VIDEO: Vritet ministri i Mbrojtjes, gjithçka filmohet live me dron

27 Tetor 2020, 15:49Kronika TEMA

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

3 komente në “VIDEO: Vritet ministri i Mbrojtjes, gjithçka filmohet live me dron”

  1. degelisi says:

    “live”= lidhje direkte,

  2. Moisi Golemi says:

    Shumë gjallë paska ngelur ai pas këtij shpërthimi.

  3. taso kume says:

    NJE hap cilsore i AZEREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje