Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka perfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku ne perfundim te gjykimit ka deklaruar fajtore te pandehurit per kryerjen e vepres penale te “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Megjithate Gjykata e Posacme ka rrezuar akuzen per grup te strukturuar kriminal dhe vepra te kryer nga grupi i strukturar, akuza keto te parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.
Per shkak te gjykimit te shkurtuar me heret te pandehurve do ti ulet nje e treta e denimit.
Te pandehurit jane denuar perkatesisht:
1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
Gjithashtu burimet bejne me dije se ne kete gjykim edhe kampioni i botes ne mundje, Elis Guri eshte denuar per prodhim dhe shitje te narkotikeve me 7 vite burgim, ku ne aplikim te gjykimit te shkurtuar eshte denuar perfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I kontaktuar mbrojtesi i Gurit Av. Arber Hoxha u shpreh se vendimi eshte i pambeshtetur ne ligj dhe ne prova, ku brenda afatit ligjor do kundershtohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit ku do te kerkojme deklarimin e pafajshem te te mbrojturit prej meje.