DETAJET/ Merr flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit, Policia: Dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike

31 Tetor 2020, 11:04Kronika TEMA

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët rreth orës 10:10 në lagjen nr. 12 në Durrës.

Makina është në pronësi të vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Sakaq, raportohet se ka vetëm dëme materiale

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(TemA)

1 komente në “DETAJET/ Merr flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit, Policia: Dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike”

  1. Një ta çashë, e një ta mbashë. says:

    Mooooos ky po që përbën lajm!
    Kush o ky?? Nishani? Po i vëllai??
    Hajde mo njerëz gjeni diçka tjetër për scoop-e mediatike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje