Prej ditësh i vdekur, gjendet brenda kamionit shoferi shqiptar

27 Tetor 2020, 12:03Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të martë. Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni.

Sipas mediave vendase, mësohet se 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte vdekur në kabinën e një kamioni të parkuar.

Mëngjesin e kësaj të marte zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana në Monselice ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.

Trupi i shqiptarit u gjet në kabinën prapa ulëses së shoferit dhe sipas autoriteteve ai ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje./

1 komente në “Prej ditësh i vdekur, gjendet brenda kamionit shoferi shqiptar”

  1. Vlora says:

    Pushofte ne paqe! Ata shofere kane pune te veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje