Topi: Sjellja e ndërkombëtarëve me Ramën zhgënjyese, Presidenca opozitë në një republikë kryeministrore

30 Tetor 2020, 10:49Politika TEMA

Bamir Topi tha për Ora News se duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë.

Bamir Topi: Ndërkombëtarët janë duke u sjellë ndryshe sa ç’janë sjellë me gjithë politikanë e tjerë. Ndonjëherë duket sikurse e kritikojnë, sikurse e këshillojnë, pastaj struken. Edhe politika në Evropë duket si një politikë oportuniste dhe nuk është më si në fillimet e BE-së. 

Duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë. Ne po shkojmë drejt BE-së, por BE na duket si një mirazh, që aq më shumë po largohet.

Për Topin, Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale, pasi vendi është shndërruar në një republikë kryeministrore.

Bamir Topi: Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale. Ne e mveshim me karakteristika të karakterit individual. Pas ndryshimeve të 2008-tës, Shqipëria ka një republikë kryeministrore. S enë një moment që parlamenti e rrëzon dekretin e presidentit për zgjedhjet me 97 vota, kjo tregon se Rama e ka bërë zap parlamentin. 

Të gjitha institucionet dalin nga parlamenti dhe ky i fundit ka një influencë politike në këto institucione.  Rama ka një interes që të mos i futet interesit të gjërave se del zbuluar. Ai shkon te karakteri i debatit vulgar i rrugës.

Topi shtoi se Janë denoncuar afera, por opozita nuk duhet të ndalet këtu, por duhet një aksion i fortë politik dhe një garanci për rrëzimin e Ramës.

Bamir Topi: Janë denoncuar afera, por nuk mbaron këtu situata. Këtë mund ta bëjë fare mirë media. Është çështja për një aksion të fortë politik, që nis me një organizim të fortë. Nuk mund të qëndrohet në pozicionet e një denoncuesi. Duhen garanci që ky pushtet të rrëzohet me votë.

9 komente në “Topi: Sjellja e ndërkombëtarëve me Ramën zhgënjyese, Presidenca opozitë në një republikë kryeministrore”

  1. Endri says:

    Sa keq shiteni te gjithe per nje cope kocke!

    1. AZ says:

      Është mëkat që kemi pasur presidentë të tillë.
      Ky në një vend normal mund të arrinte maksimalisht në detyrën e një drejtuesi kooperative bujqësore.

  2. Rroçkopani says:

    Ky eshte VETERINERI,që flet me heshtjen e tij???…

  3. Çfarë dërdëllit e analizon si baba i kombit??!!
    A nuk ke sy dhe mëndje të shohësh veprimtarinë idiotike opozitare?
    Strategji e organizuar nga debili plak Berisha e bazuar në braktisjen e instituzioneve demokratike që rregullojnë jetën politike të një vendi e tentativë për revolucion popullor kundër “Maduros së Ballkanit” siç thotë idioti gjithmonë. Tragjedija më e madhe është se tani në këtë valë revolucionare është përfshirë dhe “Qerim Kulla” I presidencës. Ky maskara po përdorë institucionin presidencial për qëllime politike dhe ti pa pik turpi e vlerëson!

  4. ida says:

    Doli ky horri i bulevardit!

  5. xhemal says:

    o B amir je nje qull si dje edhe sot ne politike ,nje sali i bute .cdo te arrish me teper se president i republikes…? apo mendon per kethimin e salizmit si ideologji e praktike ..sa turp kemi patur ne krye te shtetit nje pupac.
    te huajt nuk mbeshtesin asnje udheheqes por thjesht shikojne tek rama nje njeri qe mund te beje reforma e ti realizoj ,se realizojne edhe interesat e tyre.ndersa ti bamir shikon nga porta e blinduar e viles tende e brenda saj.trego nje gje te mire,nje pune qe ke bere ne interes te te gjithe shqipetareve.per teori cdo shqipetar te jep uje ne bisht te luges

  6. lilp labi says:

    O kokrra e legenit Fole edhe ti me heshtjen tende?Ouuuu?Ha ha…

  7. 01 vlora says:

    Bamir nè qoftè se ndèrkombtarèt nuk kritikojn Ramèn kjo tregon se Rama èshtè nè rregull.

  8. Go west says:

    Kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze qe rriten mbi plaget e infektuara te Shqiperise… keshtu shkruante Noli.
    Dhe jane kaq shume. I moren ketij Vendi gjithçka, u kacafyten si qente mbi koriçe per te pervetsuar gjakun e shqiptareve. Ende nuk jane ngopur. Sot, te uritur e te frikur per te nesermen, jane bere bashke neper lokalet lluksoze te ndertuara me ate çka na vodhen, neper studiot televizive ne pronesi te tyre, ne media te paguara qe jane “la voce del padrone”.
    Nuk di a do kete force ti shkuli nga plaget tona?
    A do mund te ngrihen shqiptaret permbi malin e pareve te pista qe kane derdhur per ti mashtruar?
    A i sistemove pronat qe rrembeve, o Bamir? Nuk te dolen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje