Sa like marrin politikanët shqiptarë në Facebook? Rama në krye, surprizon Topalli e dyta. Meta dhe Kryemadhi të fundit

31 Tetor 2020, 21:14Politika TEMA

Ndërkohe që çdo forcë politike propagandon sondazhet e veta në të cilat të gjithë dalin fitues dhe që në të vërtetë asnjëri nuk i tregon, një test në pëlqimin e politikanëve vjen nga Facebook.

Pa dashur t’i japim këtyre të dhënave asnjë vlerë absolute, por vetëm një tendencë pëlqimi nga ana e botës së social-mediave (një kriter i përdorur nga të gjithë politikanët perëndimorë), llogaritëm mesataren e pëlqimeve (like) të marra nga disa nga protagonistët kryesorë të politikës në 10 postimet e tyre të fundit në facebook.

Dhe rezultati (i verifikueshëm nga secili pasi të dhënat janë online) nuk i lë hapësirë dyshimeve: Edhe pse pjesa më e madhe e mediave online dhe analistëve janë kundër Edi Ramës (ose ndoshta pikërisht falë kësaj) kryeministri vazhdon ta fitojë betejën e pëlqimit në mediat sociale.

Në vend të dytë është, surprizë, Jozefina Topalli që pak ditë më parë lajmëroi lindjen e një force të re politike ndërsa presidenti Ilir Meta që pretendon se flet në emër të gjithë popullit shqiptar, është në vendin e parafundit. Më keq se ai është vetëm liderja e LSI-së që është dhe gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

Kjo është mesatarja e pëlqimeve (like) për 10 postimet e fundit e matur sot nga redaksia e Shqiptarja.com në orën 18.30.

1) Edi Rama: 4160 like

2) Jozefina Topalli: 2100 like

3) Erion Veliaj: 2020 like

4) Rudina Hajdari: 1734 like

5) Lulzim Basha: 1455 like

6) Sali Berisha: 1128 like

7) Ilir Meta: 755 like

8) Monika Kryemadhi: 514 like/

5 komente në “Sa like marrin politikanët shqiptarë në Facebook? Rama në krye, surprizon Topalli e dyta. Meta dhe Kryemadhi të fundit”

  1. Juristi says:

    Fillojne neser me ble like,Mona,Meta etj.Pa problem, pare kane.

  2. Daut says:

    Kjo eshte edhe gjendja që do reflektohet në zgkedhje….!

  3. Like goldenboy says:

    I keni llogarritur gabim.
    Se Likja nuk merr 755 Like.
    Se një është vetë Like shkojnë 756.
    Po ashtu dhe Mona jo 514 merr dhe nga Likja nje Like tjetër dhe shkon 515 Like
    Veç nqs ky nuk ja jep asaj Lick-en!

  4. todi says:

    Të dashur gazetarë, sipas drejtëshkrimit , në gjuhën shqipe fjala shkruhet ashtu siç shqiptohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje