FOTOT/ Rama iu jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh: Ngjan si një kartolinë e gjallë nga Zvicra, një mrekulli

1 Nëntor 2020, 14:17Politika TEMA
FOTOT/ Rama iu jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh: Ngjan si

Këtë fundjavë kryeministri Rama ishte në Vermosh, për të parë nga afër ndryshimet e kësaj zone.

Gjatë vizitë së tij atje, kreu i qeverisë vlerësoi 4 banorë të zonës me medaljen e posaçme të kryeministrit për transformimin e Vermoshit në një pikë turistike të Veriut.

Ai ka nderuar me medalje Nikë Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj, të cilët kanë realizuar vizionin e katër bujtinave alpine.

“Duken si kartolina të gjalla nga Zvicra”, shkruan kryeministri Rama.

“Jam i kënaqur nga ky investim. Nuk e besova që ishte reale. M’u duk sikur po bënin shaka. Të them të drejtën shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen që keni bërë një investim i cili është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg.

Vizion për respektin e traditës për të kthyer një objekt të cilat janë bashkëkohore por mishërojnë traditën. E gjithë zona malore e Shqipërisë ku turizmi ka nisur të marrë frymë por do zhvillohet gjithmonë e më shumë.

Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore. Më vjen mirë që më jepet kjo mundësi që t’iu jap vlerësim. Këtu janë bërë dhe investime të tjera në kohët e fundit. Ju keni vendosur një gur të rëndësishëm themeli për një vizion tjetër.

Nuk ka asnjë ndryshim nga destinacionet më të famshme malore në Evropë. Për këtë arsye kam ardhur sot që të shoh këtë mrekulli dhe t’iu jap një simbol modest që është një medalje për merita të veçanta që e kemi dhënë vetëm njëherë për forcat e kërkim-shpëtimit që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tragjedisë të 26 nëntorit të shkuar. E meritoni plotësisht dhe ju jam shumë mirënjohës që më dhatë këtë mundësi” tha Rama nga Vermoshi.

21 komente në “FOTOT/ Rama iu jep medalje 4 sipërmarrësve në Vermosh: Ngjan si një kartolinë e gjallë nga Zvicra, një mrekulli”

  1. Gjergji says:

    Me poziten gjeografike qe ka, Shqiperia mund te ishte shume me e bukur se Zvicra. I ka te gjitha: mal e det, lumenj e lendina. Klime te mrekullueshme ku dominon dielli gjate gjithe vitit, Kujtoni Naim Frasherin sa bukur e pershkruar. Por zoti Kryeminister aktual, jeni ju politikane gjoja te majte e gjoja te djathte qe e shkaterruat ate bukuri.

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Me 90% beqira vatani mund te behet vec….nje hale islamikesh.

  2. Ledio says:

    Ka lezet sinqerisht. Ishalla nuk vijne kamberat nga Shkodra tu marrin “taksat”. Ti gëzoni edhe sa me shume te tjere te marrin shembullin e tyre. Po nuk ju kthyhem natyres kemi mbaruar ne qe jemi gjalle tani edhe ata qe do vijne nga mbrapa.

    1. Ilirjan says:

      Them ishalla nuk e kap inati ilir meten e fillon e jep medalje e dekorata pa hesap. Osé fillon e gerrmon biografite e ketyre 4 burrave, qe te akuzoje Ramen pastaj.

  3. Aleksander says:

    Sot ka Shtet, ska ma zagar te PD qe vjedhshin fshatart qe bieshin ne Shkoder me shit prodhimet bujqesore, me u nit ne Bieshk e me vu gjob Malsorve, te pret plumi, e din shum mire zagard e pd Shkodres e nuk shkojne ne bieshke me vu gjoba. Kthehen me krye perpara ne Shkoder. Ne qofte se kan fat familjart me i gjit kun.

  4. Noli says:

    Bravo! E meriton respektin ai qe punon.

  5. Ed says:

    MOS HARONI TE PYESNI
    PSE NUK BEHESHIN KETO MREKULLIRA NE KOHEN E SALIUT
    PSE PARA 7 VJETVE NUK KETHEHEJ NJERI PER TE INVENSTUAR
    SISHTE BERISHA MUTA NANO QE NXOREN PARULLEN
    KY VEND NUK BEHET
    JA PRA KY GJIGANT E PERMBYSI KETE PARULLE DHE E KA KETHYER VENDIN NE KANTJER NDERTIMI
    EDI RAMA THE GREAT

  6. Laku says:

    KATER ORTAKE???SHPRESOJ TE MOS PLASI SHERI DHE BUJTINAT TE PERFUNDOJNE NE STALLA LOPESH.
    URIME DHE JU SHKOFTE MBARE.

  7. mik says:

    Te rrime shtrember e te flasim drejte .
    Pa dasht me tregu mungese inkurajimi por, a ka se si qe shefi i qeverise me dekoru kater vete per kater bujtina alpine, te cilet jane per bisnes familjar, dhe nuk punesojne njerez jasht familjes se tyre, dhe kontributi i tyre ne taksa eshte teper minimal ?
    A ja vlen per kryeministrin me humb nje dite pune me dekoru kater vete per dicka kaq pa vlere per ekonomine e shtetit ?

    1. Epirioti II says:

      Or Mik, nuk eshte puna tek kontributi i atyre bujtinave ne ekonomi se ai eshte pothuajse 0%.
      Eshte mesazhi qe te mos emigrojne ne Tirane apo ne Gjermani, por te shfrytezojne mrekullite qe ka Shqiperia me rrit turizmin, punesimin dhe si rrjedhim edhe presionin per te emiguruar.
      Edi Rama garanton shikueshmeri maksimale ne mediat vizive dhe ato sociale, dhe per rrjedhoje eshte marketing i shkelqyer per nje pune te paster dhe me vlere.

    2. den says:

      Une them qe ti duhet te rrish drejt e te flasesh drejt, Ta them une qe ja vlen miku im i dashur qe qofte edhe nje kryeminister mund te harxhoj jo nje dite por edhe me shume per ti inkurajuar keta te rinj por edhe te tjere pas tyre per te bere te njejten gje e per ta ndryshuar jo vetem pamjen e asaj zone te mrekullueshme me bukuri te medha por edhe per te sherbyer edhe si shembull per te tjere te rinj me energji e vision per te investuar e hapur biznese te tjera ne zone por edhe me gjere.
      Ky investim ne dukje i vogel le te sherbej si nje leksion per te gjithe ata qe rrijne duke qare e mallkuar cdo dite e duke pritur nga qeveria per cdo gje.
      Njerzit sa me pare duhet te kuptojne se jane kapitalizem e as ne socializme apo komunizem.Ky sistem ka ne themel te tij inisiativen e lire dhe punen.
      Te gjithe ato biznese apo baranda te fuqishme qe shihen e njhen sot sot ne botesi “”Apple”” apo “” Microsoft”” kane filluar pikerisht nga gjera te thjeshta nga ivestime te tilla dhe me pas vizioni, shkolla e dija i ka cuar me perpara.

      1. mik says:

        Epiroti II . Nuk eshte kryeministri ai qe harxhon kohen per me inkuraju njerzit per ndryshim !! U bene 8 vjet dhe eshte teper vone, e keqja eshte bere. 60% e atyre qe kane ngel ne kete vend kerkojne me ik. E kjo eshte mosha ma e bukur dhe ma vitale e vendit tone, ku ky kryeminister ka pergjegjesine e vet si kurrkush tjeter. ( Te siguroj se nuk kam aspak simpati per Sali Berishen, por i mire apo i keq ne krahasim , ne kohen e tij shume rrefugjat filluan duke u kthy per me punu ketu).

        den – Pse u lodhe kaq shume more zotni ? Pemet pa kokrra lerja Spiriopalit, mos u merr ti me at pune. Spiropali eshte gjeni per kete.
        Me te vertete nuk e kuptoj optimizmin tuaj, ku mbas 30 vjeteve te besh kater ” vila “, nuk do te thone te ecesh ngadal por ne krah te kundert.
        Eshte vete kjo qeveri qe ka bllokuar cdo inisiative te bisnesit te vogel ne Shqiperi, e ju akoma merreni me inkurajimin e kesaj qeverie per bisnes !! Mos ti numeroj demet qe kjo qeveri i ka bere ekonomise dhe popullit te vet.
        Skemi pare gje akoma se cfar eshte ne gjendje me ba kjo qeveri kunder nesh. Skandalet e kesaj qeverie nuk numerohen. Kur keta te bien nga pushteti dhe te dalin sheshit hordheku i tyre, Sali Berisha do duket ” shejt “.

  8. Ergys says:

    Shqiptaret duhet te rrine ne vendin e tyre.Vetem zgjebsat qe kane gjetur pune mbas partive duhet te qerohen nga ky vend.Shqiptaret e ndershem punetore dhe emigrantet qe mbajten gjalle vendin duhet te ndertojne vendin e tyre.Kush e ka punen nga partite politike te zhduket nga shqipria dhe mos te kthehet me se nuk e meritojne vendin e bekuar.

  9. Kopjo e Vilave te pushuseve dimeror ne Llogora.
    Eh c’nostalgji..?

  10. Ani says:

    Filloi dhe ky ne medalje sle gje pa mare….

  11. kastro says:

    Si ka mundesi,qe ka njerez qe as kjo bukuri,as kjo panorame,por dhe politike inkurajuese per turizmin etj.,nuk ja mbush mendjen,se edi eshte asgje me shume,se nje njeri qe vlereson punen dhe arritjet.Kaq.Nuk mungojne insinuatat,dalldisjet per te gjetur variante injorimi,kritikash etj.Gjerat e mira behen ngadale.Kurse eunuket e punes,presin 25 Prillin,qe te fillojne shvatjen dhe kaosin.!

  12. Kozmo says:

    Bravoo! Shqiperia duhet te dali nga Mesjeta.
    Kemi nje vend shume te bukur, NJE PERLE TE VERTETE, GJYNAH QE SALI RRUMPALLA E BERI SHQIPERINE SI MOS ME KEQ .

  13. Piro says:

    Kemi 30 vjet qe ndertojme rremuje. Harxhojme siperfaqe dhe fonde per ndertime rremujr dhe qe s’i rezistojne kohes. Ndersa keta kater ndertojne me shije, klas dhe uniformitet, jo kuturu, nje me tjegulla te kuqe e tjetri me te zeza. Kur shikon keto ndertesa ndjen kenaqsi. Bravo e i gezofshi!

  14. shqip says:

    E vetmja gjë që nuk do dëshiroja, që ky investim mos jetë si resorti i Balilit. Dmth me “paratë e shqiptarëve janë të pastra”, (SB) . Tani per inat te Rames, Ilir Meta do dekorojë Shkerdhen Berishën. Si një i ri që investon në Gërdec. Herën e parë për demontimin e tërë fshatit me gjithë bagëti. Dhe herën e dytë me 1 milion euro kredi bankare. Nga të cilat gjysma për vilën e çiftit Armina, që bën lekë me brekë, dhe Shkerdheni sy peshkaqeni, që do hapi fabrikë boronicash.

  15. Lulishtari dixhital says:

    I njejti model duhet bere edhe per shtepite private neper qytete. Cdo qyteti ti behet nje model sesi duhet ti kene shtepite dhe sidomos hapsirat perreth tyre. Kur do ti zhdukim edhe ne muret dhe gardhet rrethues mjeran rrotull shtepive, nje zakon i turpshem mesjetar qe akoma mbahet gjalle neper qytetet tona dhe ti zevendesojme me lule e lulishte te vogla rrethuese? Tek ne mbjellin akoma hardhi neper bahce dhe vazhdojne ti ngrene kazanet e rakise dy tre muaj rresht ne vjeshte!!! Pijanec populli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje