Paskal Milo: Tani mezi po mbahem me shpirt ndër dhëmbë prej Ramës, që më nxorri në rrugë të madhe

30 Tetor 2020, 09:18Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë goditur partitë e vogla. Milo tha se ligji i 2008-ës donte të ekzekutonte partitë e vogla, e shton se ai ka dhe partia e tij ka vuajtur për shkak të marrëveshjeve të partive të mëdha.

Kreu iu PDS thotë më tej se PS i përdori aleatët e vegjël dhe tani i ka fshirë. “Pse tani po e bën PS këtë që bën. Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem”, shtoi ai.

Blendi Fevziu: Më the kë kërkoje ta shpjegoje këtë pabarazinë që shpjegoi Manja pak më parë. Që ti më vete nuk dilje deputet, Shehi, në listën e PD del deputet

Paskal Milo: Zoti Manja ka një të drejtë, që Demokracia Sociale me forcat e veta gjithnjë ka marrë mbi 10 mijë vota, rreth 12 mijë vota.

Blendi Fevziu: Që janë të mjaftueshme sot në nivel kombëtar.

Paskal Milo: Po. Po të ishte ai sistem që kishim deri në 2008-n, unë do të vazhdoja të isha edhe këto 3 legjislatura, deputetë. Por falë PS dhe PD, unë jam jashtë parlamentit. Pikërisht se këta të dy, një natë të bukur Prilli, në mënyrë krejt të fshehtë… kemi qenë vetëm 7 veta që kemi votuar kundër atë natë, sepse e pamë që ishte një ligj që donte të ekzekutonte partitë e vogla.

Blendi Fevziu: Peshku i madh ha të voglin, e njohim…

Paskal Milo: Peshkaqenët e politikës, jo peshku…

Blendi Fevziu: Dhe ju hëngrën.

Paskal Milo: Na hëngrën, për meritë të tyre, të bashkëpunimit, dhe tani që të dy këto partitë e mëdha. Më fal që po flas nga pozicioni i qendrës i një partie të vogël që e ka vuajtur këtë marrëveshje të fshehtë që ju bëtë atëherë dhe që rrjedhojat e asaj marrëveshjeje të fshehtë i është kthyer në bumerang PD që e bëri atëherë. Pikërisht këto gjëra që po ndodhin tani dhe këtë superioritet që ka mazhoranca aktuale, ajo e menaxhon situatën, qoftë të sistemit që nuk do.

Blendi Fevziu: Po kur u bënë ndryshimet në 2008-n, u la që dominonin koalicionet jo partitë e vetme, ku ishte thelbi.

Paskal Milo: Nëse donin barazi të dy partitë e mëdha, drejtësi dhe zgjedhje të ndershme, le ta bënin proporcional kombëtar dhe jo proporcional rajonal, ajo është barazi. Ju këtë nuk e bëni, përse? Sepse nuk doni ta bëni.

Blendi Fevziu: Por kjo iku tani.

Paskal Milo: Jo jo të lutem, ishim në kohën e ndryshimeve.

Blendi Fevziu: Nga sot nuk jemi më, iku.

Paskal Milo: Unë i them zotit Manja, pavarësisht se jemi afër këtu që po diskutojmë, po kemi qenë afër edhe në beteja elektorale. Jo për fajin tonë, PS e zhbëri aleancën e majtë, që nga 2013-ta për herë të fundit kur nga shfrytëzoi dhe mori mbi 100 mijë vota nga të gjithë ne dhe erdhi në pushtet.

Pas asaj mori pushtetin dhe na fshiu neve. Pse tani po e bën PS këtë që bën. Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem. S’ka më, më kuptoni. Kështu që, prandaj PS tani ka nxjerrë parullën, e Aleancës me qytetarët, me popullin sepse nuk ka më parti që të bëjë aleancë. Dhe ndodh kjo që po ndodh.

20 komente në “Paskal Milo: Tani mezi po mbahem me shpirt ndër dhëmbë prej Ramës, që më nxorri në rrugë të madhe”

  1. Taksapaguesi shqiptar says:

    Po ik o Paskal dhe merru me nipcet dhe mbesat si dhe emisionet e ketij Fantomasit dhe asaj zhgaravines Eni Vasili se bon ene nonji lek. Mos harro te marresh me vehte edhe Babaxhiken + Mona Doktorreshen bastarde, Nardin, Idrizin, Dashin, Mehdiun dhe Dulen (mgjse pjesa me e madhe e tyre kane pune me SPAK), jo per emisione se keta jane ku therret qameti dhe boll kane ngrene per 30 vjet taksat tona. Nuk e kuptoni se jeni kot, por fare kot, ne nje vend qesharak si Shqiperia qe ben gjithe kete politike te madhe. Boll jane dy partite e medha dhe gjithe shqipet me gjithe “diversitetin” e tyre idiotesk te bindjeve politike mund te inkuadrohen shume mire. Hajde te marrsha te keqen futjani gjumit dhe lereni te vazhdojne punen atyre qe po i a ndryshojne faqen Shqiperise cdo dite.

    1. Luan says:

      Pse duhet ti mbajme ne me taksat tona partite e vogla?!?!?!!?!!????!!!.Partia qe nuk kalon 5% te votave nuk duhet te marre para nga buxheti i shtetit.

    2. Tufi says:

      Ankohu tek ambasada serbe dhe ruse, bre muzhik.

  2. Asi says:

    je mesuar te hash qyl zotrote

  3. Pedro i ri says:

    Historian i kompeomentuar. Mosmirnjohes. Nuk ta harrojme paçavuremn mbi Skenderbeun

  4. kili says:

    Po ky ka ik me Lsi cfare do tani me ps

  5. Futja kot says:

    Dhe ky i paknaqur. Pse nuk thote ky zotria, cfare te mire ka pare politika nga partia e tij? Asgje. Pak respekt per vete Padkal se 12 mije vota ne gjithe vendin i merr kushdo.

  6. Na myten says:

    Paskali ka te drejte per kete qe po ben PS-ja ne pronesi te Rames por edhe te behesh deputet me 10-12 mije vota dhe pastaj t’i mbash per koqesh sikur nuk shkon. Thua shih PD dhe PS por shih se c’ben LSI.

  7. Rendesi ka qe Edi Rama PASTROI gradualisht te Majten shqiptare dhe po e fut gjithnje e me shume ne rrugen e te Majtes moderne Perendimore. Nuk ka nevoje Shqiperia per Partiçka qe as vete Kryetaret e tyre nuk marrin Vote per tu bere Deputet e jo me te tjere, por deri me sot keta kryetare Partiçkash futeshin ne Listat e dy Partive te Medha per ti thene Perendimit e Botes se, ka Pluralizem shume partiak ne Shqiperi dhe keshtu qe jemi ne “Demokraci”. Ne fakt kane ngrene pafund qyl dhe vetem jane majmur me ofiqe nga para CASH, biznese dhe bordero-dietash pafund, pa bere asnje pune me vlere, thjeshte gam-gam ne Media dhe takime me te Huajt.
    I lumte Edi Rames qe pastroi te Majten shqiptare duke filluar gradualisht qe nga 2013 dhe beri ne nje Bande (koalicion) te keqen e Shqiperise, Opoziten e Rruges.

  8. Mos o zot,pse keshtu says:

    Cfare kemi humbur gjithe keto vite.
    Tani po humbasim edhe cunin e fahriut…

  9. Sqepari says:

    Paskal greku, partine e krijove per bythen tende! As familja nuk te voton dhe kerkon koalicion me ps per nje post ministri. Ti ke moshe pensioni, pse nuk rri me niper e mbesa?

  10. Himarjoti says:

    O Paskal, po lere ate parti, me dyqind anetare.
    S’ke çfare e do.
    Mbaj zanatin tend si historian.
    Dhe mes shko me te Fevziu, se ai ta pret fjalen dyqind here, mban mend emisionin para ketij?

  11. Un says:

    Po ik oPaskal boll tani …. se po te shkasin pordhet neper studio… ske me mosh tani….ca parti leshi thua.

  12. emigrante says:

    Cfare doni me ju ne politiken shqiptare. leni vendin rinise. Luani per interesin tuaj . Dredharak

  13. Shenjestra says:

    O Pas-kali! A eshte rritur ndopak Skenderbeu se, dikur na ke then qe ai ishte !.5 metra i gjate dhe luftoi per tokat e tija dhe jo per kombin? Je historian qe na ke zgjenjyer o Paskal.Sa per ate qe thua,nuk te deboi Rama por partia e jote qe erdhi duke u reduktuar aq sa u katandis kaposhi nje thele.Ja tamam i barabart me Dash Shehin,Nard ndoken,Mediun etj.qe nuk kane elektorat por vetem kapelen e tyre.

  14. selim shpuza says:

    Shume komentues jane te njeanshem. Demokracia jone nuk do te ishte ne kete gjendje nese nuk do te ishin shmangur mjaft figura nga ata qe paten shume pushtet. Demokracise i duhej Paskal Milo,Arben Malaj,Neritan Ceka,skender Gjinushi,Sherif Bunda,Ago Nezha, e profesore te tjere qe duke u kombinuar eksperienca e tyre me energjine e te rinjve,sot do te ishim ne stade te tjera demokratike.

    1. Shefkiu says:

      Ore shoku Selim, po qenke shpuze fare ore i bekuari i allahut, dmth, i shokut Enver. Pa pa,pa, si mi ke renditur njeri pas tjetrit mbeturinat e shokut Ramiz! Dhe do te besh demokraci akoma edhe sot pas 30 vjetesh me mentalitetin e ketyre mbeturinave!!! Po s’keni faj, kur shihni qe ne politike eshte Berisha dhe Ruci, pse te mos doni te jeni edhe ju.

  15. vicidoli says:

    O.Selim patrioti ku igjete keto karnivale qe na servise

  16. Muçua i tanes says:

    Po e lini Selimin o pipëll, ai po Ben shaka……se po ta kete seriozisht atehere eshte komplet l..e nga mendja.
    Rrofte shoku Gramoz RR…a.

  17. Malsori says:

    o Paskal Milo,ti po shkon 70 vjec,te shpeton shurra nga pleqerija kur iken rruges.Rri rehat ne shtepi me nip e mbesa se per politik dhe historian te ka lene mendja.Mos shko neper studio televizive se po tall bythen dhe Fevzo Tullaci i Sali Kermes.Mbaroj koha jote dhe e buze shtremberit pijanec Dash Shehut qe te hani qyl,por fare, fare ,fare QYL.Malsori.Boston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje