti jap voten me kete shkrim qe ke bere. Te kesh kryetar parlamenti Gramoz Rucin (cigaren) ne diten e soteme vaj me det se ku jemi…
E ç’bëri nëse në parlament është “cingarja” apo “dizenjatorja”. Demokracia shqiptare për fat të keq në këto 30 vjet u dominua sipas platformës katoviciane të Ramiz Alisë, nga komunistë, sigurimsa me rrogë dhe bashkëpunëtorë të detyruar apo vullnetarë me honorare. Shtoj këtyre dhe persona të ndëshkuar për delikte ordinere, atëhere situata ka qenë dhe mbetet më e rëndë. Por kësaj tashmë i ka kaluar vafti. Sot kërkohet që gjithsecili në pozicionet politike apo shtetërore në qeveri apo pushtetin vendor, që rasti ua vuri në prehër, të të sillen konform ligjeve dhe po ashtu në rast shkeljeve të tyret’u tregohet vendi. Meqë kjo deri më sot nuk ka ndodhur atëhere kjo na e bën më të madh ligështimin. Komunistët, sigurimsat, ordinerët etj, me prejardhje nga diktatura, një ditë do t’u vijë fundi, për të mos thënë ka ardhur, të ndërtojmë shtetin ligjor në kuadrin e një demokracie sa më të arrirë, se ajo si koncept, nuk ka as anë e as fund.
Si mund të riciklohet përsëri kjo zhelja e Berishës?
Eshte e vetmja mundesi (mendon ajo) qe te behet edhe.njehere deputete duke qene kryetare e nje partie pa anetare por me ca votues reale a te blere ne zonen e Shkodres. Nuk ka vlera intelektuale, aq me pak njerzore e politike. Nul.
Altin i ke rene pikes. Sepse ka ca mendjelehte edhe nga PS qe po ngazellohen me Topallin,pinjollen e denje te familjeve,,te medha,,bashkepunetore te te gjithe pushtuesve,mbartes te primitivizmit tribal bajraktar mesjetar apo oriental.Keto tipa si Topalli,Murizi dhe soji i tyre jane thjesht atavizma te te kaluares, larg vite dritte nga e djathta e qendres europiane… Dicka me afer parimeve te politikes moderne duken Shabani ,Hajdari ,Patosi app Kulluri,por si shumica e politikane shqiptare nuk hapin rruge kompromisit politik per te krijuar nje force politike me peshe.Nderkohe borgjezia e re shqiptare mbetet pa force ,pa ide ,pa orientim modern shoqeror dhe politik.Kjo eshte fatkeqesia e se djathtes.
Është gabim politik të mbash flamurin e BE-së në zyra ku dihet që BE shfaq flamurin tonë vetëm në takime të përbashkëta, po kujt me ja thënë.
Zhelezina??
Jozefina, deri në 1996-’97, nuk kishte asnjë lidhje me PD. Falë të urtit Kolec Topalli, sekretar i Përgjithshëm i presidencës së Saliut, njëherazi kushuri i burrit të saj, iu vu përpara në tavolinë Berishës që ta afronte në PD. Ky me nuhatjen e spikatur politike, duke llogaritur peshën e fisit të tyre Çoba dhe Topalli, familje të shquara këto në Shkodër sit ë djathta, por edhe të persekutura, nuk kishte rast më të mirë se ky për të rritur mbështetësit e PD në Shkodër. Dhe nuk gaboi. Qysh atëhere Jozefina falë mbështetjes së saliut, por edhe me vetofrimin e saj deri në pështirosje ndaj tij, ne legjislaturën 1997-’98 kur PD ikaloi në opozitë, u katapultua zv.kryetare parlamenti e më pas, me rikthimin e tij në pushtet në vitin 2005 për dy legjislatura rrjesht deri në 2013 si kryetare e tij. Si zëvendëse e Saliut në PD dhe kryetare e grupit të saj parlamentar ajo ishte pothuajse alterego e vetë Saliut në aksionet e tij politike tashmë në opozitë. Gjithkush e mban mend militantizmin e saj pervers në rolin e saj si kryetare Kuvendi, por falë këtij kontributi nën mbështetjen dhe mbrojtjen e Saliut, pati dhe shumë privilegje. Të gjitha këto ia rritën shumë kredencialet e saj brenda partisë. Por deri aty. Ambicjet e saj për pushtet për të marrë partinë, sigurisht që nuk i konvenonin dhe aq Berishës. Ajo në një ditë mund të bëhej kërcënuese për trashëgiminë e tij dhe falmiljes po ashtu. Duhej menduar per ndonjë zgjidhje tjetër. Kështu ai me propozimin Argitës, e vajzës së tij të dashur, në janar, në prag të zgjedhjeve të vitit 2005, solli nga Kosova mikun dhe shokun e saj Lulzim Bashën, të cilin pa asnjë ditë anëtar të PD e caktoi kryetar të KOP-it, komiteti i orientimit të politikave te PD qe po pergatitej për zgjedhjet e qershorit, me synimin që në ato zgjedhje të futej me “fytyra të reja”. Gjithkush e kuptoi se ky do të ishte pasardhësi dhe ahstu ndodhi. Familja Berisha, ardhmëria e saj nuk mund të ishte e sigurt me Jozefinën. Me Bashën po! Ky dualitet, vështirë i kuptuar nga jashtë, por shumë i besueshëm nga brenda, mund të ketë qenë një rivalitet i kamufluar midis asaj dhe Bashës për të qenë drejtuese e PD. Sigurisht që me humbjen e Saliut në 2013 dhe dhënien formale të dorëheqjse nga ana e tij, Berisha zgjodhi Bashën. Ky tashmë i katapultuar në krye të PD, me miratimin e heshtur të Berishës, me lëvizjen në minutën e fundit duke mos e futur atë në listën për deputetë në vitin 2017, e përjashtoi atë fare. Jozefina bëri sikur nuk e kuptoi që në fund kjo ishte loja e Berishës e atij që e solli në PD dhe ai që i dha ato që as i kishin shkuar në mendje, me dorën e Bashës e flaku, si limon të shtrydhur, por edhe pse realisht me sjelljet e saj ndër vite ishte dhe e vetkonsumuar. Jozefina nuk e përtypi lehtë këtë, por për shkaqet që merren me mend nuk bëzajti. Sedra e lënduar dhe ambicja politike në pritje të një rasti tjeter fatlum, (qyli është i ëmbël) dominoi mbi arsyen. Duke mos e vënë qysh në atë fillim gishtin mbi Saliun dhe berishizmin e PD dhe duke u marrë për dështimin e saj vetëm me Lulin, nuk mundi të fitonte përkrahjen e një mase gri antiberishiste, si brenda PD, ashtu dhe në elektoratin jashtë saj. Ajo pati boll plot 4 vjet kohë që të fillonte një lëvizje brenda së djathtës, por nën hijen e Berishës nuk ia mbajti, por realisht kjo as që mund të ndodhte. Kjo stepje e dogji përfundimisht se nuk thuhet kot që hekuri rrihet sa është i nxehtë. Inicimi sot pas pilafit i një lëvizje të re të saj drejt një partie të re, do të jetë një aksion i dështuar, pavarësisht që PS-së kjo gjë i shërben më së miri, me që coptimi i elektoratit pranë PD çon ujë në mullirin e tyre. Nëse do të ndodhë, edhe këta nuk do të fitojnë gjë, sepse sot Jozefina mund të mbledhë vetëm një grusht votash në Shkodër, por që në totalin e tyre në qarkun e saj, nën hijen e PS-PD, janë një hiç. Është vonë, shumë vonë Zhozi! Ndoshta qysh mbas zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat Basha i humbi, do duhej qysh atëhere të kishit bashkuar forcat me Patozin, Imamin, Kullurin etj dhe mund të kishit arritur diçka. Ose në të kundërt të rrinit e të përballeshit me durim brenda PD me beniaminin e Bërrishës tënd. Qoftë dhe si një fraksion solid për konjuktura më të favorshme politike. Diçka më e mirë do të kishte rezultuar. Por të gjitha këto opsione janë për tjetër kapacitet, që ti Jozefinë nuk i ke. Përfundimisht je kartë e djegur. Sidoqoftë me ty, pa ty, Basha është i humbur, Nuk je ti e vendosur për veprime të guximshme, edhe pse e gjitha kjo hëpërhë është një supozim, sepse ti je mësuar të ta japin gadi pushtetin dhe ta mjelesh lopën PD, vetëm nën hyqmin e Bërrishës, siç ka ndodhur në këto 20 vjet të karrierës tënde në PD, kur nga kolltuku i kryetares së Kuvendit apo në studio e ndryshme televizive, u suleshe kundërshtatëve si skiftere në mbrojtje të bëmave dhe të gjëmave të Bërrishës, mirënjohësit dhe idhudhit tënd. Miopia tënde dhe e shumve të tillë në PD ka qenë shkaku që ai di mirë t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja kështu ju ka shfrytëzuar vetëm pë inreresat e tij dhe, kur nuk u duheshit më, ju ka flakur. Troç, pë shkak të dobësive tuaja morale, karakteriale, por edhe qytetare në suazen e formimit demokratik, nuk keni qenë të aftë ta drejtonit gishtin ndaj tij. E latë atë të dobësojë PD, të kryejë krime dhe në fund t’ua ‘fusë’ ju.
Te lumte Altin,ja ke bere shkelqyeshem scanerin Zhelefines!
Eshte e konsumuar…nga politika dhe anet e tjera…nuk ka cfare te jape……te rrije te haje pensionin…se ndryshe MUT do haje!!!!!!
Shume bukur e ke pershkruar karakterin e vertet te saj duke nxjerre ne pah se kush eshte Xhozi, qe te gjithe shqiptaret e mbajne mend. Nqs Shqiperia ka ngelur te drejtohet prej ketyre tipave te shplar, qe ju ka dal boja, sahanlepirsa, arrogant, hajduta qe vjedhin c’do gje, dhe tollonat e benzines, pa permendur 1001 te zezat qe s’i kan len pa ber keti populli e vendi, athere n’a mori lumi dhe per djall vafshim si popull e shtet. Kur i shoh fytyren os degjoj emrin e saj (as zonje s’mund t’a therras se do ishte ofendim per gjinin femeror), me kujtohen sjelljet e saj pre halabakesh ne kuvend duke u cjerrur si nje buci e Sales. Ato qe permend ne fillim te shkrimit tregojn se kush ehste vertet kjo. Ka ik koha e Xhozit, Lulkes, Sahlehesit, Baxhellave Mona-Like, Palloshve, Picirrukut Brace, Thuthuq Pallosha, Taut e shume shokeve te tyre. Keta s’kan ber gje tjeter pervec se i kan ber varrin Shqiperise duke mbushur xhepat e tyre per 30 vjet me stilin e tyre te politikes “Her-ma-hipe-her-ta-hypa”. Nuk arrij te kuptoj se si ne kemi pretendime per te hyre ne Europe, kur ne akoma drejtohemi nga hajdut, kriminel, vrasesa, baxhella, bythlepirsa e plehra te tilla, qe perbejn brezin e Politikarve tan. Po pse a i vrar, s’paska mbet ndonje i ndershem per te krijuar nje Parti dinjitoze, te ndershme dhe te drejt qe te na udheheqi… !? Prandaj mos u ankoni kur keni tridhjet vjet qe votoni per keta zorraxhi. Si mbas kokes edhe festen do gjem.
Jozefina eshte si gjella bajate e ngrohur per se dyti ….thjesht nuk kaperdihet , nese dikush ka kujtese dhe kujton gjuhen e komunikimit te saj ne Parlament atehere nuk mund te japi asnje shanc te thote nje mendim te mire .Sa qe Kryetare e Parlamentit komplet ne vije te drejtperdrejte me
mazhorancen duke mos perfillur fare opoziten , dhe si rjedhoje nuk perfaqesonte unitetin ne Parlament
Gjithashtu per sa kohe ishte kryetare , karakterizohej ne nje konsumator te cfrenuar fondesh , ndoshta dhe per perdorim personal
Nuk mund te thuash qe i sherben Edi Rames , thjesht “kapi per flokesh ” rastin dhe ligjin e ri .
Tani e tutje , besoj se sdo kete me nje cader turpi , dhe futjen e opozites ne vrima strehimi , dhe fshehjen e saj mbas gishtit , por do dale te tregoje veten . Me krinimin e Partisese saj PD mer nje goditje serioze , dhe ja heq mundeaine e nje deshtimi , atje e kishin nuk e folen , nuk e ingranuan Jozefinen , nuk e pefillen , besoj se keto ndikojne negativisht , dhe ajo eshte person qe nuk baron kollaj , dhe i perket shkolles revanshiste ……….
Zonja Topalli,ste mjaftoi pushteti kaqe koh ne PD,per te perfaqesuat denjesisht PD,me politiken e djathte.
Do tashi dhe me vete me parti te na bindesh,se vertet ne te persekutuarit politik,kemi haruar se bisturit ,penticilinat etj,ishin AGJENTET RAMIZJANE qe si te tille themeluan PD.
Ju kulish te kuq,ashtu si erdhet ashtu do ikni nga PD….prit skini pare gje akoma
Mendoj qe krijuesi i ketyre partive eshte mjeshtri serb djali kopil i vuk karaxhicit sali vuku i cili duke pare rrjedhjen e votave nga pd,si kopil i lindur,krijon parti kopilica.
E çuditshme !?
Zhelesina dhe Munika ngjallin një neveri , që zorr se ka femra të thera ta bëjnë në këtë nivel.
Të dyja këto, janë fatkeqësia jonë .
Sipas idesë time modeste, basha nuk i bindet më berishës, Ky I fundit nxit parti pjella të pd së që ti marri një sasi votash dhe ta shëndrrojë si qen pa dhëmbë. Duke mos patur peshë në parlament , basha nuk bën dot marrveshje me ramën dhe për pasojë i bēn me bërishën dhe lakejt e tij.
Nuk e di se a eshte mendimi yt apo i zonjes Jezefina Topalli per gramoz ruçin dhe taulant ballën.
Gramoz Ruçi nuk meriton plumbin ballit.
Ai meriton burg te perjetshem dhe denim qe të pakten tre breza pas tij te mos perfshihen ne politike.
Ndersa te perdorësh garden per te nxjerrë jashte parlamentit tualet ballen eshte ne ofendim shume i madh per garden.
Tualeti duhet vetem te injorohet sepse ai ate nivel ka.
Edhe ata pak fansa te PD-se qe kane ngel ne Shkoder do me i marr Xhozi. Ah mer lulzim qe nuk lulezove kurre. E pordhe ket parti ashtu sic i leverdis socialisteve.