Kuvendi rrëzoi Presidentin e miratoi Kodin Zgjedhor, Meta i "çliruar": Asnjë surprizë! Me qetësi dhe dashuri

29 Tetor 2020, 14:39Politika TEMA

Presidenti Ilier Meta reagon menjëherë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Meta publikon një foto-montazh të Parlamentit, i tejmbushur nga plehrat, dhe i rikthehet shprehjes së tij që përdorte kur ishte në koalicion me Ramën, “ me qetësi dhe dashuri”.

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

Me qetësi dhe dashuri”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca.

Në Kuvend kanë votuar 96 deputetë për rrëzimin e dekretit të Metës.

1 komente në “Kuvendi rrëzoi Presidentin e miratoi Kodin Zgjedhor, Meta i “çliruar”: Asnjë surprizë! Me qetësi dhe dashuri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje