FOTOT/ Bredhi i Hotovës: Parku i rrallë në Shqipëri që ka sfidë menaxhimin

31 Tetor 2020, 12:37Turizëm TEMA
FOTOT/ Bredhi i Hotovës: Parku i rrallë në Shqipëri që

Bredhi i Hotovës një prej parqeve më të rrallë natyrorë në Shqipëri po njeh një rritje të numrit të botës shtazore që e popullon atë si dhe një interes të lartë prej vizitorëve. Parku ka sfida në rritje të menaxhimit, për shkak të sipërfaqes së gjerë prej rreth 1200 ha, sipërfaqe që mbrohet nga rojtarë pyjorë në numër minimal me një raport prej 1 rojtar për rreth 8000 ha zonë e mbrojtur.

Kreu i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura ka theksuar nga parku i Hotovës se ende popullsia që përfiton prej parkut duhet të ndërgjegjësohet për mbrojtjen e tij ndërsa duhet të marrin fund edhe ndërhyrjet e paligjshme prej bizneseve. Megjithëse sipas tij parku nuk ka regjistruar raste të prerjeve të paligjshme apo edhe të gjuetisë zona të tjera të rralla natyrore në Jug si Zagoria dhe lugina e Vjosës po përballin si problemin e prerjeve dhe gjuetisë së paligjshme edhe atë të ndotjes masive.

Ndërkaq falë Cooperazione Italiana parkut do ti shtohet një program i ri. Programi sipas koordinatorit lokal i sjell banorët më afër këtij aseti kombëtar dhe i bën ata përtifues përmes nxitjes së iniciativave turistike.

Klipi Giovanni Timillero përgjegjës i programeve për Sektorin e Mjedisit dhe Natyrës AICS Tiranë: “ Programi ynë synon ta bëjë më të njohur parkun dhe gjithashtu kërkon t’ju provojë njerëzve se kanë arsye për ta vizituar. Eksperienca nuk është eksperimentale. Kjo po transferohet këtu pasi është aplikuar me sukses tek disa komunitete në Itali. Njerëzit dhe ofruesit e shërbimeve brenda territorit të parkut do jenë në qendër të programit.”

Bredhi i Hotovës shtrihet mes lartësive 800 dhe 1600 m në bashkinë e Përmetit dhe përveç bredhit maqedonas ai është edhe habitati i ilqes, mjedrës, dëllënjës, shkozës, panjës. Pylli strehon kafshë të rralla si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, dhelpra e ketri ndërsa krenohet me praninë e kaprollit që vizitorët mund ta ndeshin me sy të lirë në thellësi të pyllit.

5 komente në “FOTOT/ Bredhi i Hotovës: Parku i rrallë në Shqipëri që ka sfidë menaxhimin”

  1. Ott says:

    Po rruga ??? Apo harruat ta kujtoni.
    Zona eshte shume e bukur kam qene disa here por rruga ka qene rruge ushtrie..

    1. Erdogani kryetar i ISIS-it says:

      Fshati i Apostol Arsaqit, nder njerzit me te famshem ne Greqi, me i famshmi dhe me te pushtetshmit ne Rumani, ku jetoj beri karjer te madhe mjeksore, ekonomike dhe politike (minister i jashtem dhe kryeminister i Rumanis).
      .
      Krijoj nje pasuri teper te madhe, te cilen e dedikoj teresisht arsimimit. Fatkeqesisht Shqiperia e “kapur” nga Turko Shqiptaret (sic ndodh edhe sot) e perndoqi familjarisht vetem e vetem se ishte i Krishter Orthodhoks i pa lekundur.
      .
      U detyrua qe pasurin e tije t’ja linte shtetit Grek (sepse Shqipot flivin rehat ne koqet e Sulltanit) per arsimimin e femijve e cila vazhdon veprimtarin e saje deri me sot, pasuria e tije manexhohet me rigorozitet nga shoqata “Fil-Ekpedefsi”, me dhjetra kolegje shkollore ne Greqi dhe ne Ballkan.

  2. Zani says:

    Pash nje emission ne tel per kete pyll dhe veren e kaluar u bera kurjoze dhe vajta, çfar te thuash u bera pishman, kur vajta ne mes te pyllit pyeta ca puntor te pyjores se ku eshte ai pylli me bredha, me thane ky eshte…. te kalosh nga pyjet e Austris e Sllovenis dhe te vesh te shikosh bredhat e Hotoves duhet me te vertet te jesh i çmendur, sa per rrugen vetem me 4×4, Permeti po eshte nje qytet prrallor qe si duket betoni nuk ka vajtur akoma.

    1. bekimi says:

      Bashkohu me ‘erdoganin kryetari ISSI-t’ dhe pirdhuni ne qipro!

  3. LEXUESI says:

    Per Ott. Sa me pak rruge, aq me shume natyre. Kjo vlen vetem per ne vendin e Shqipove. Po te kete rruge normale, motosharrat e maskarenjve nuk do te lene bredh ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje