Futbollisti i Tiranës, Cobbinah është paraqitur ditën e sotme në gjykatë, pasi është në akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, presidenti ilir Meta i dha nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar duke thelluar skandalin me nënshtëtësinë.
Futbollisti ganez, rrezikonte të mos merrte pjesë në sfidën e Europa League pasi nuk kishte vizë, dhe për këtë klubi iu drejtua presidentit Ilir Meta.
Meta ia dha nështetësisë Cobbinah, pa e verifikuar procedimin penal që ishte në ngarkim të tij.
Referuar dosjes penale me numër 5165, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.
Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019.
Por në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e ka bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.
Po nga e siguroi këtë leje false Cobbina? Kur prokuroria e ka marrë në pyetje si person nën hetim, ganezi ka pohuar se lejen e qëndrimit ia ka dhënë dikush që ndiqte ndeshjet e Tiranës nga stadiumi, por që ai nuk njihte se kush ishte ky person. Gjatë kësaj kohe Cobbina ishte futbollist i Klubit Tirana.
Po sipas kësaj dosje, Cobbina ka pohuar se tre javë pas takimit të parë, ky person ka ardhur në stadium dhe i ka dhënë një zarf, në të cilën ishte leja e qëndrimit të tij. Futbollisti thotë se as që e ka lexuar lejen, por e ka mbajtur me vete si të rregullt,
Sipas tij, fotografinë e tij që ndodhet në leje, personi i ka marrë nga interneti. Futbollisti pretendon se nuk e njeh këtë person, por thotë se është i gjatë rreth 175 deri në 180 cm.
Ndërkaq, Cobbina ka pohuar në prokurori se e njeh personin tjetër, Junior Yunus Sentamu, numri i pasaportës të të cilit ndodhej në lejen e qëndrimit. Sentamu ishte kolegu i tij futbollist.
He se shkon e proteston Bilushi i Metes duke thene se eshte vlereper Shqiperine ndaj lijeni te lire
Po çfarë leje qëndrimi thoni ju?
Ky është shtetas Shqiptar.
Dmth tani ju kërkoni dhe shqiptarëve, Leje Qëndrimi??
Ku nxirret kjo??
U kap peshku i modh !!