Ervin Salianji ka komentuar votat kundër të të gjithë anëtarëve të Komisionit të ngritur për të përzgjedhur kandidaturat për deputet.
i ftuar në “News 24”, ai u pyet lidhur me kontestimin unison ku deklaroi se kjo gjë ka pak rëndësi për të.
Ai shtoi se “nuk iu vendos assesi flakën interesit të demokratëve” dhe se në PD ka shumë anëtarë që e duan.
Salianji vlerësoi se e shikon politikën si mision dhe jo si një interes personal.
“Demokratët kanë reaguar në këtë javë për këtë vendim-marrje të Komisionit. Unë me PD-në jam bashkuar në opozitë, jam përplasur ballazi me qeverinë dhe në PD kam qenë dhe do të jem, e do të jap kontributin tim në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ky është një proces ky Lulzim Basha delegon vendim-marrje për të demokratizuar më tej PD-në. Komisioni shoshit kandidaturat dhe në fund vendoset se kush do të jetë kandidat për deputet.
Ne jemi të bashkuar dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Unë do të vazhdoj të bëj politikë dhe nuk ka fare rëndësi nëse jam apo jo kandidat për deputet.
Do të vazhdoj të kontribuoj njësoj dhe fuqishëm në Partinë Demokratike.
Kam bërë opozitë të fortë në një kohë të vështirë. Nuk ka pushtet abuzues në PD.
E rëndësishme është që në fund ne shkojmë të bashkuar në zgjedhje për të mposhtur Edi Ramën.
Do të jem me PD-në në çdo rast. Nuk iu vu flakën interesit të demokratëve. Jam ndër personat më të votuar.
Ka pasur komunikim publik të PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Raporti mes meje dhe Lulzim Bashës nuk ka ndryshuar”, tha Salianji.
Ervin Salianji theksoi se PD sot ka mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë dhe do të mposhtë Edi Ramën në zgjedhje.
“Isha në Korçë në mënyrë normale. Nuk kishte asnjë lidhje me vendimin e Komisionin.
Isha pranë strukturave të PD-së, gjë që e bëj përherë, kjo është puna ime. Entuziazmi duket qartë.
Mbështetja për PD-në është si kurrë ndonjëherë.
Unë përherë kam luftuar që PD të jetë më e fortë. Është qëndrim normal, siç unë di të bëj politikë.
Kam qenë aty ku korrupsioni e skandalet kanë qenë të mëdha”, deklaroi Salianji.
Vendimi i komisionit kundër Salianjit u bazua lidhur me procesin gjyqësor që ish deputeti ka pas zbulimit nga prokuroria të inskenimit “Babale” ku ai në bashkëpunim me persona të tjerë fabrikoi një histori për të goditur ish ministrin e Brendshëm.
Te lutemi mos e nderpre veprimtarine e ” shquar ” politike,sepse do te ishte nje ” humbje ” e jashtezakoneshme per politiken shqiptare.
Nuk e kupton more zoteri, se eleminimi nga kanditatura per deputet eshte bere me qellimin e mire, qe ti te jeshe me I lire, me I fresket per te ” kompozuar” serialin e dyte e ne vazhdim te poshtersise BABALE !?
Kujdes se mos te eleminon dhe Dylqina.