Në këtë deklaratë pas riatdhesimit të pesë shqiptarëve nga Siria, kryeministri nuk i referohet vetëm personave që kanë kryer krime në territorin sirian.
Vajtja e shqiptarëve madhorë në këtë shtet për t’u përfshirë apo ndihmuar luftën e ISIS është në vetvete vepër penale. Kodi Penal shqiptar e konsideron si krim “pjesëmarrjen në veprime luftarake në një vend të huaj”, pa qenë shtetas i atij vendit, pjesëtar i ushtrive të palëve në konflikt, apo i ndonjë misioni ushtarak zyrtar.
Për këtë veprim Kodi Penal parashikon dënim me burg nga 3 deri në 8 vjet. Në rastet kur kjo vepër kryer me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues apo shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, përcakton Kodi, dënimi i mundshëm shkon nga 5 deri në 10 vite burg.
Dënimi është më i ashpër për organizatorët për pjesëmarrje në luftime në shtet të huaj, për të cilët parashikohet burgim nga 8 në 15 vite. Për vepra penale që kanë të bëjnë me rekrutimin e personave për terrorizëm apo financimin e tij dënohet jo më pak se 10 vite.
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka aktualisht një procedim penal të hapur më herët nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda, për llogari të shqiptarëve që kanë rekrutuar persona për t’i dërguar në krah të ISIS në Siri, kanë financuar këtë luftë apo kanë qenë vetë pjesë e saj.
Për llogari të këtij procedimi, prokurorët e SPAK pritet të kalojnë në filtrat e hetimit të riatdhesuarën madhore të së martës, Floresha Rasha, bashkëshorte e Diamant Rashës, i vrarë në frontin e luftës në Siri, por edhe partnere e mëvonshme e Lavdërim Muhaxherit, po ashtu i vrarë në radhët e ISIS.(A2)
futeni ne burg terroristen ,ushqyesen e terrorizmit qe nuk kishte piken e empatise per femijet e saj e jo me per njeriun E PASKA PAS MENJEN TE HURI QELBESIRA . kot e kane prure .Atje ta linin te kalbej. S KA pse te paguajme ne per sherimin e saj ,ju tek bythes se saj te shkoje te luftoje per xhihad. Mizat e dheut.
Kur vajten ne Siri per te luftuar bashke me ISIS-in ne kundershtim me kodin penal shqiptare qe ndalon te luftosh per organizata kriminale ne dem te nje shteti tjeter nuk pyeten njeri dhe as shtetin shqiptar.Edhe keta palo gazetar heshten qe te ikin sa me shume.Tani ju keputet shpirti per riatdhetsimin e tyre,kur pjesa kryesore e tyre jane kriminela dhe duhet denuar.Po pse te paguajne taksa pagusit shqiptar per keta xhihadista???Po c’jane keta te ashtuquajtur patriot gazetar qe na qenkan helmuar kaq shume per ata shqiptar qe dergjen burgjeve ne Siri per krimet qe kane bere???Keta jane mbetjet teknollogjike te Sali Kermes,Ilir Floririt,Llul Bashes dhe Nafije Dybekut.Malsori Boston.
Si me sa vite ….po pse rekuperohen mo ato lloj debilesh?!?!??
Burg per jete te jeteve ! Ose te kalben ne burg ketu ose aty ku kan shku