Nga Altin Ketro
Një sërë analistësh politikë që janë pranë kampit opozitar, të cilët kanë një qasje agresive ndaj kryeministrit Rama, qoftë kjo nëpër portale, qoftë kjo nëpër studiot televizive, po përpiqen të ngrenë në opinion publik tezën se: “Edi Rama është i vetmi kryeministër në këto tri dekada që ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet”.
Po i mëshojnë fort kësaj teze, sidomos duke theksuar se ai përdor “fuqinë e kartonëve”, për ta paraqitur kryeministrin Rama si një diktator, që nuk i duhet besuar një mandat i tretë.
Po realiteti është krejt ndryshe. Për një faj politik historik, PD e LSI braktisin 2 vjet përpara zgjedhjeve Kuvendin dhe djegin mandatet e deputetëve. Liderët opozitarë, të bindur se në Kuvend nuk do i pasonte kurrkush nga listat e tyre, e ndërmorën këtë hap ekstrem për ta futur në krizë Kuvendin e Shqipërisë, me përfaqësim të vetëm një partie politike. Duke pasur si skenar vijues dhunën në rrugë me protesta që shoqëroheshin me hedhje bombash molotov dhe tentativa për të mësyrë institucionet kushtetuese, strategjia ishte provokimi i zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri teknike tranzitore.
A meriton respekt një opozitë e tillë kaq djallëzore, që e kërkonte rrugën e pushtetit nëpërmjet dhunës?! Logjikisht JO! Por “diktatori” Rama, ndonëse opozita PD- LSI nuk kishte më asnjë përfaqësim institucional, u dha dorën e bashkëpunimit duke ngritur Këshillin Politik, një organizëm joligjor ku do diskutoheshin çështje që kishin të bënin me reformën zgjedhore. Dhe të mendosh që mazhoranca socialiste e kishte ngritur më herët komisionin parlamentar të kësaj reforme, i cili praktikisht doli në plan të dytë sepse fuqinë e mori Këshilli Politik.
Por, që të vijmë tek votimi i “njëanshëm” prej mazhorancës socialiste, duhet të bëjmë nja dy paralelizma për të kuptuar edhe këta analistët se çfarë është të votosh njëanshmërisht duke përdorur forcën e kartonit dhe duke mos kërkuar konsensus me opozitën.
Historia nis me zgjedhjen e presidentëve të republikës. Në vitin 2002, ndonëse socialistët i kishin votat e nevojshme, zgjodhën me konsensusin e opozitës emrin e përzgjedhur prej tyre, atë të zotit Moisiu.
Pesë vjet më pas, në vitin 2007, mazhoranca demokrate me kryeministrin Berisha, nuk i kishin votat për të zgjedhur presidentin. Jo vetëm që nuk i ofruan Partisë Socialiste mundësinë që ta përzgjidhte ajo një kandidat konsensual, por arritën deri aty sa të “peshkojnë” 6 vota nga opozita duke zgjedhur si president numrin dy të PD-së Pa ato 6 vota, vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Vijojmë 5 vjet më vonë, në vitin 2012, ku sërish PD-ja dhe Berisha ishin në pushtet. Edhe kësaj here refuzuan që të zgjidhnin një emër konsensual së bashku me opozitën socialiste dhe votuan njëanshmërisht një prej figurave kryesore të PD-së, ministrin e saj të Brendshëm.
Duke u kthyer paksa në kohë, në vitin 2011, kur diskutohej emri i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sërish Berisha nuk ia ofroi përzgjedhjen opozitës socialiste, por vendosi me forcën e kartonin si kryetar një deputet e ministër të tijin.
Mund të lindë natyrshëm pyetja: Po ç’lidhje ka në këtë rast, nga njëra anë rregullat zgjedhore e nga ana tjetër zgjedhja e një presidenti apo kryetari të KLSH?
Lidhja është e qartë dhe kuptimplotë. Kur Sali Berisha dhe Partia Demokratike i kanë pasur numrat në Kuvend, nuk e kanë begenisur fare opozitën, por kanë vendosur si e kanë menduar vetë. Nëse deri tani nuk kemi pasur rregulla zgjedhore të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Partia Demokratike, kjo ka ndodhur sepse ajo nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për ta bërë këtë gjë.
Kush dyshon se nuk do ta bënte, mjafton që të lexojë edhe njëherë shembujt e mësipërm, për të kuptuar që Berisha e të tijtë nuk të falnin nëse numrat në Kuvend ua lejonin. Jo që Këshill Politik nuk do të kishin pranuar të ngrinin për të zhvlerësuar indirekt Kuvendin, jo që do votonin një Kod Zgjedhor të hartuar prej tyre, por me shumë gjasë opozitën do ta kishin konsideruar si organizatë terroriste e do ta kishin nxjerrë jashtë ligjit, nëse skenat e përditshme të dhunës së demokratëve ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit do t’i kishin bërë socialistët.
Dhe së fundi, ata deputetë që zëvendësuan të larguarit e PD-së e LSI-së quajini si të doni, po ligjërisht ata njihen si të përzgjedhur prej Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Vota e tyre ishte përcaktuese për të kaluar kërkesat e PD-së të materializuar në marrëveshjen e 5 qershorit.
Në këmbim të votës së tyre, ata morën premtimin solemn të kryeministrit Rama se do u plotësohej kërkesa për lista të hapura dhe ulje të pragut elektoral. Praktikisht, mazhoranca socialiste u bë thjesht një notere e kërkesave të opozitës jashtëparlamentare e asaj parlamentare, duke u munduar të ekstrem që të harmonizojë sa të mundet kërkesat e tyre që hera herës binin në kontradiktë me njëra- tjetrën.
E pra, gjithë këto negociata, gjithë këto lëshime, gjithë këto begenisje ndaj gjithë llojeve të opozitës, nuk mund t’i bëjë një diktator. Një diktator ulet e shkruan vetë një ligj nga fillimi në fund dhe i vë të gjitha palët përpara faktit të kryer. A jemi në këtë rast përpara një situate të tillë? A kemi të bëjmë në këtë rast me një diktator që analistët opozitar duan ta identifikojnë me Ramën? Përgjigja i takon lexuesit.
Anal-istat prane opozites i pame dhe tek Zone e Lire perballe badallait qe fatkeqesisht eshte predident. Te gjithe rrimin si qypa dhe degjonin gomarlleqet e njeriut me negativ e me te korruptuar te Shqiperise qe kohet e fundit eshte cmendur fare. Aty-ketu i krihnin nga pak bishtin me rradhe duke filluar nga i peshtiri Çani. Gazetare pisa qe veç gazetare nuk jane. Jaae punetore te LSI apo PD.
Ja e thua? Mirë bën që ja kujton lexuesit!
Po kujt ja thua?!
Politikanëve të opozitës? Gazetarëve rëmujaxhin dhe fjalorëndyrë?!
E pra e zeza mbi të bardhën, faktet historike, janë kokëfortë dhe ato janë në favor të PS-së dhe Kry/mina. aktual z. Rama.
Jemi i vetmi vend ne Europen Lindore,bashke me Sebine qe doli nga totilotarizmi titist 12-13 vite me vone se ne,qe komunistet,bashkepunetotet e sigurimit dhe bijte e ish shtetareve komuniste drejtojne vendin.
Kuptohet qe ne Shqiperi keta njerez ishin dhe per nje fare kohe ata do drejtonin,por jo,jo 30 vjet es eshte shume.
Nuk ka nevoje per shume komente dhe loje fjalesh.
Berisha lindi,u rrit dhe e be 50 vjeç komunist ,militant dhe fanatik enverist.Ne moshen 55-60 vjeç,ne regjimin nga vinte ai ,dilje ne pension.Pra ne vitin 1994-95,Berisha do ishte pensionist.Ne kete kohe ai doli ne krye te shtetit demokratik,me gjak,mendje,shpirt dhe trup komunisti.
Si i tille ai nuk ndryshon dot dhe i do te gjitha,i do dhe po nuk i mori,mund te vrase,te djege,te shkaterroje dhe te marre çdo gje pa pyetur per rregulla dhe ligje.E tille eshte edukata dhe formimi komunist.
Vetem kur te largohet kjo krijese komuniste kriminale nga politika,vendi do kete politikane tolerante dhe do mund te prosperoje dhe te kete mireqenie dhe liri reale.
Te gjithe analitet nuk meritojne kete etiketim dhe ata jane te gjithe vegla te berishizmit dhe vetem per nje gje shume te vogel,se ata jane paguare dhe paguhen me leket e krimit te Saleh mutit kreminelit me te madh per keto 108 vjete Shqiperi nidipendente.
Po ti shikoni o Popull analistet kush jane : Amani more çfar tu them,Lubonja analist shume e çudteshme,dhe pastaj rreshojini me radhe si je palo Bushati bo bo me vjen per te vjelle lere lere fare kete pune .Keta ti marrin te keqen Edi Rames se ate qe po ben ai per shqiperine shqipetaret nuk e kane pare as ne enderr dhe bravo ja ku e ka vertetuare ky gazetari me qetesi dhe dore te arte.
saliu,luli,monika dhe iliri mutit që bën duhet t’i rrijnë sipër dhe mos te na çajnë menderen.Ata provuan metodat talebane duke u perpjekur te digjni instituciinet kushtetuese si jryeministrine dhe Kuvendin e Shqiperise dhe askush nuk u vra prej tyre.Ata dogjon mandatet duke marrë mendjen e nja dy -tre gazetareve që u bien daulleve te saliut me në krye fevziun dhe tani kerkojne favore që nuk i meritojne.Po te ishte saliu në pushtet dhe opozita te sillej si ata;sheshi para kryeministrise dhe kuvendin do ishte mbushur me kufoma.Nuk duhet lënë pa kujtuar se Çfarë beri me 21 Janar 2011 ku pritestuesit nuk u afruan tek dera e kryeministrise,por në rruge dhe ai i vrau 4 prej tyre.
Prandaj saliu dhe luli nuk duhen perfillur fare.Rrugen që zgjodhën ya mbajne me shëndet,ti rrijne siper mutit te tyre.
…PD LSI-femija i perkedhelur i Shqiperise qe e ka bere borxh per t’i futur shpulla surratit. Nuj dugen perfillur kaq shume, kane menderosur cdo gje aq sa edge te huajt pi thine qe Edi Rama e ka tepruar sjellhen me opoziten.
Urjah Hipi me i zellshem “opozitar ” eshte nje fare Robert Rakipllari,
nje injorant “par excellence” !
I ke rrjeshtuar sakte dhe qarte te gjitha faktet, qe populli i di fare mire; sa per analistet, mos u lodh kot, sepse ata i dine shume mire, po paguhen per ate qendrim; nuk kane turp, e kane ngrene me parate e turpit; me kete rast, mire Lubonja, Bushati, Shkullaku e kompani, por ka dale si nga gjirizi edhe nje far analisti” Abilekaj” apo trap-diplomati Nesho, qe i shohim nga nje studio TV tek tjetra….
“Kryesocialisti” me ndjeni kryerilindasi ngeli dhjet vjet me dy gishta lart , nuk i ndahet shpirti nga PDja ku aderij para vitit 2 mij , socialistet i perdor per te xhvatur votat e injoranteve socialist se un per vete nuk e votoj kte pler , as kte as kafshet dhe shkaterrimtaret e PD dhe LSI s jan te ter njelloj bandit antishqiptar qe ndajn zonat e influences dhe xhvatjes pa fund , hiqet socialist ky krye?ari partis fashiste te rilindjes me dy gishta lart . 0 popull mos votoni as kerken nga kta rrugaç.
Unë mendoj se llafet janë të tepërta.Po të duan të shpëtojmë Shqipërinë nga partia demokratike dhe ajo e LSI-së populli duhet të votojë masivisht partinë socialiste dhe partitë e reja që të paktën të largohen njerzit e komunizmit ose që mendojnë si komunistë.Rrugë tjetër për të shpëtuar të djathtën nuk ka.Çfarë do i afrojë Sala,Basha,Mona,Shehu,Mediu vëndit etj?Asgjë më tepër do bëjnë zhurmë se sa punë për vendin.Popull ti vendos dh ejo analistët votoni për më të mirë dhe jo pallavrat e opozitës…
Artikull i shkëlqyer. Fakte të pa kundërshtueshme. Ata nuk janë analistë apo opinionistë. Ata janë zëdhënsa të PD. Prandaj mos pritni të vërtetën prej tyre. Ata lehin në sahanin ku kullosin.
Perball presidentit karagjoz ishin disa gazetar karagjoz,dhe emisionin e drejtonte kryekaragjozi Cani,kjo eshte fytyra e opozites se sotme,mendoni per nje moment qe fatet e vendit tu besohen ketyre kllouneve!
Ai barboni dje thonte me pathos se do te beje publike te gjithe ata gazetare qe paguhen nga Soros, po ti shikoje dje ata qe kishte ne studio ulen koken si te zgjebosur seppae jane po ata qe paguhen nga ky bastard.
Ke te drejte,mik,keta asnjehere nuk kane patur vota per qeverisje dhe ne 92-shin,qe moren aq vota sa moren,organizuan me ndimen e UDBAS paramilitaret e tyre,struktura qe i disponojne edhe sot,qe simbas tyre ne analizen qe bene,identifikuan si kundershtare te tyre,popullsine rurale(fshataret) dhe ish ushtaraket deri ne ate shkalle qe i dhunonin fizikisht, deri ne ate shkalle sa u krijua bindja qe ti jepnin votat ketyre mostrave,qe te shpetonin nga dhunimi,veprime te cilat ata perpiqen dhe do te tentojne ti bejne gjate fushates per 25 prillin,te cilat per kushtet e sotme,do te deshtojne me turp dhe pergjegjsia ligjore do jete e menjehershme per ca aventurier politik me synyme te qarta destabilizuse,te dale jashte kontrollit menderisht,per ti shpetuar gjykimit per krimet e bera,do te deshtojne me turp dhe do te marin denimin qe meritojne
Mos na ka zend kovidi ate Lubonjen mor aman?. Se nuk po ja degjojme zerin ; perndryshe si kalores i mbrojtjes se lirise do kishte dale ne mbojtje te gazetarit qe po kercenohet per dite me jete nga presidenti i pasaportave..
kemi degjuar dhe kemi zugjeruar qe pd kurre nuk ka qene si lsi por vetem studimit dhe ringjallje si opozit kerkesat qe mund te shmangin opozitat jane ne thelbesi te levizjes me qene rini sapolindur i krahes se pushteteve mendesia qe kalbeson me qene ne krah qe quhet nje shkalle siperore qe vijon ne fushat e nje skuadre rifillim qe behen nje fushe zgjedhjes jane ne kohe te shkalles menushem terhiq e mos e keput .cdo opozit ka ngarkese nje sigurie te qorjentum per cka levizin ne drejtim te duhur apo jo . paragjykime dhe komletumet ne nje lider qe mund te askfiksojne nje hamendesi te quajtur vlersojme nje ndarje me shkeput ose me ngre krye cka mund te vendosin si majtas dhe djadhtas popullsia nje hamendesi zhgenjys qe themi vendosje ne shkalle te menushem cka zgjedhin ndarja dhe partite qe krijohen mund te shtypin nje verision qe mund te deshirojne cka mund te behet ne te vertet .aspekte