Koçi, me të rinjtë: Vota në 25 prill duhet të shkojë për PS dhe jo për ata që vrasin në bulevard qytetar të pafajshëm

31 Tetor 2020, 23:08Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialiste dega Fier, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi vijon takimet me strukturat dhe qytetarët në kuadër të riorganizimit të partisë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Së fundmi numri 1 i socialistëve të Fierit ka zhvilluar një takim me vajza dhe djem të FRESSH në këtë qytet, ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga ato që janë diskutuar aty.

Mes të tjerash zoti Koçi ka thumbuar edhe opozitë kur ka theksuar se në 25 prill vota duhet të shkojë për PS dhe jo për ata që vranë qytetarët e pafajshëm, referuar ’21 janarit.

“Këto ditë me vajza e djem të FRESSH: Le të udhëhiqemi nga modelet politike progresiste të njerëzve punëdashës dhe shpirtmirë që ka në PS dhe jo nga ata që rrëmbejnë pushkën për të vrarë qytetarë të pafajshëm në bulevard, apo nga ata që prej Presidencës dëshmojnë lajthitje publike”, shkruan zv/ministri Koçi.

5 komente në “Koçi, me të rinjtë: Vota në 25 prill duhet të shkojë për PS dhe jo për ata që vrasin në bulevard qytetar të pafajshëm”

  1. Zylo says:

    Prandaj derdellit Likja i Mones.Se e kishit rastin per ta shuajtur si LSI tani po ju ben corap ne cdo vend qe shkon.PS parti pa shtylle kurrizore.

  2. ERTV says:

    O Petro ti shumë mirë që flet dhe angazhohesh.
    Edhe pse keni ngel pak nga “garda e vjetër”.
    Ky rehabilitimi dhe riciklimi yt mua më duket, si rehabilitimi i Koçi Xoxes (ndjesë pastë).
    Më është surprizë se pse të kthyen përsëri në bazë.
    Dhe automatikisht pyes veten !?
    Pse Petron, ose pse të shkoj Petro përsëri ne FR.
    Dhe mu kujtua ai i bashkisë (A.Subashi në mos gaboj) që për hir të së vërtetës dhe i ka bërë do punë andej nga FR.
    Pse joo Armando por ti?
    Pse po e lënë “në heshtje” atë!
    Çfarë bëri dhe ku i zhgënjeu ai apo ose pse vetë ai u mërzit.
    Dhe mqs, nuk më bie “gjë e madhe” në mendje.
    Mu kujtuan incereratatorët në FR.
    A thua vallë Armando është mërzitur për to se e nxorrët jashtë loje??? (Shortcut)
    Apo ju u mërzitet se si ai e ka menaxhuar situatën.
    Thonë se Edi mërzitet shpejt Petro…
    (Gjyshja ime, ndjesë pastë thoshte gjithmonë:
    “Ku ka zë, nuk është pa gjë”).
    Boji t’fala Rilindjes, Petro.

  3. Llogjika te con ne drejtim te kundert,te asaj qe thot ky “Koqe”.Per mos kallezim te krimit Popullin e thjesht e dergoni ne burg ! Po ju te PS qe i dini vrasesit,dhe keni pushtetin tet vite,perse nuk i denoni por beheni bashkfajtor !!!

  4. e deshpruara says:

    zoti koci ku ka te rinj fieri shumica ka ikur te tjeret flen gjume hapni vende pune ore se i shkateruat rinin dhe familjt shqiptare turp per ju keni surrat dhe dilni neper mbledhje kam vajzen pa pune ka 2 vjet me shkoll te larte dhe me master e shkelqyer po skam para ta fus ne pune se doni 6 miljon leke turp

  5. votusi says:

    Nuk keni vota deri sa te hiqni baxhellat qe keni vene ne arsim ne Fier te korruptuarit ne bashki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje