Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushi që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.
Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4-vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.
Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.
Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore.
Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.
Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.