Përballë një kundërshtari që nuk është më i besueshëm as në vetë radhët e anëtarësisë së tij, Partia Socialiste hyn në zgjedhjet e 25 Prillit për të sfiduar rezultatin e vitit 2017. Kështu u shpreh në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Çelësi i fitores më të thellë, sipas Veliajt, është nisma “Edhe një”.
“Kur je kampion historik i këtij vendi, i këtij qyteti, i kësaj Njësie, siç është PS, atëherë garën e kemi me veten tonë. Ne duhet të dalim më mirë se rekordi i fundit që kishim në vitin 2017. Vetëm nëse ne e ndajmë fushatën tonë në ditë, ku secili prej nesh kontribuon, secili prej nesh shton dikë tjetër, secili prej nesh e shumon familjen tonë me një shok, me një shoqe, me një mik, vetëm atëherë ne do të arrijmë një fitore që është më e madhe se 2017,” u shpreh Veliaj.
Veliaj tha se ka ardhur koha që çdo demokrat të distancohet nga lidershipi i kësaj partie, i cili nuk përfaqëson më asnjë prej interesave, halleve, shqetësimeve që ata kanë.
“Nuk janë armiqtë tanë. Ata janë më të ngjashëm me ne, se me kryetarët e partive të tyre. Takova plot në njësi të shqetësuar se kur do të fillojë shkolla dhe si do të jenë turnet. Ky tingëllon si një hall që e kemi dhe ne. Ishin të shqetësuar nëse dëmshpërblimet e tërmetit do të jepen para Vitit të Ri dhe do jepen, por ky është një hall si hallet tona. Ndërkohë po të shohësh hallet e Lulit? E dëgjuat sot në lajme? Tani jam i bindur dhe më besojnë të gjithë, ai nuk do i ndahet inceneratorëve derisa ata të paguajnë gjobën. Nuk iu nda Rrugës Durrës-Kukës. Sa mori gjobën, e la. Ju kujtohet? Një muaj thoshte “kullat-kulla”. Sa mori lekët e kullave, e la. Ishte një kohë, “oligarkët-oligarkët”. Sa mori vilat në Lundër dhe në Lalëz, e la. Halli i tij është, “kujt do t’i vë gjobë këtë muaj”? Po ky nuk është halli i demokratëve të thjeshtë. Demokrati i thjeshtë ka të njëjtat halle si ne, ndaj duhet të jetë në një familje me ne për të zgjidhur hallet tona të përbashkëta,” u shpreh Veliaj.
Erion Veliaj tha se ajo që diferencon forcën politike që ai drejton në Tiranë është pikërisht qasja ndaj njerëzve, përulësia dhe respekti: “Unë besoj fort që një nga arsyet se pse PS fiton, jo se ne dukemi ndryshe nga të tjerët, se ne dukemi njësoj si gjithë të tjerët, jo se ne vishemi ndryshe nga të tjerët sepse vihemi njësoj si gjithë të tjerët, pra ne nuk kemi nga ana fizike asnjë gjë ndryshe nga të tjerët, por kemi diçka që është këtu brenda, që është tek karakteri ynë, tek zemra jonë dhe që quhet njerëzillëku, trajtimi i njerëzve me respekt, me dashuri, me mirënjohje, me përulje, me shërbesë. Kjo është diferenca.”
Pastro lanen se do permbytemi ne te njesis 7, e ke premtuar dhe nuk po e zbaton.kemi te drejte te te themi mashtrues?
Sa punon ky lalka qeratai.
Kampione është PS jo ti o Erion i vogël
Edhe një ty se do me shku nga 99-ç – 100-ç.
Sa bukur zotrote i denoncoke të gjitha këto.
Po sa mirë i ditke dhe njifke mekanizmat e gjobave.
Po si ka mundësi që s’shkoni dhe beni një denoncim real për të gjitha këto “gjoba”.
(Për shtëpitë e Lulit dhe makinat e unazes dhe se do shkoje, a shkove ?).
O Erion po ti je 99-ç o shok dhe për ata që janë të 99-ve populli Shqiptar nuk ka fare pershtypje dhe opinion të mirë historik.
E thënë shqip, bëj ca punë që të bësh dhe ti ca lekë aty ku je se me PS ty nuk te lidh asgjë o 99-ç.
Ti je po pjesë e llumit si dhe gjithë këta të tjerët.
Te gjitha këto që po ben janë show në funksion të imazhit tënd. (Ku asnjëri nuk është futur në thellësi të analizojë kostot reale dhe vlerat reale të punëve publile të bëra).
Por të gjithë në mjaftohemi me outputting, fasadën dhe show-n.
As mos e kalo nëpër mend se ti do ti marresh një ditë PS edhe sikur Edi te iki që nesër dhe pse I ke fut 99-çat e tu kudo. .
Jeni shumë pak dhe shumë të vegjël per nje tagër aq të madh sa PS.
Bashkohuni me ne u thote ky i zgjuari se ne dime te vjedhim me mire se keta te PDs. Muti i ati mut i biri, mut ai qe beri t’ane i thone kesaj pune. Votoni dele, votoni perseri per nje thes miell.