Arrestohen 3 shqiptarë që ishin kthyer në "tmerrin" e banorëve në Spanjë

29 Tetor 2020, 18:42Kronika TEMA

Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi akuzohen për vjedhjen e 17 banesave në Salamanca, Zamora, Madrid dhe Cordoba.

Garda Civile, pas një viti hetimesh, zhvilloi operacionin “Albarroq”, ku ranë në pranga shtetasit shqiptarë me iniciale E.N 43 vjeç, E.L 37 vjeç dhe H.C 27 vjeç, të cilët hynin në banesa dhe vidhnin bizhuteri dhe para.

Arrestimet u bënë njëkohësisht në dy vende në provincën Salamanca. Njëri prej tyre u përpoq të ikte me automjetin e tij, duke injoruar shenjat e ndalimit të agjentëve të policisë. Në kontrollet që u zhvilluan në banesat e tyre u zbuluan edhe sendet e vjedhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje