Nga përkrahës dhe përfaqësues opozitarë ka patur shumë kritika për forcat e reja politike që kanë prejardhje nga Partia Demokratike.
Ndërkohë, Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore në PD, u shpreh se këto parti të reja janë një diversion i pastër zgjedhor për të ndarë votën.
“Subjektet e reja janë krijuar me bekimin e mazhorancës në pushtet, për një diversion të pastër elektoral, për të ndarë votën opozitare.
Megjithatë, kjo janë diversione që bëjnë pjesë në atë skemë të madhe të manipulimit në tavolinë të vullnetit të shqiptarëve. Në çdo mënyrë që të vijë ky manipulim, nuk ka për të shmangur rotacionin politik.
Sa i përket forcave politike që krijohen, mbetet për t’u parë, pasi nuk u besoj shumë vetëdeklarimeve, si në emër të tyre, si në shpalljen si forca opozitare.
Me këtë regjim nuk të bën opozitar vetëdeklarimi, por të bën aksioni politik dhe nëse aksioni i tyre politik do të jetë qartazi kundër këtij regjimi dhe për prodhimin e rotacionit që presin të gjithë shqiptarët, atëherë mendoj se do të marrin atë mbështetje në elektorat sa u takon.
Nëse aksioni i tyre politik do të jetë një diversion i pastër, atëherë ky aksion do t’i rendiste me regjimin në pushtet”, u shpreh Ivi Kaso për A2.
Kaso eshte nje cop kari me dy sy
Ivo, shko pi sisë tek jotëm.
Kur luftonte Jozefina, ti ishe në të tyteti .
E po kur flet ky per demokraci! Po yt’ate ka qene nje prokuror qe te bente gjemen be kohen e qoftelargut. Dhe pret PD te vije ne pushtet me bijte e kontigjentit me gjakatar te atij sistemi.
O Iv montana, haj edhe ti nje luge corbe nga SHQUP-i, se mire te ben, si salianji do perfundosh edhe ti, ushtro profesionin qe te ka dhene spiro gjyqtari i diktatures enveriste.