Grabitje me maskë anti-Covid: Gruas i këpusin varësen e floririt

27 Tetor 2020, 13:17Kronika TEMA

Grabitësit po përdorin maskat anti-covid për të vjedhur. Një grua e moshës 43 vjeç u sulmua nga dy të rinj që kishin në fytyrë maskën tipike kundër infeksionit teksa ajo ishte duke u kthyer për në banesë.

Ngjarja raportohet sipas burimeve shumë të sigurta të ketë ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Ali Kelmendi”.

Sipas rrëfimit të gruas që u sulmua, ajo e pati të pamundur të identifikonte grabitësit që i ndërprenë rrugën dhe i këputën nga qafa varësen e floririt.

Çështja u ekzaminua nga policët e komisariatit numër 6, sipas kallëzimit të D. Z., një rrobaqepëse që u gjend e vetme përballë dy djemve që asaj iu dukën të kujdesshëm nga covidi, por në realitet maskën anticovid e kishin vendosur në fytyrë për të mos u identifikuar.

Gruaja u kthye nga puna në orën 21.00, në dorë mbante çelësat e shtëpisë, në dorën tjetër kishte qesen e ushqimeve dhe e vetmja gjë e shtrenjtë për të ishte një varesë floriri me vlerë 20 mijë lekë të reja. D. Z dëshmon se si u shty, se si ia këputën varësen dhe se si u rrëzua përtokë e gjakosur.

“Poshtë pallatit ishin dy djem të rinj, me maska covidi në fytyrë. Njëri prej tyre mbase ishte tek të 30-at. U vërsulën dhe direkt, njëri prej tyre më kapi nga dora dhe kërkoi të më tërheqë, tjetri më këputi varësen. U rrëzova dhe humba ndjenjat nga përdorimi i forcës”.

Gruaja e grabitur tregon se më pas është çuar dhe i është afruar lokalit më të afërt ku dhe ka kërkuar ndihmë. “Në pasqyrë pashë që isha e gjakosur dhe që po më rridhte gjak nga qafa. Pronari i lokalit njoftoi policinë”.

Siç bën me dije policia për gazetën Si, pasi është marrë dëshmia e 43-vjeçares, ajo është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. “Ngjarja ka ndodhur në vend të pandriçuar dhe aty nuk ka kamera sigurie, – deklaron policia që pavarësisht se ka tentuar të marrë dëshmi të banorëve, nuk ka gjetur asnjërin prej tyre që do të mund të identifikonte grabitësit e maskuar me maskë covidi”.

3 komente në “Grabitje me maskë anti-Covid: Gruas i këpusin varësen e floririt”

  1. xhoxhi says:

    Sot të gjithë janë hajdutë dhe vetëm mos na vrasin thuaj…

  2. Zamira says:

    KUSH SHKON KJO BUDALLE ME VARESE FLORIRI

    MIRE AI NUK KA TRU, PO TI?

    TAMAM SI DEBATI FRANCEZ
    NJERIU – KAM TE DREJTE TE MBAJ VARESE
    HAJDUTI – KAM TE DREJTE TE VJEDH VARESE

    para se te blesh varese llogarit edhe hajdutin

  3. Desari says:

    Kete pun e bejn ca çeçen te ardhur nga shpellat e arushes. Ato vjedhin pasqyrat e mjeteve,gomat, bicikletat dhe celularet nga dora. Kane shume metoda per te vjedhur, njera qe un e kam pare ngjarjen ishte qe nje nga keta mutet e malokut, me kerkon te beje nje thirrje nga telefoni im, pasi tek i veti i kishin mbaruar leket. Un i thashe me jep numrin se komunikoj une, e pa qe une nuk pranova me tha lere lere, sapo un u largova nja peseqind metra degjova nje grua qe therriste kapeni se me mori celularin. Ai u largua nga njevrruge te cilen e kishte studiuar me pare. Keta jane kontigjent, ku ne disa raste punojne dhe jane te lidhur me punonjes policie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje