Fatos Lubonja: Arsyet pse kush krijon parti para zgjedhjeve është delirant ose i blerë nga Rama! Kam gabuar kur votova Bojaxhiun e Blushin

28 Tetor 2020, 22:16Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja foli në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për krijimin e partive të reja në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mes të cilave është edhe ajo e Jozefina Topallit “Lëvizja për Ndryshim”.

Lubonja ripërsëriti qëndrimin e tij se kush krijon parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Edi Rama. Sipas tij, ai që do t’i provojë këtij populli se ka ca ideale, e krijon partinë pas zgjedhjeve.

Debati është nëse këta që po krijojnë parti të re janë të blerë nga Rama. Nga kultura politike që njoh në 30 vite, por dhe nga ana parimore, kush bën parti para zgjedhjeve ose është delirant, ose i blerë nga Rama.

E them këtë, sepse nga ç’ka kemi provuar dhe nga ç’ka provuar historia, partitë duhen krijuar pas zgjedhjeve. Edhe po të isha vetë, kështu do të veproja, në mënyrë që t’i bindja shqiptarët. Çfarë ka ndodhur këtu?

Unë kam votuar dy herë partitë e krijuara para zgjedhjeve, partinë e Bojaxhiut dhe atë të Ben Blushit. Jam penduar për këto vota.

Me Blushin kam bërë debat, e kam mbështetur, por i kam thënë ‘zotëri mos mendo se me këto zgjedhje mbaron, ti fillon, ti je vetëm në fillim’. Edhe Bojaxhiun e kam mbështetur, por sa mbaruan zgjedhjet doli Rama me një projekt pallat para e pas universitetit, kërpudha që do të ngrinte te sheshi Nënë Tereza.

U ngrit shoqëria civile në protestë, shkova dhe unë. Kërkova Bojaxhiun dhe nuk ishte, madje e mora dhe në telefon. Pra, që ti provosh këtij populli që ke ca ideale, mos ma krijo partinë para zgjedhjeve, sepse tregon se ose je delirant, ose të kanë blerë për të marrë ca vota”, theksoi Lubonja.

3 komente në “Fatos Lubonja: Arsyet pse kush krijon parti para zgjedhjeve është delirant ose i blerë nga Rama! Kam gabuar kur votova Bojaxhiun e Blushin”

  1. Populli says:

    Lubonjë të hëngërt tënja,
    Të keqen e ke nga brëna.

  2. Pionieri says:

    Hahaha…Fatos.
    Gabimi yt është që egziston, ose që ke guxim e del para shqiptarëve.
    Ti je i mbaruar.
    Intelektualisht i mbaruar.
    Shpirtërisht i mbaruar.
    Miralisht i mbaruar.
    Krijimtarisht i mbaruar.
    Nuk them fizikisht, se vitet bëjnë të tyren.
    Por është e kotë të të thuash: IK!
    Se nuk kupton.
    Je si Berisha, edhe ai nuk kupton që duhet të zhduket.
    Jeni një rracë, keni pirë në një çezëm.

  3. UT says:

    Ok, ke deri diku te drejte! Po eshte politike. Ti si kryetar ke vulen dhe me fshin si pa te keq 30 vite karriere per nje vegel tenden, une te gjej momentin dhe te kthej kusurin. Sme flet dot per ideale kur vete sillesh si dhespot! Me perze nga partia ime, pastaj me thua se kur eshte e moralshme te krijoj parti!
    Pastaj sa per moral, edhe ti Lubonja ju dukesh te gjithe atyre qe “shan”, si nje sherbetor dhe i paguar i Shkelzen Berishes, biles me estremisti qe paguajne. Eshte e drejta jote ti sherbesh kujt te pelqeje, por loja me moralin dhe idealet eshte loje e peshtire figurash te konsumuara dhe te diskretituara ne kete pike.
    Edhe Sali Berisha qe eshte kafshe dreqi e mori eshte me pak enverist dhe histerik se ty mbi argumentin edhe pse me goditjen e pushtetit te kukulles se tij, rrezikon katastrofen familjare me humbjen e ombrelles politike dhe humbjen perfundimtare te Toka se Xanun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje