Prokurori Bujar Hoxha dorëhiqet gjatë vetingut

26 Tetor 2020, 19:57Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më datë 19 tetor 2020 që të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Hoxha, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra.

Në vendimin e KPK shpjegohet se procesi i rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha kishte filluar prej dhjetorit 2019, kur edhe ishte caktuar trupi gjykues. Ndërkohë, më datë 22 shtator, Komisioni është njohur me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Hoxha, për shkak të dorëheqjes së tij.

KLP ka përcjellë gjithashtu në KPK, edhe informacion e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit e cila konfirmonte se prokurori Bujar Hoxha nuk kishte paraqitur ankim kundër vendimit për mbarimin e statusit të magjistratit.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, kanë çmuar të ndëpresin vetingun për prokurorin Bujar Hoxha, duke argumentuar se ky i fundit ka ushtruar të drejtën për dorëheqje. Gjithashtu, KPK ka deklaruar humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

2 komente në “Prokurori Bujar Hoxha dorëhiqet gjatë vetingut”

  1. asd says:

    Po ato qe ka vjedhur, proceset qe ka shperdoruar, pronat qe ka vene me korrupsion ?
    A ka vazhdim filmi ? Apo keta e kane ne dore te ardhmen e tyre !?

  2. k says:

    E dinte që kishte vjedhur dhe korruptuar,
    por i kishin thënë se do e ndihmonte gjenerali.
    “Edhe gjenerali e ndihmoi një mut”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje