Fatmir Mediu, kritika ndaj Bashës dhe opozitës: Jo të presë ç’mund të bëjë Rama, por të mobilizohemi

31 Tetor 2020, 18:22Politika TEMA

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu ka përsëritur  thirrjen ndaj opozitës se duhet të tregojë alternativën e saj.

“Edi Rama nuk do të ndalet për të manipuluar zgjedhjet, për të vjedhur votat, edhe sikur Shqipëria të përjashtohet nga procesi i integrimit europian.

Kemi përballë një njeri të papërgjegjshëm, i cili po shkatërron vendin, e ka ndarë vendin, po na ndan nga BE por edhe nga njëri tjetri.

Dhe para kësaj situate është detyrë imediate e opozitës jo të presë se ç’mund të bëjë Edi Rama, por të presë se ç’mund të bëjë vetë.

Gjëja më e mirë që mund të bëjë opozita është të ulet me njerëzit e saj se ç’duhet të bëjë në çdo qendër votimi.

Për të identifikuar votuesit tanë, për t’i mundësuar atyre që të votojnë, për ti mbrojtur votën dhe për të bërë të mundur që më 25 prill të largojmë këtë qeveri dhe të kthejmë shqiptarët në rrugën drejt Europës”, tha Mediu.

Nga Fieri, ku zhvilloi një takim me strukturat, Mediu akuzoi Ramën se ka instaluar në vend pushtetin e krimit dhe korrupsionit, e në këto kushte, ai ripërsëriti thirrjen drejtuar Presidentit Meta për të shpërndarë parlamentin.

5 komente në “Fatmir Mediu, kritika ndaj Bashës dhe opozitës: Jo të presë ç’mund të bëjë Rama, por të mobilizohemi”

  1. Trotski says:

    Prite dhe Ti Zagar i Neveritshem se Pas Qafe e ke Saterin e Drejtesise.Trafikant Delenxhi e Kurvar pa Yzengji.

  2. Kete opoziten tone vetem ijnorantet si vetja e tyre e kupton. Ane e mbane therrasin se fitoren ekanene xhep , mbi 100 deputete, dhe ne vend qe te hedhin valle zene e ulurasin…. Ka njeri t’na i shpegoi ? Jo po uluasin ,por po dridhen …. Perendia u mbajte mendjen. Si thote aktorja per Ollgen,kur zbret nga shkallet? Si e pa ollgen qe po fliste me vete ,doli jashte e tha : “Qofte pa zarar,pa…..!” Edhe puna e opozites sone. Jane te gezuar ,por kane filluar te flasin me vete…. ” Qofte pa zararpa…!”

  3. Lili says:

    Edhe ti bash me lulzim bashen bukur shume e keni ndihmuar Ramen me ardh ne pushtet e me fut Shqiperine ne kete katastrofe! Bukur shume , aq shume se bashke duhet me ju vu nje shkelm te gjitheve ju qe ishit me rend ne pushtet gjate ketyre 30 viteve!

  4. Deputet i biri botës says:

    Të mobilizohesh??
    Mobilizimi yt do të thotë të bëhesh me Xenin…
    GËRDAAAAUUUUU???

  5. fatosi says:

    Jepi medi, edhe nje shperthim tjeter si gerdeci dhe i fituat zgjedhjet. O burra hajdute dhe kriminele shakterrojeni edhe nje here kete vend se sapo e merr pak vehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje