Nuk do t'ia bëjmë atë nder Edi Ramës

1 Nëntor 2020, 11:06Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Mes Monës që thotë se nuk ka COVID 19 fare dhe Lulit, që ka lënë të gjitha punët e tjera dhe po merret vetëm me pandeminë, ne nuk do të zgjedhim asnjërin.

Ne nuk do të presim që sëmundja, larg qoftë, të na vijë tek familjet tona, që ta pranojmë se ajo ekziston. Sepse dija njerëzore është krijuar në mijëra vjet që të mos e provosh domosdoshmërisht në kurriz për ta njohur të keqen.

Nga ana tjetër të fokusohesh vetëm tek mënyra se si qeveria po e administron situatën e shkaktuar nga vala e dytë e koronavirusit, i bën nder Edi Ramës.

Në kushtet që po mbyllen hermetikisht dhe po rikarantinohen vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të Europës, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe të kërkosh dhe gjesh probleme të vogla tek sistemi ynë i lodhur shëndetësor.

Ndërkohë që edhe në kohë kolere qeveria e stërkonsumuar e Edi Ramës nuk ka hequr dorë nga asnjë prej veseve të tjera. Dhe ne kemi prova dhe fakte të përditshme që ajo e ka dorën e rëndë.

Nëse do të duam ta rrëzojmë realisht më 25 prill duhet të merremi më shumë me arsyet e tjera, se po të jetë për COVID-in e dinë edhe fëmijët që nuk ka ardhur në këtë botë dhe as nuk do të largohet prej saj vetëm për Shqipërinë.

12 komente në “Nuk do t’ia bëjmë atë nder Edi Ramës”

  1. Realiteti says:

    Ke mbet pa oturak o deshtak. Ty ste deshën të tute e jo populli. Vemje.

    1. Turi says:

      Dmth Patozi thote “Mos ta sulmojme Edi Ramen te pandemia se i bejme nder”.

  2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Kete kolaps ne mjeksi e filloi dr mortja komunisti sali.
    Imagjino nje dr te fokusohet me shume ne pasurimin e familjes se tij se sa te mjeksija

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Ky Patozi kujton se shqiptaret kane harruar qe ishte 20 vjet perkrahes i Saliut???
    Po ti o Mero c’na i boton cdo budallallek qe thote Patozi???

  4. George says:

    Nese Edi Rama e ka “doren e rende”, Astrit Patozi t’i lere llafet dhe te paraqese faktet…

  5. PeDe-ja e Salih-ut says:

    O Patoz ore Patoz.
    Shkove deri në Patos.
    Ike shul
    Dhe erdhe Lloz.

    LUL-it vari shulin.
    Dhe Mona-s vari bidonat.

  6. qytetar says:

    O zot kush pretendon pushtet !

  7. Koti says:

    Nëse je i sinqertë, na trego si ishin spitalet në kohën tënde dhe si janë tani. Po the të vërtetën, mund të jesh i besueshëm që ke reaguar dhe të marrësh ca vota. Përndryshe vazhdo bjeri legenit…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ik o fytyre shpulle ik se ste voton kush ty.. Ish sekretar parti I hedhur ne rruge si Zhelja Zhelefine..

  9. tony says:

    O Astrit a edi vleren e vetes , sa forcē dhe sa pergatitje ideopolitike ke ti te pērbsllesg me Edi Ramen. Mos te rrej menja kot ti dhe lopet nuk i rruan dot jo te përballesh me ate që nuk po përballet njeri.ok rri urte mis si bishti para sqeparit ti i fundit i i te fundme se ke para shume te tjere te cilet te kane dhene mesim ty. ok.

  10. Berti says:

    Patozi eshte opozita e vertete, kush nuk eshte i kenaqur nga Qeveria aktuale, duhen te votojne Patozin, Jozefinen, R.Hajdarin. Jo Kriminelat Sali Berisha, dhe Ilir Meta

  11. Ladi says:

    Ky patozi flet kot se kujton qe duke folur njerzit do kthejne koken nga ai. Te gjitheata qe kane dale nga partia e Berishes jane te deshtuar. Te njejten fat do kete dhe Jozefina. Ju jeni sperkatur me eren e Saliut dhe nuk beheni sa do te kerceni pupthi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje