Pas kthimit nga Siria një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje madhorët e riatdhesuar në rastin konkret Floresha Rashën.
Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.
SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë. Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale.
Florenca Rasha ishte një nga të kthyerit nga misioni i qeverisë shqiptare nga kampi Al Hol.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu njw ditw mw parw zbardhi detaje nga gjendja shëndetësore e Floresha Rashës, e cila u kthye në Shiqpëri, pas shtatë vitesh jetë në Siri. I ftuar në studion e “Open”, Veliu tha se Rasha është plagosur në këmbë, nga një snajper.
Gazetari u shpreh se Rasha është gjendur në mes të dy palëve në luftë dhe ka marrë plumbat. Edhe sot, sipas Veliut, ajo ka dy plagë shumë të mëdha në këmbë, por që në Shqipëri, do t’i nënshtrohet një trajtimi më të mirë mjekësor.
“Ajo është plagosur nga një snajper. Ka qenë mes dy palëve në mes të një lufte dhe ka marrë oplumbat. Ka dy plagë të mëdha në këmbë dhe është në gjendje të keqe, edhe pse kanë kaluar dy vite, që nga plagosja e ndodhur. Këtu në Shqipëri, Floresha do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,”- tha Veliu.
4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp.
Peshku i modh?