“Arbitrazhi, rrezik për financat”, Meta ultimatum Avokaturës së Shtetit: Nëse deri të hënën s'më ktheni përgjigje, ua tregoj unë

31 Tetor 2020, 15:57Politika TEMA

Kreu i shtetit Ilir Meta dha alarmin pak kohë më parë për rrezikun që kanë për financat vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit. Ai bën të ditur se i ka dërguar kërkesë për informacion avokaturës së shtetit, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

Ai thotë se nëse nuk merr një përgjigje deri të hënën do të ndërmarrë hapat ligjor për shpërdorim detyre në organet ligjzbatuese për këdo që është bërë pengesë për dhënie informacioni.

KERKESA E METES

_____________________ _____________________

R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr. Prot.2391/2                                                                                              Tiranë, më 29.10.2020

Lënda: Thirrja e tretë për Avokaturën e Shtetit për dhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

AVOKATURËS SË SHTETIT

                                    MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Për dijeni:                                            KRYEMINISTRISË

Tiranë

Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,

Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës,ju është kërkuarinformacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditëpa asnjëpërgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionittë kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju ështëlënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjëpërgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende njëpërgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave tëvendit.

Presidenti i Republikës,në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës sëhënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe tëmos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale.

E nderuar zonja ministre e Financave dhe Ekonomisë,

Referuar kësaj situate aspak tëlogjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të tretaqë ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit)mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer.

Shprehim besimin se nga ana juaj nuk do të ketë vonesa në përcjelljen e këtyre të dhënave.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

                                                                                                        Ornela Zonja

11 komente në ““Arbitrazhi, rrezik për financat”, Meta ultimatum Avokaturës së Shtetit: Nëse deri të hënën s’më ktheni përgjigje, ua tregoj unë”

  1. Teki Çobanaj says:

    Ti hajë munë.
    Tu a rruajë , parç e mbrapç, edhe të pirdhet nga ka dalë.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Më vjen keq
    ZShTZ Malsor
    këto janë
    sekret shtetror.
    Ti nga burgu
    mbase pret
    se do mbyllen
    për dhjetë vjet!

  3. Dridhe Like, se na fike says:

    O Like, po ule pak pushkën or trim.
    Se mos të laget baruti…
    Për kë do informacion?
    Për Kurumin që je vetë nga mbrapa.
    Apo për Actor në rrugën EL-TR…
    Po lëri këto filma o artist..
    Ghej ndonjë cep andej dhe kaloja mirë fundjavën.
    Me ndonjë gotë raki e me shoqni të standartit tënd.
    E harroju pak …
    Se me javën e re, fillon dhe muaj i ri.
    Ta gëzojë Baftjari, me raki Skrapari !
    Ta gëzojë Iliri, se është bërë si mace mulliri.
    Edo, kujdes presidentin…!

  4. Vicidoli says:

    Do u hashe mune

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Do te dije ku i vajti 7%-ci. Mos I kthe pergjigje.. Do te zvarrisi shtetin si cdo gje tjeter.. Lere ti dergoj leter Venecias edhe per kete..

  6. Shkodra says:

    Po ku pjerdhin per ty bastard…ore bajge lope…

  7. Tani says:

    Nqs përfshihet në tagrin ligjor te presidentit e drejta për të marre një informacion të tille , nuk e kuptoj arsyen pse nuk ja vënë në dispozicion.

  8. USA says:

    Ne dispozicion duhet ti vene hekurat,i ka pas hak me kohe e me vakt,njeri qesharak,se pjerdh kush por hiqet sikur do bej namin,hajde dordolec,hajde!

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Po t’i pergjigjes cdo qeni qe leh rruges,nuk arrin kurre ne destinacion… ?

  10. Zigur Qarri says:

    Ilir Floriri eshte gjak tharet
    O te vret
    O te rruan karet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje