Kthimi në Shqipëri i katër fëmijëve dhe një gruaje nga Kamli Al Houl kq kaluar përmes vështirësish të shumta në territorin Sirian kontrolluar nga Kurdët.
I dërguari Top Channel në Liban, Muhamed Veliu ka siguruar fotot e konsullit të përgjithshëm Shqiptarë në Liban Marc Ghorayeb, dhe drejtori i drejtorisë së antiterrorit Gledis Nano bashkë me Indrit Doda brënda kampit Al Hol.
Një ditë më parë gazetari Top Channel, Muhamed Veliu raportoi nga Libani me detaje operacionin e ndërmarrë për nxjerrjen nga kamoi të 4 fëmijëve dhe një gruaje. Dy javët e fundit ata në fshehtësi të plotë hynë në Siri nga ku negociuan me Autoritetet Kurde që zyrtarisht njihen ai autoriteti për vetë administrimit e Sirisë Veri Lindore.
Pas shumë negociatash këto autoritete i dhanë dritë jeshile riatdhesimit të vetëm fëmijëve jetim dhe grave të cilat kanë mbaruar procesin e hetimit e ndaj të cilave nuk rëndon asnjë akuzë apo atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar. Konsulli shqiptarë dhe drejtori antiterrorit u futën në kampin al hol dhe identifikuan një pjesë të shqiptarëve që ndodhen aty ku personat tashmë të shpëtuar përmbushnin kategorinë e lejuar nga Kurdët.
Floresha Rasha 3 fëmijët e saj dhe Endri Dumani u nxorrën prej ekipit shqiptarë nga Al hol, dhe nën pasa sigurie u mbajtën në një lokacion të sigurtë në Kamishli, deri në fluturimin në Damask. Shqiptarët e nxjerrë nga kampi u asistuan prej Gjysëm hënës së kuqe siriane në aeroportin e Damaskut për ti cuar deri në Kufirin me Libanin në pikën kufitare të Masna.
Mesditën e të Hënës në Beirut për të parë fëmijët dhe gruan e shpëtuar nga Al Hol erdhi kryeministri Edi Rama dhe ministri punëve të brendshme Sandër Lleshaj. Pasditen e sotme ata do të mbërrijnë në aroportin e Rinasit e mandej do të dërgohen në një qendër pritje në Durrës ku do të jenë nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve.