Memorie.al publikon historinë e panjohur të aviatorit Bego Hoxha, me origjinë nga fshati Tërbaç i Vlorës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 7 mars të vitit 1974, teksa ishte duke kryer një stërvitje me avionin e tij, i cili humbi kontrollin në mes reve të dëndura dhe ra duke u ngulur në tokë, në grykderdhjen e lumit të Matit, ku trupi i tij u përzhit mes flakëve. Dëshmia e aviatorit veteran, Serafin Shegani, i cili ishte me të deri në momentet e fundit dhe rrëfen se si humbi jetën shoku dhe kolegu i tij, si dhe nderimi që i bënë kolegët aviatorë që shkuan për ta përcjellë në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, ku epitafi mbi varrin e tij, është shkruar nga miku i tij i ngushtë, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare.
Nga Dashnor Kaloçi
“Në 7 mars të vitit 1974, u ngrita në ajër së bashku me kolegun tim, Bego Hoxhën, për të kryer kontrollin e kohës. Aerodromi, ishte i hapur dhe shumë shpejt avioni i tij fluturoi mbi re. Bego, i ulur të pilotonte avionin, ishte tepër i përpiktë në ajër, dhe me zgjuarsi përdorte mjetet radioteknike në përcaktimin e vendodhjes së avionit. Fluturimi po kryhej plotësisht mbi re dhe kushtet ishin të përshtatshme për plotësimin e detyrës. Filloi stërvitja normalisht dhe Bego kreu fluturimin me avionin luftarak pa asnjë shmangie. Me të njëjtin avion u ngrit për së dyti dhe fluturimi do të shkonte normalisht. Raportimi i tij i fundit ishte: “Shpova retë në grykë derdhjen e Matit”.
Mbasi doli nga retë, ai u shkëput nga pilotimi i avionit me instrumenta dhe nuk e llogariti që poshtë kishte copëza të shkëputura reshë. Ra në re, i pa përgatitur dhe humbi kontrollin e avionit duke u përplasur në tokë. Shkova menjëherë në vëndin e ngjarjes dhe pashë kolegun e shokun tim, Bego Hoxha, me trupin e përzhitur nga flakët. Ai edhe gjatë atyre momenteve po e mbante kokën lart drejt reve”, kujton me mallëgjim veterani i Aviacionit Luftarak Shqiptar, Serafin Shegani, me origjinë nga Pogradeci, lidhur me aksidentin tragjik të pilotit Bego Hoxha në fillimin e pranverës të vitit 1974. Kush ishte Bego Hoxha dhe si ndodhi aksidenti tragjik ajror që i mori jetën pilotit të talentuar 31 vjeçar nga Tërbaçi i Vlorës?!
Kush ishte Bego Isa Hoxha?
Bego Hoxha, lindi në vitin 1943, në fshati Tërbaç të Vlorës, ku familja Hoxha, ishte një nga familjet më të njohura të asaj zone, pasi që gjatë Luftës, ajo u angazhua në rradhët e formacioneve partizane. Xhaxhai i tij, ishte gjeneral-letitnat, Vehbi Hoxha, i cili u dekorua dhe si “Hero i Popullit”. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare në vëndlindje, ai erdhi në Tiranë ku kreu shkollën e mesme ushtarake “Skëndërbej” të cilën e mbaroi me rezultate të larta. Më pas, Begoja do të vijonte studimet për armën e Aviacionit, në Shkollën e Lartë të Aviacionit, e cila së bashku me atë Marinës, ishin të vendosura në periferi të qytetit të Vlorës. Edhe këtë shkollë ai e mbaroi me rezultate pozitive në vitin 1962, dhe më pas do të vijonte specializimin për “Pilot gjuajtës”, të cilën do ta përfundonte në vitin 1965. Ish kolegët e tij aviatorë, e kujtojnë atë si një djalë tepër të kulturuar, që përveç fluturimit, kishte si pasion librat, artin, shkencën, dhe muzikën. Ai kurrë nuk mjaftohej me pak dhe ishte vazhdimisht i etur për të mësuar për gjithshka.
Serafin Shegani: Bego, pilot profesionist dhe kurajoz
Një nga shokët dhe kolegët e Begos, aviatori veteran, Serafin Shegani, rrëfen dhe eksperiencat e pilotëve të Aviacionit Luftarak Shqiptar, profesionalizmin e tyre, dhe detyrat që ata kryenin, duke marrë mbi vete situata shpesh herë të rrezikshme, të cilat ishin në kufijtë e të pabesueshmes. Lidhur me këtë, ai shprehet: “Realizimi me sukses i detyrave i hapi rrugën përdorimit të teknologjisë së kohës, që do të arrinte kulmin në vitet 1970-‘80. Gjatë këtyre stërvitjeve, u arritën rezultate të larta, si në përpikmërinë e qitjeve, ashtu dhe në kapjen e objektivave mbi dhe nën re, fluturimet e zhvilluara ditën dhe natën, etj.
Shumëkush nuk e beson, që pavarësisht se avionët tanë ushtarakë nuk e kishin aparaturën me rreze infra të kuqe, për të qëlluar dhe bombarduar natën, pilotët tanë, në mënyrë intuitive, futeshin vizualisht në pikiatë dhe mbi zjarrin e dendur në poligon, qëllonin dhe bombardonin! Dhe kur pilotët izraelitë gjatë kohës së luftës me Egjiptin, kryenin maksimumi 8 fluturime në ditë, efektivët tanë të flotës ajrore, eksperimentuan po aq fluturime në ditë në kohë paqeje. Po ajo që është më e rëndësishme, është se në vitet ‘80, mbi 80 përqind e këtyre kuadrove, u përgatitën ushtarakisht në Shqipëri, duke marrë si traditë eksperiencën e mëparshme, atë atij brezi të lavdishëm që themeloi armën e Aviacionit Luftarak. Begoja ishte një ndër këta profesionistë dhe kurajozë që aviacioni ynë pati fatin e madh që ta kishte në rradhët e tij”, kujton veterani i aviacionit ushtarak shqiptar Serafin Shegani.
Ngjarja tragjike…!
Si ndodhi ngjarja tragjike që i mori jetën pilotit 31 vjeçar Bego Isa Hoxha? Lidhur me këtë, Serafin Shegani në mes të tjerash kujton: “Atë fillim marsi të vitit 1974, në regjimentin e Flotës Ushtarake Ajrore, ishte duke u zhvilluar një stërvitje e zakonshme, e miratuar nga programi i Komandës së Përgjithshme, ku disa pilotë, do të testoheshin për të marrë klasin e dytë të kualifikimit. Midis këtyre pilotëve, ishte dhe Bego Hoxha, për të cilin ajo ditë do të rezultonte fatale”, kujton Serafini. Lidhur me këtë ai shton: “Në 7 mars të vitit 1974, unë u ngrita në ajër së bashku me Begon, për të kryer kontrollin e kohës. Aerodromi, ishte i hapur dhe shumë shpejt avioni i tij fluturoi mbi re. Bego, i ulur të pilotonte avionin, ishte tepër i përpiktë në ajër, dhe me zgjuarsi përdorte mjetet radioteknike në përcaktimin e vendodhjes së avionit.
Fluturimi po kryhej plotësisht mbi re dhe kushtet ishin të përshtatshme për plotësimin e detyrës. Filloi stërvitja normalisht dhe Bego kreu fluturimin me avionin luftarak pa asnjë shmangie. Me të njëjtin avion u ngrit për së dyti dhe fluturimi do të shkonte normalisht. Raportimi i tij i fundit ishte: “Shpova retë në grykë derdhjen e Matit”. Mbasi doli nga retë ai u shkëput nga pilotimi i avionit me instrumenta dhe nuk e llogariti që poshtë kishte copëza të shkëputura reshë. Ra në re i papërgatitur dhe humbi kontrollin e avionit duke u përplasur në tokë. Shkova menjëherë në vëndin e ngjarjes dhe pashë kolegun dhe shokun tim, Bego Hoxha, me trupin e përzhitur nga flakët. Ai edhe gjatë atyre momenteve po e mbante kokën lart drejt reve”, kujton me emocion Serafin Shegani, ngjarjen tragjike të 7 marsit të vitit 1974, ku humbi jetën kolegu i tij Bego Isa Hoxha.
Përcjellja e Begos për në Tërbaç
Si u vlerësua akti heroik i Bego Hoxhës nga kolegët e tij aviatorë dhe si u përcoll trupi i tij me nderime për në Tërbaç? Lidhur me këtë fakt, Serafin Shegani kujton: “Të gjithë shokët dhe kolegët e Begos, e gdhimë atë natë në shtëpinë e Isa Hoxhës, mes gjithë tërbaçiotëve që e kishin mbushur shtëpinë plot. Të nesërmen kishte filluar shiu dhe dukej sikur dhe koha derdhte lot për Begon, që ra në lule të rinisë, duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël.
Shokët që në aerodrom kishin ardhur me lot në sy dhe ma kishin dhënë mua për të lexuar fjalën e lamtumirës përpara varrimit. Ato fjalë janë ngulitur thellë në kujtesën time dhe nuk do t’i harroj kurrë. Në epitafin e varrit të Begos, u skalitën vargjet nga shoku i tij, shkrimtari i famshëm Ismail Kadare, në të cilat shkruhej, “Ngreji sytë, nga ajo gropë e zezë, ai nuk është më atje, i shikon avionët e shokëve nëpër re, në ijet e tyre lodron, ndriçimi i diellit, ku është buzëqeshja e tij, aty e ke”.
Sot ne shokët e Begos, jemi së bashku me fëmijët e tij dhe e ngremë Begon në krah, për t’a varrosur me nderime në Varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Bego, me në krye komandant Niko Hoxhën, veteranin e aviacionit që për vite të tëra nxori dhe edukoi me dhjetra breza aviatorësh, dhe që në moshën 40 vjeçare, duke fluturuar e qëlluar me avion, dha jetën në krye të detyrës. Për brinjë ka aviatorin e talentuar nga Mallakastra, Hazbi Seranin, që në stërvitje gjatë qitjes, i shpërtheu predha duke i marrë edhe jetën.
Anash ka mallakastriotin tjetër, Luto Sadikun, që nuk arriti dot të ngrihej me “MIG – 21”, sepse i’u bllokua motorri! Ka dibranët, Sabri Toçi e Armando Gjoka, të cilët dhanë jetën, duke u munduar që të nxjerrin avionin nga truela. Ka Idriz Hoxhën, Sefedin Tomçinin, e të 33 aviatorët që mbetën të pavdekshëm në përjetësi”, kujton me mallëngjim Serafin Shegani, për ish kolegun e tij Bego Hoxha dhe për pilotët e tjerë, që do të varroseshin me nderime në ceremoninë e zhvilluar tek Dëshmorët e Kombit.
Kta kan bo luft me ajrin…
Ti more plehre cecene me emrin cifut,para se te shkruash per keta heronj qe vene jeten ne rrezik dhe sakrifikojne ,duhet te lash gojen dhe ti heqesh kapelen…
Byth pambuk qe nuk ke as respekt per te renet qe as i njeh
Heroj per cfare ?Ata ishin viktima te aksidenteve .
Ore ju jeni te gjithe trapa cecene,iku avioni thone…
Po a e di ti more idiot sa aviona kane ik qe nga shpikja e vellezerve francez…
Po a e dini ju more idiot qe keni drejtuar vetem qerren dhe udhetoni sot me aviona kudo,qe po te mos ishin keta gyximtar e heronj ju do ishit ne qerre e karroca dylit…
Po ishin viktima te aksidenteve dhe qe te mbulonin ndeshkimin e personave pergjeses shpallnin viktimat heroj.
33 pilote te vdekur pa bere asnje lufte si mund te quhen.
Sa per gjuhen qe perdor mjaft me terma racizmi.
gjynah iku avioni ushtarak kot per se koti se piloti nuk dinte ta drejtonte!!
Kam qene deshmitar okular i kesaj tragjedie… Avioni ra ne fushen mes Fushekuqes dhe Gorrese.. Isha komandant ne pike ushtarake te Patokut… dhe ne nje kulle te ngritur 20 metra mbi toke kryhej sherbim vrojtimi dhe raportimi per te gjithe avionet dhe anijet qe kalonin ne ate hapesire tokesore dhe detare. Sapo me lajmeroi vrojtuesi i kulles … shkova me shpejtesi dhe pashe se copat e avionit ishin shperndare ne nje siperfaqe te madhe… gjeta trupin si nje cung te djegur ne fushe…. U mblodhen edhe shume fshatare qe ishin duke punuar ne afersi…
Përciptë e kam dëgjuar historinë e këtij.
I paharruar dhe ti rrojnë fëmijët.
S-dua t’ja zbeh aspak kujtimin apo të flas keq se nuk ka arsye.
Por nga ajo që lexova shoh se është totalisht gabim njerëzor. (Humbje orientimi)
Nuk shoh ndonjë diçka tjetër (të tipit, avari etj, etj).
Si shumica e të tjerëve.
Duket sikur bëjmë gabim që flasim për të vdekur por une e kam thjesht për atë që realisht ka ndodhur.
(Propagandën e asaj kohe për të mbajtur lart gadishmërine dhe moralin e kuptoj)
Përsa i përket Çifutit dhe Koronës
” trimëria,, më e madhe që bëjnë është kur ju bëjnë fresk dashnorve të grave të tyre me degë palme.
I paharuar kujtimi i shokeve te mi pilot gjuajtes. Qe Rane ne krye te detyres ,Begos,Lutos,sefedinit,sabriut,dhimitraq Robos,Vasil Nonit,Shpetimit etj.Lavdi e perjetshme
Pse nuk botohen komentet?
Te verteten e madhe e armes se aviacionit e dine vetem inxhinieret dhe tekniket ,njeri nga ata ka qen i ndjeri Perikli Teta bashk me personel/inxhinier teknik qe jane akoma gjalle.
Une i kuptoj qè shume fraza te Serafinit jane ndryshuar. Une si pilot i kuptoj. Pse eshte kaq i lig ne shpirt ky kaloci? Ato qè ka shkruar Serafini duhen kopjuar siç i ka shkruar Ai. Dhe njerezia lexon Kalocin dhe besojne se Serafini ka shkruar shprehje pa kuptim. Pse nuk shkruan Kaloci. Bego Hoxha ishte nipi i Hysni Kapos. Hysni Kapo e kishte nip. Bego Hoxhen. A mo kaloc shpirt zi mbete.
Nuk ishte nipi por kusheriri i pare i Hysniut.Ishte djale i gjalle dhe mbarte vyrtytet e rraces nga rridhte.Mos te ju vij keq per avionet sepse ne fund e shkaterruat fare si flote ajrore dhe na kthyet serish ne breshka sic ishim.Gjithsesi se kuptoj qellimin e shkrimit.Bego la pas gjurme tek njerzit e tij te afert dhe dashamiresit.
Po ju vemjet e tjera per cfare do ju kujtojne?!
Une qe po shkruaj kam qene shok bange i Begos ne shkollen Skenderbej.Lexova shkrimin e me siperm dhe verej disa pa saktesi.Begua ka qene ne shkollen Skenderbej ne vitet 1958-1962 dhe ne shkollen e aviacionit 1962-1965.Prinderit e Begos kane banuar ne Tirane ne nje shtepi private perballe kombinatit te drurit Misto Mame.I ati tij punonte aty.Varrimi eshte bere ne varrezat e Sharres.Eshte e vertete qe Bego ,midis te tjerash,lexonte dhe diskutonte shume per letersine.Ne disa raste kam rastisur ne diskutimet e tij me Ismail Kadarene me te cilin kishte krijuar nje miqesi.Ne ceremonine e varrimit ne Sharre ka mare pjese dhe Ismail Kadare,me te cilin kam udhetuar me te njejten makine.
Shume viktima per numrin e kufizuar te fluturimeve qe kryenin……………..
Lini heronjt pilotet e rene ne krye te detyres te prehen te Nena Shqiperi! I paharuar qofte kujtimi i tyre!
Hysni kapo nuk e ka patur nip te ndjerin bego hoxha ,por djal. Daje.sa per saktesim,z.aleks.edhe ju po deformoni te verteten.
RESPEKT.!!!…. per deshmoret e Atdheut te cfare do kohe qofshin ata,, ata e donin vendin e tyre, jo si keta te sotmit …. dhe ju morra mos u merrni me politike