Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tragjike e ndodhur në minierën e Selishtës, në Dibër, ku janë nxjerrë të pajetë pas 48 orësh trupat e dy minatorëve dhe të një inxhinieri.
Pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e tyre, forca të shumta policie kanë nisur kërkimet brenda minierës, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të punëtorëve.
Policia ka gjetur fillimisht vetëm rrobat dhe sendet personale të viktimave, ndërsa kur janë futur brenda në galeri, rreth 100 metra, kanë hasur në trupin e pajetë të inxhinierit Ismail Hoxha.
Më pas, janë gjetur të pajetë edhe dy minatorët Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç. Sipas vëllait të inxhinierit, i cili bëri dhe denoncimin në polici për zhdukjen e tyre, viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.
Njoftimi i policise:
Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi,
F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Çfarë ishin këta? Robotë?! nje ftohtësi lajmi sikur është dhe vdekja. Po ndonje njeri mban pergjegjesi per vdekjen e tyre?! Apo çi qi t’ëmën se nuk ishin vipa televizioni?!
Ngushellime familjeve!