Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 784 mijë, transmeton Anadolu Agency.
Gjithsej 1.784.435 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, me një rritje prej 13.742 rastesh të reja, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 42.698, me 294 viktima në 24 orët e fundit.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.230 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.258 dhe Maroku me 3.625.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 723.682 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 215.294 raste dhe Egjipti me 107.376.
Deri më tani, 1.466.052 persona të infektuar janë shëruar.
Afrika me 400 million a me shume banore, ne 9 muaj 1.7 million raste.
Un them ti mbyllim, ne izolim se qenka shume problem.
Skan fauci Ata e pipero qe tja u yregonte qefin