Një 35 vjeçare nga Vlora ka dhunuar dhe përndjekur ish partnerin e saj.
Policia bën me dije se gruaja me inicialet A.Ç ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.