Nga Adriatik Doçi
Emri i futbollistit afrikan të Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, është shndërruar tashmë në simbol të skandalit të Presidentit Ilir Meta, me dhënien e 419 nënshtetësive shqiptare në shkelje flagrante të ligjit, procedurave dhe protokolleve të sigurisë, me alibinë e interesit kombëtar. Ndërsa Cobbina priste dënimin si falsifikator i lejes së qëndrimit në Shqipëri që në 1 tetor 2019, Presidenti Ilir Meta, me një akt të paprecedentë dhe vetëm brenda 8 orëve, në 28 shtator 2020 ka firmosur dhënin e e shtetësisë shqiptare afrikanit, në emër të interesit kombëtar. Shqiptarja.com sjell sot lejen false të Cobbina si dhe konkluzionet e ekspertizës së ekspertit kriminalist, Elvis Mako.
Sipas Makos, vula dhe firma në lejen qëndrimit të Cobbina janë prodhuar në fotokopje, ndërsa është vendosur një fotografi e futbollistit. Në leje është vendosur një numër pasaporte, i cili i përket shtetasit ganez Junior Yunus Sentamu. Ky i fundit ka qenë një futbollist i Klubit të Tiranës, ndërsa nga fundi i vitit 2019, nuk ka një klub përkatës. Ky fakt komprometon rëndë Klubin e Tiranës, duke krijuar dyshime të forta për implikim.
Siç duket, leja mban vulën e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë si dhe nënshkrimin e drejtorit Vesel Kalaja, që të dyja të fotokopjuara. Leja e qëndrimit është lëshuar në 15 dhjetor 2018 dhe ishte e vlefshme deri 15 shkurt 2019, ndërkohë që Cobbina është kapur nga policia e Rinasit me dokumentin false në 6 qershor 2019, teksa futbollisti po udhëtonte nga Rinasi drejt Turqisë.
“Dokumenti ‘Leje qëndrimi për të huajit’, shqiptare, me nr. 138564 në emër të shtetasit Ëinnful Essua Joseph Cobbina, objekt ekspertimi, është riprodhuar me aë të makinave fotokopjuese me ngjyra. Dy shenjat e vulave, në formë rrethore në emër të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, të ndodhura në dokumentin e sipërcituar objekt ekspertimi, nuk janë përfituar me bojë të njomë drejtpërdrejtë mbi sipërfaqen e letrës nga lënia e klisheve përkatëse të tyre, por janë përftuar në dokumentin objekt nëpërmjet riprodhimit me anë të makinave fotokopjuese me ngjyra. Nënshkrimi (emër, mbiemër, firmë) në emër të shtetasit Vesel Kalaja, i ndodhur në dokumentin e sipërcituar objekt ekspertimi, nuk paraqiten me bojë të njommë, për është përfituar në dokumentin objekt, nëpërmjet riprodhimit me anë të makinave fotokopjuese me ngjyra”, thuhet në dokument.
Ekspertimi kriminalistik ka bindur prokurorin e Tiranës, Adriano Dyrmishin, që të marrë të pandehur futbollistin e Tiranës, me akuzën se ka konsumuar plotësisht veprën penale të ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal”, për të cilën parashikohet deri në 5 vite burg. Prokurori e ka referuar dosjen për gjykim në gjykatë në 1 tetor 2019.
Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë personat që kanë marrë pjesë në falsifikimin e dokumentit. Cobbina ka dëshmuar se lejen ia ka dhënë një person i rëndësishëm që ndiqte ndeshjet e tij nga stadiumi. Edhe pse është takuar me të dhe ka udhëtuar, futbollisti ka pohuar se nuk e mban mend këtë person. Sot u zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Cobbina, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 10 nëntor.
Ndërsa Cobbina ishte nën akuzë që në tetor të vitit 2019, Presidenti Ilir Meta, në datën 28 shtator 2020, me dekret me numër nr. 11747, i dha nënshtetësinë brenda 8 orëve nga protokollimi i kërkesës, duke u implikuar në një mashtrim të Klubit Tirana ndaj UEFA.
Shkresa e Klubit Tirana u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënien e shtetësisë, në emër të interesit kombëtar.
“Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik”, tha Meta tre ditë më parë.
Në dekretin e firmosur nga Meta theksohet se kërkesa për marrjen e nënshtetësisë është bërë nga futbollisti. Por, nga verifikimet rezulton se kërkesa ishte bërë nga presidenti i Klubit Tirana, Refik Halili, në datën 25 shtator. Halili i kërkon Ilir Metës dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.
Pas publikimit të kësaj shkrese nga Shqiptare.com, Meta dha një tjetër version nga çka ka shënuar në dekret, duke pranuar se shkresa është bërë nga Refik Halili.
Duke u ndaluar tek interesi kombëtar në dhënien e shtetësisë futbollistit, Meta tha tre ditë më parë se “kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte”.
Meta e ka firmosur dhënien e shtetësisë pa zbatuar protokollet e sigurisë, parashikuar në pikën 6 të nenit 9, të ligjit për shtetësinë, në të cilin është zbatuar dekreti. Presidenti Meta ka deklaruar publikisht se Cobbina është verifikuar, por pa shpjeguar se si mund të jetë realizuar ky proces për disa orë, kur në praktikë duhen disa muaj. Shqiptarja.com i është drejtuar me një shkresë Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me këtë rast, ndërsa nuk ka ende një përgjigje.
Po në emër të interesit kombëtar, Ilir Meta ka dhënë me kokën e tij edhe 419 nënshtetësi të tilla në tre vite, kur paraardhësit e tij, gjatë 10 viteve, kanë dhënë vetëm 76 nënshtetësi të veçanta, në shmangie të ligjit. Për këtë çështje është vënë në lëvizje Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ndërsa pritet të ngrejë një grup hetimor.(Shqiptarja.com)
Edhe pastaj ky paci i zi u be tironc venalli.
Jam kurioz cthone katunaret venallinj te tirones per vellaun e tyre,
se keta jane edhe pak raciste nuk lene malok e jugor pa tallur e share nderkohe qe ky lekureqymyri po ua shkerdhen topin edhe skuadren.
Denojini te gjithe cubat
E ku qëndron problemi këtu?
Pse ti duhet Leja e Qendrimit ketij.
Ketij i jep Likja direkt Passaportë.
Dhe ta imagjinoni që kapeni me Liken kot.
Salih ka bere te njëjtat gjera me Passaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.
Dhe asnje gjemb në këmbë.
Bejini të fala Edit.
Me nje fjale Justicia do vazhdojme keshtu ..berdello?
…shikon Halilin qe flete sikur e ka gojen plote me sperme.
Ko vetem ligjet tona(ne se kemi) duhet te veprojne per sportistin per refikun deri te presidenti matrapaz,por edhe ligjet e UEFAs
Te tallen sa te duash ,se me budallenj se fshateret e katundeve te Tiranes qe jetojne ne Tirane ,nuk ka.
Keshtu jemi, mashtrues e hajdut. Kush ka ne dore, vjedh. Nga posht deri ne maje, nga i thjeshti, te gjyqtari e presidenti. Prandaj ky vend nuk eshte bere.
Nuk e njeh personin, qe i ka dhene lejen! Cobina e njeh ate si derr, por ashtu jane dhene porosite. Pyeteni, derisa te tregoje se ka dhene edhe pare. Si qenka e mundur, qe nje ”i panjohur”, shkon dhe e takon, pastaj i jep edhe leje-qendrimin. Ne kete mesele jane perfshire autoritete te ekipit, ku ganezi luan… Skandali i metes mbetet. Nuk ka asnje argument bindes, qe te justifikoje dhenien e shtetesise per 8 ore. metja eshte pergjegjes dhe duhet te jape llogari per shkelje te ligjit me qellim.
C´fare “Intersi Kombetare”..ka Shqiperia apo Kombi Shqipetare nga nje Futbolliste??????????Akoma edhe nese ky nje Ylle do te ishte…nuk ka Rendesi ne eshte Afrikane , Aziatike apo i Bardhe???????????????Ketu kemi SHKELJE FLAGRANTE,kemi Korrupsjon, jane Paguar duket Para neen-dore per “Yllin e Ilir Floririt”..nga Afrika….Hajde “Interes Kombetare”??????????Shiko se c´fare Presidenti kemi ne Shqipetaret???????????
1-Shoku Ilir Meta:Ja Pyete njehere Janulatosin, qe na e bere Shqipetare, qe te mos ta Perzinim nga Shqiperia, sa Pasaporta per “Interes Kombetare ” ose jo KA DHENE Presidenti i Greqise????????????????????????Po i Italise?????????????Po i Gjermanise????????????Po i Serbise????????Apo Malit te ZI´??
Hajde Milet Hajde..Like Floriri, eshte bere Shpernadares Pasaportash!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Po Parlamenti i Mjere , dhe ata Mjerene Parlamentare qe e Nxorren Like Floririn te “Pa fajshem”, me Fakte te Pamjaftueshme per tu Shkarkuar????????????????????
Karagjoz hajduti president
U rroft arapi tironcve se likja si bir kurve që është ua la kopilin ke dera. Tani le të çirren prap Rama ik.
Asnjeri nuk faj o popull!!!! E kuptoni more popull? Amerika dhe BE bejne presion qe te ngrihen kto gjykata e kto prokurori, si SPAK psh e denohen vetem populli thjeshte pse vjedh pulen e komshiut, apo si noj pidh gabim, kurse politikanet tane qe kane bere 99 ye zezat as qe u bie gjemb ne pembe. Serbet bene masakra, ne hage shkojne vetem kosovaret. Greqia ka debuar mbi 260 mije çam, i ka sekuestruar pronat, mban akoma poshtersisht ligjin e luftes, dhe kur shqiperia pretendon negociata per ne BE greqia flet per shkeljet e te drejtave te minoritetit grek ktu. Mendoni vetem kaq: greqia per 5 mije minoritar (45 mije kan qene po kane ikur) shikoni çfare ben, po per mbi 800 mije shqiptaret ne maqedoni qe jetojne ne trojet e veta çfare ben shteti am? Nese do kemi perseri pas 25 prillit ne krye nga politikanet e ketyre 30 viteve po ju them qe shqiperia do zhduket fare.