Lulzim Basha: Çdo jetë e humbur nga COVID-i e ngarkon Ramën me përgjegjësi penale, do mbajë përgjegjësi direkt pas 25 prillit

29 Tetor 2020, 13:47Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat për qeverinë se po fsheh numrat e të infektuarve me COVID-19.

Për shifrat e larta të rasteve ditore, Basha bën fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Kur dikush ka simptoma dhe duhet të bëjë testin i duhet të presë 3-6 ditë për të bërë testin dhe 4-5 ditë të marrë përgjigjen, ky është realitetit në Tiranë, me keq në rrethe.

Në këtë mënyrë numri i të infektuarve mbahet i ulët, por edhe rastet në Shqipëri mbahen të fshehta, sepse Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë. numri i lartë ka si shkak mos marrjen e masave deduktuese dhe parandaluese, gënjehet kur thuhet e kundërta, fshihen pas sakrificës së mjekëve, me tendera sekret.

Kur nuk teston natyrisht nuk zbulon dhe nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit.

565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave këtë javë, me këto lekë mund të ishin bërë 14 mijë tamponime, me këto para”, tha AI.

Basha bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama për jetët e humbura nga COVID-i, pasi sipas tij është pakujdesi nga ana e tij.

“Jemi në humnerë, dhe çdo jetë e humbur e ngarkon atë me përgjegjësi penale. Çdo vdekje për shkak të kësaj pakujdesie është vepër e Edi Ramës, se pa të shteti shqiptar nuk do kishte shkuar deti këtu ku i merr taksat dhe paguan mafia e plehrave”, tha Basha.

6 komente në “Lulzim Basha: Çdo jetë e humbur nga COVID-i e ngarkon Ramën me përgjegjësi penale, do mbajë përgjegjësi direkt pas 25 prillit”

  1. Taulant says:

    Lere matematiken e Bashes por po le nam me vetem 1200 tampona ne dite kur Kosova ben 6 mije e Maqedonia 17 mije.

    1. Nik says:

      Maqedonia kish bere dhe 2400 testim kosova 1030.i ke shtu nga nje 0.

  2. luani says:

    A ti nuk ngrof ken,ti je i pagjykuar,per vrasje,vjedhje,korrupsion,ti je i pafte,ti je i emruar,jo i zgjedhur,me ty ne opozite,Rama rri ne pushtet sa te doje,po ti rehat je,c’fare ke ti,leket te vine,te ardhurat i ke,i zoti per pune tjeter nuk je,prandaj rri aty sa te te lene

  3. Theatre and drama says:

    Ju i qani hallin Bashës
    ai e ka jetën të sigurume !! !

    merruni me qeverinë – për të patur mundësi për të zgjidhur halllet

  4. Nafia says:

    Lulja po pret me padurim 25 Prillin,dhe mbasi te mari lesht e currit,ne 26 do krijoj kabinetin,minister i brendshem Noka,I jashtem Poloqja,shendetesie Ndoka,Dulja i punes,klani Zemunit Duka i krimit ne bujqesi,Dash Shehi ministri Rakise,Idrizi minister i doganave etj,dhe Saliu president nderi I qeverise.

  5. Fatosi-kosove says:

    Po per ata qe vdesin ne maqedoni, kosove,mal te zi, kroaci,slloveni,Europe e bote Kush do te pergjigjet o idiot,po per qytetaret e vrare me 21 janar kur do pergjigjesh o gjakpirs o turpi i shqiperise o fundrrina e PD-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje