Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

30 Tetor 2020, 17:05Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë socialiste, nuk përbën ndonjë surprizë.

Ajo është në logjikën e gjërave dhe brenda strategjisë me të cilën po sillet Rama për të grabitur 25 prillin.

Hapat që ai ka hedhur deri më tani janë koherente me njëra- tjetrën.

Fillimisht, ai vendosi të ndryshojë në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet, duke thyer një traditë që nuk e kanë prekur dot as Ramiz Alia, as Sali Berisha dhe as Fatos Nano, atë të vendosjes së tyre me konsensus mes palëve.

Pra, që këtu ai zgjodhi të jetë, njëkohësisht, edhe lojtar në fushë edhe arbitër i ndeshjes.

Me këtë logjikë vazhdoi më tej. Kur sipas marrëveshjes politike që kishin bërë, në 14 janar, opozita i kërkoi që ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor t’ia çonin për t’i marrë mendim OSBE- ODHIR, socialistët u telendisën me justifikimin qesharak se nuk mund t’i drejtoheshin një pale të tretë, të paanshme, pasi PD dhe LSI, nuk kishin dorëzuar një draft për atë që propozonin.

Këta të fundit e luajtën bllofin deri në fund dhe e hartuan draftin, por PS e mori atë dhe e hodhi në plehra, duke mos pranuar që konflikti të zgjidhej nga një gjykatës i paanshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe së fundi. Pasi presidenti i ktheu me dekret ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai e shoqëroi aktin e tij me një kërkesë që Komisioni i Venecias të jepte opinion se cili kishte të drejtë.

Edhe këtu Rama, me argumenta po aq qesharakë sa ato me të cilat Gjiknuri refuzonte gjykimin e OSBE- ODHIR-it, pretendoi se nuk kishte kohë të pritej Venecia.

Megjithëse të gjithë specialistët e zgjedhjeve e hidhnin poshtë teknikisht justifikimin e mungesës së kohës, ndonëse edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Vahrelyi dhe zëdhënësia e BE, Pisonero, e paralajmëruan të mos vazhdonte përpara pa pyetur, Rama u mbështet tek 94 votat e sigurta që ka në kuvend.

Pra, po të shihet mënyra se si kryeministri po sillet me zgjedhjet, asaj i shkon më së miri ajo batuta e filmit: “topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë”. Rama vendos vetë për gjithçka, duke mos e pranuar se është njëra nga palët, po duke u sjellë edhe si konkurues edhe si juri.

Ai i cakton në mënyrë jo konsensuale rregullat e lojës dhe nuk pranon që askush ta gjykojë për hilet që bën, qoftë ky ODHIR, apo qoftë ky Komisioni Venecias.

Dhe këtu nuk është vetëm halli i zgjedhjeve.

Ushtrimi i një pushteti pa arbitër dhe pa kontroll është linja unike e pandryshuar e 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Ai është i vetmi kryeministër që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shmangur pasjen mbi krye të një Gjykate Kushtetuese.

Ai është i vetmi lider shumice, që i urren aq shumë mediat kritike dhe ato që investigojnë skandalet e tij, sa ka prodhuar një ligj që po ia rrëzojnë kokë e këmbë edhe OSBE edhe Këshilli i Europës.

Ai është i vetmi udhëheqës i këtij vendi që ka zhvilluar në këto 30 vite zgjedhje moniste dhe pa opozitë.

Ai është i vetmi kryetar PS-je që zhduku nga kjo parti zgjedhjet për kryetarin.

Ai ka dy mandate që vendos, tek pullë, pa garë dhe pa rregulla se kush do djegë plehërat, se në cilën parajsë fiskale do përfundojnë paratë e Unazës së re, se te cila kliente e tij do bëjmë analizat.

Ka edhe më shumë. Po ai përcakton se cila kullë do ndërtohet në Tiranë me paratë e naftës, cila me ato të frigoriferëve dhe cila me ato që vijnë nga trafiku i drogës.

Po ai vendos edhe nëse janë ngelësa apo ekselentë studentët që i protestojnë kundër, nëse janë aktorë të talentuar apo recitues mediokër aktorët që mbrojnë teatrin, nëse janë të aftë të vrapojnë apo thjeshtë çapiten në fushë, futbollistët që nuk fillojnë kampionatin, nëse janë të gënjyer apo të mirëinformuar eurodeputetët që e kritikojnë, madje madje edhe se në ç’orare kanë të drejtë të dalin nga shtëpia pensionistët apo gratë shtatzënë, në kohë pandemie.

Pra, në këtë që ka ndodhur, nuk ka asnjë surprizë. Për Edi Ramën, për mënyrën se si ai është sjellë në pushtet është krejt e natyrshme që t’i caktojë vetë rregullat e lojës për garën zgjedhore dhe të refuzojë gjykimin e çdo lloj arbitri që mund t’i denoncojë dredhitë që po bën.

Kjo është rruga e vetme që ai ka për të mbëritur tek mandati i tretë që po e kërkon me çdo çmim. Por kjo është edhe mundësia e vetme për të gjithë të tjerët për të kuptuar se ç’do të ndodhë me jetët e tyre nëse ai e arrin këtë, duke ushtruar një pushtet të pamatë, pa fre dhe pa kontroll.

29 komente në “Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë”

  1. Filip Meksi says:

    Uaaaaaaaa cfar analize qe ben ky Kopili i Bllokut te Kapajve Andi Bishati…qe t’ja futesh P*……s 7-Oke…Ky eshte kokerra e injorantit…Po ky eshte i kudo ndodhur ne Pordhetalin e Kokones Eni Vasili se ka Mik Drejtorin e TOP-Ch,Ben Blushi,se Blushi-Rrushi,ka bashkeshorte vajzen e Tezes te Bushatit ,dhe ndaj e marrin kete ne Pordhetalin e Enit,jo se eshte ndonje “ekspert”se ky eshte Kokerra e Gomarit….E marrin qe te marre ca Para se ne Potdhetalet paguhen mire….Po si ky kellire ka plot Gazetaruce Kazani,qe s’kane asnje vlere…..Le te marri shembull ky dhe gazetare te tjere nga Gazetari Adriatik Doci,qe ben investigime e analiza qe i sherbejne jetes se vendit…..Po ky nuk e ben dot ate veze se ka ngordhe qekurse ngordhi Blloku e ka ngelur cyryk nga Trute,,,,

    1. Xhanko says:

      Kur flet dhe ti, palle ne komunizem, palle ne demokraci, palle ne socializem

    2. Xhanko says:

      Fryhet ky si gjel sikur ka cliru Shqiperine nga komunizmi, moshataret e tu rropaten rrugeve te botes per buken e gojes

      1. mond says:

        Asnje gje nuk do ndodhe o Bushat, ju me doren tuaj do nxiheni e do beheni verem nja dy dite dhe pastaj do filloni avazin nga e para, ate pune kini. Pastaj si e prisje ti cdo bente europa, do thoshte bravo sa mire e bete? Ata te tjera thone te tjera bejne.

    3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Jo jo Bushat
      Ne nuk do presim
      në zyrat e Kalemit
      Ne do dhjesim!
      Dhe ti mos u mërzit
      s’u bë hataja
      nga “lajmet” që ti jashtëqit
      u qelb dynjaja!

    4. Bertrand says:

      RAMA ESHTE DIKTATOR!
      DIKTATOR!
      DIKTATOR!
      DIKTATOR!
      Kur t’a kuptojne shqiptaret DIKTATUREN FASHISTE TE RAMES?

  2. Vicidoli says:

    Ty pret leshi i gopit satame,ti qenke potencial idiot me ate turi si mi qenefesh.Z Mero si ndjekes i gazetes tuaj kam nje kekese te vogel.Te permblidhen bruto te gjithe reagimet e komentusve dhe tja dergoni ktij te madhit anal-liste qe ti lexoje se po ti lexonte vete ky nuk do te shkruante ma e nuk do fliste kurre ,kjo permbledhje te ishte per kohen kur idiatonte revolucinin e Lylkes i frymezuar nga ditari i gjyshit revolucionare e deri tani meqe ky nuk paska njeri a familje qe tja thone

  3. lefteri says:

    Andi maximumi do te na largohesh nga ekranet dhe ti
    si lela, zhej,lubonja,rakipllari e shume si puna e juaj
    ty te pjerdhi fare muslim murrizi dhe vetem u zgerdhije
    je nje njeri bytheqi i djallezuar,inateqi
    ik ciu

  4. vlora says:

    Une imagjinoj katastrofen po te behet Luli k/minister[cfare beri ne Tirane?fjeti],Mona kryetare parlamenti,Saliu president[meta ka thene]Meta minister i brendshem[vet ka thene] Mediu minister i mbrojtjes[gerdec].Ndoka minister shendetesie[pr dr].Ti delenxhi e imagjinon dot kete?

  5. LEXUESI says:

    O Bushat, nip Kapo, mos u lodh te besh njeriun e zakonshem, djall. Sado te mundohesh, E Ramen, nuk e nxin dot ti. E di pse? Sepse idhullin tend, nuk ka oqean qe e pastron. Thua “zgjedhje moniste”, dhe si analist i pavarur qe hiqesh se je, nuk mer mundimin te spjegosh arsyen se perse pagatoret e tu, lane parlamentin. Sipas teje nje shtet nuk duhet te kete ligje, secili ta prishe lojen sa here te doje, kur loja nuk i shkon pas avazit. Pastaj, nuk u pa ndonje reaksion nga ata qe ti i quan arbitra, kur punekeqet, te frymezuar dhe urdheruar nga kryepunekeqi, Sali Ram Berisha, lane parlamentin. Sa per studentet dhe pallvrat e tjera qe ti shkruan, besoj se se bashku me çekun, ti kane sjelle ne tavoline, pagatoret e tu.

  6. Tony uk says:

    Bushat je copa k……

  7. Shkofshi ne pidh te kurvave Esadiste.
    Ty ta urojme nji Vryme ne Qip ?✌

  8. Olimpia says:

    Andi ,je nje shpifjes ordiner,nje vagabond mediatik,nje personazh grotesk. Akoma ,te gjithe ju idiotet mediatike beni sikur nuk kuptoi se e gjithe situata politike jo normale ne Shqiperi eshte pasoje e daljes se PD+ LSI nga Kuvendi dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet lokale te 2019.Kaq e thjeshte eshte .Natyrisht,duke mos qene ne gjendje te perballen ne zgjedhje ,opozita u perpoq te realizoje nje grusht shteti.Por SHBA ,jo Europa, ua preu kembet,.Jo sepse kishte ndonje dashuri per Ramen ,por sepse nuk mund te lejonte shkaterrimin e dyte te Shqiprise si ne periudhen 92…97 kur i la dore te lire kriminelit Berisha ,nen pretekstin e frikes nga komunizmi…A thua se Marksi ishte nga Kuci dhe Lenini nga Ndroqi. Sepse kjo semundje e rrezikeshme,e braktisjes se institucioneve mund te perseritej pa fund ne Shqiperi dhe te perhapej kudo, sidomos ne Eurolindje.Pak a shume kjo ndodhi edhe ne Serbi dhe SHBA dhe BE vepruan ne menyre te njejte, e njohen fitoren e Vucic ,edhe pse opozita e vetme ne Beograd jane deputetet e pakicat kombetare.
    Eshte e qarte qe opozita shqiptare do te paguaje shtrenjte marrezine qe beri duke tentuar grushtin e shtetit.
    Nderkohe qe SHBA por edhe BE nuk mund te lejojne kurre destabilizimin e rajonit.Sepse Berisha,Basha dhe Meta per amerikanet jane karta te konsumuara,te djegura dhe te rrezikeshme.Nderkohe qe edhe SHBA edhe BE po bjene ceshte e mundur per krijimin e nje te djathte te qendres moderne shqiptare Por figurat e mundeshme te reja ne vend qe te kuptojne dhe perfitojne nga momenti ,po grihen midis tyre se kush do te jete kryetari,Shabani ,Kulluri Topalli,Hajdari ,Patozi apo Murrizi e ndonje tjeter.Sa per borgjezine e re shqiptare,ajo eshte e percare,nje pjese e korruptuar,pa ide ,pa program.Dhe pa borgjezi moderne nuk ka te djathte moderne.Akoma ne Shqiperi ideatore te te djathtes jane tribali ish komunisti ekstremist Berisha,cilimiu Basha dhe disa pinjolle te feudaleve primitive apo bajraktareve …

  9. veterani says:

    Cfar thote ky nipi i Besnikut te partise….. E mor klysh sigurimsi….

  10. mali says:

    Ne republiken parlamentare eshte parlamenti qe me votim vendos,dhe per kete ishin 94 vota.Ne ta Rama ka nje vote.sipas teje qe e mban vehten si analist i forte duhet qe deputetet qe votuan ne zbatim te kushtetutes te ndricohen nga mendimet e tua largpamese.Fli qete Bushat Shqiperia do te ece perpara,packa se 8 depute te djathte nuk jane dakord.

  11. Gri says:

    Cfare race m… keta te bllokit! S’na u ndane ka 30 vjet!
    Rame te lumte palla! Hakut ketyre tipave dhe opozites qe kerkon te luaj te kuptojme!

  12. Ed says:

    PERGJIGJEN E DI SHUME MIRE KY MIU I GJIRIZIT
    BURGU JU PRET

  13. bamja says:

    Andi ne mandatin e trete na pret ajo qe enderojme te gjithe: varrosjen perfundimtare te deshirave shkaterruese te ca tipave si ty. Bashke me shoket e tu te Partise se Degjeneruar dhe gjithe banden e hajduteve ne media e politike dhe shoqeri civile qe po beni te pamunduren qe shqiptaret ta hane edhe njehere kokrren e hidhet te ullirit sic e hengren ne 2005 me Kopin me shprese se do te ndryshonte gje. Mbylle kete goje muti dhe ta dish nga une se as 3 perqind nuk merr PD dhe gjithe horrat qe e mbeshtesin si puna jote. Ti kujton se je ne Paris dhe nuk ti njofim kurverite e hajduterite o zagar.

  14. DinPak says:

    Me sa duket, ky Andush-Bibilushi, gjate mandatit te trete te Edit parashikon qe opozita te braktisi Parlamentin krejtesisht, pa lene as edhe nje deputet brenda.

  15. Pa Shtyllë Kurrizore says:

    Po psee mor kazan.
    Kush ju tha atyre ikni prej parlamenti.
    Me çfarë tagri do flas me ta.
    Ai ti ngrej në piedestal dhe ti mbivlerësoj.
    Apo të bej si thonë ata dhe thotë pakicë edhe rruge…
    Këto pse nuk i thua ti.
    Jo se e ben njeri burrë të mirë këtë.
    Por këta të tjerët nuk janë as për inventar o nipi i Besnikut…

  16. hysni kapo says:

    analizat tua jane si informacionet e sigurimsve te zonave te rretheve te koh,es se enver hoxhes e hysni kapos, analiza qe i karakterizonte filli percares ne zone, keshtu edhe analizat tua jane percarese edhe me thirrje percarese. sakohe tu jepet hapesire ne televizore e gazeta, pinjollve te diktatures, si puna jote, shqiperia eshte peng i te shkuares. rrofte mehdi bushati biri i hysniut e enverit. te na rruash ti andi pionier i xhaxhit enver e i xhaxhit hysni

  17. Doci-Docerve says:

    O ti -Doci i Doceve-po si ste vjen turp qe ne mes te dites me diell,rren e mashtron,per shume e shume te paverteta,o E.Rama nuk ka problem medjat,ty me shoke jo se jo,se me ju tall Hajdarin,kur dihet publikisht qe me mse 80% e tv,e ketyre port-Haleve,jane ne dispoziocion tuajin ne sherbim te ketyre Esadistve te kombit,juve ju ka mulu mu..,po nuk kini sy te shifni e veshete ndigjoni,shifni gazetat,mbi 90% ne sherbim tuajin,Rama nuk urren mediat,po eshteb e vertete,se duke pare kush i perfaqeson,nuk ju ka ne liste fare,prandaj ti mund te hashe sa te duash,po nuk u ndigjon kush dhe ne qe prononcohemi,e bejme per nje arsye te thjeshte,se si ka mundesi qe nuk e kuptoni se jeni ba shume te neveritshem dhe nuk merni mundimin te mbani qendrim ,per politikanet qe shajne me rob shtepie koleget tuaj,apo qe nuk kan te njetin mendim me ju

  18. TORI says:

    ne mandatin e 3 do ti ngrem bust hysniut

  19. Grida says:

    O Bushat me pafytyresine tende ne rolin e analistit,jam I bindur se perben nje rast unik ne bote, qe pothuaj cdo dite sajon shkrime kunder kryeministrit te vendin tend.Gje qe e pasuron ne cdo dalje te zakoneshme ne analizat televizive. Nderkohe qe keto dite eshte vertetuar qe Presidenti I vendit , si asnje president i meparshem ka thyer rekord qe per nje periudhe kaq te shkurter ka dhene aqe shume pasaportizime per shtetas te huaj dhe aqe me keq me precendete penal?! Dhe zoterote, qe “ vdes “ per parime ,nuk pipetin ?
    Ky Rama, qe sipas teje po bene namin kunder shtypit e fjales se lire e ne mediat, a te ka shkaktuar ndonje shqetesim sado te vogel per nonsenset qe ti vazhdimisht shkruan e shkruan.Nuk te bene sado pak pershtypje?
    Megjithate une uroj qe te kesh energji dhe deshire e te ruash po kete rritem edhe per 4 Vitet e ardheshme.
    Dhe nje keshille nga nje me I moshuar : Ne emisionet televizive si psh “ Open “ shfaqesh shume I axhituar dhe shpreh nervozizem fare te pa vend! Ruaj shendetin se e drejta dhe e ndershmja nuk fillon e nuk mbaron me ty.

  20. Jugu says:

    Andi ke bere nje shkrim te mire.
    Perjgithesisht cfare shkruan qendron, edhe pse mund te kesh nje hatermbetje me Ramen nga koha kur ti e ndihmoje duke kritikuar regjimin e Berishes.
    Nje mandat i trete do jet vdekjeprures per shoqerin tone.
    Dy mandatet e para eshte punuar per te pasuruar rilindasit dhe vrasjen e shpreses qe njerezit te largohen nga vendi, ndersa i treti do jet mandati qe do e bej Ramen mbret edhe pse pa kurore, dhe qe do filloj ta mbush vendin por tani me fuqi punetore nga Siria, Pakistani, etc.

  21. Arbërori says:

    Foli edhe ky pinjoll komunisti.. Sa herë që hap halen ky, qelbet dynjaja.

  22. Bravo Andi says:

    Analize e sakte, edhe e thjeshte per tu kuptuar edhe mga injorantet qe shkruajne ktu . Por tifozlleku eshte semundje e rende dhe ska kure derisa te largohet objekti i adhurimit ,atehere do ku dale opiumi ktyre qe leshohen si zagare mbi kedo qe guxon te kritikoje idhullin e tyre, dhe do kuptojne se kane shpetuar edhe ata.
    Dikush eshte aq keq saqe thote se Andi paska share Berishen e tani si mundet te shaje Ramen .
    Po ky kar nuk e kupton se kjo e rrit Bushatin, por per ta kuptuar kte duhet nje nivel minimal inteligjence.

  23. pa vlere says:

    Busjati eshte fenomen per studim!
    Si ka mundesi qe ka vite, vite, e vite qe shkruan vetem per Edi Ramen.
    Ka krijuar varesi psikologjike me viktimen!

  24. BUJARI JU DEGJON says:

    Andi Bushati,ky personazh fabul…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje