“Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”, Lleshaj kërkon ndjesë për deklaratën në Kuvend ndaj Myslim Murrizit

30 Tetor 2020, 18:30Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon ndjesë pas deklaratës së djeshme në Parlament kundër deputetit Myslim Murrizi, të cilit i tha “polic ke qenë dhe polic do të mbetesh”.

Nëpërmjet një sqarimi në rrjetet sociale, Lleshaj thekson se replika ndaj deputetit u bë për shkak të sulmeve të ulëta të tij ndaj Policisë së Shtetit.

Reagimi i Lleshajt

Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend.

Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

1. As dje dhe asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter, për arsyen e thjeshtë se e di mirë se ata që personifikohen si të tillë janë ndër njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet. Ata i japin këtij vendi shumë shërbim, sakrificë dhe nder.

2. Në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm, jam shprehur se qytetarët duhet të më shohin mua si ministër, tek çdo punonjës i Policisë së Shtetit, duke u IDENTIFIKUAR kështu personalisht me secilin prej tyre.
Ky identifikim me ndërgjegje të plotë me policët e Shqipërisë është më shumë se sa respekt për shërbimin e tyre. Dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë.

3. Replika ime e djeshme u bë në përgjigje të sulmeve të ulëta të deputetit Murrizi kundër Policisë së Shtetit, kundër etiketimeve të tij ndaj saj dhe në përpjekje për të sqaruar se, as deputetët nuk qëndrojnë mbi ligjin dhe se Policia nuk e ka tagrin për të zbatuar ndonjë ligj tjetër ndaj deputetëve, të ndryshëm nga ai që zbatohet për qytetarët e tjerë.

4. I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve.

5. As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic.

Vetëm sa i kam përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare.

Edhe një herë, ndjesë kujtdo që mund të ketë keqkuptuar reagimin tim të djeshëm!

34 komente në ““Polic ke qenë dhe polic do mbetesh”, Lleshaj kërkon ndjesë për deklaratën në Kuvend ndaj Myslim Murrizit”

  1. Ministria e L(L)eshit says:

    Ehhh merr Llesh.
    Kjo tregon se ju pavaresisht se kush mund jeni personalisht.
    Nuk ishit për pozicione politike.
    E boni si puna e asaj lopës që e mbushni, e pastaj…
    Gjithësesi unë që kam qenë shumë kritik (dhe me të drejtë) në komentet e mia.
    Të përgëzoj për kurajën qytetare.
    Keto gjëra i mungojnë politikës.
    (Falje, ndjesë, terheqje, pendesë, korrigjime, dorëheqje).
    Por kjo dihet që ti s’je si Murrua!
    (Murua e kishte mendjen të dilte me Ducaton gri tek plastmasi në LU dhe ku të kërkonin ndonjë 200 Leksh nga makinat…)

    1. Kastrioti nga Skrapari says:

      Eshte pjese e mentalitetit te malokeve katoloke, nuk i perfshij ata te Shkodres. Pyesni ndonje ish te burgosur ne Spac se sa te keqinj kane keta bashkefshataret e ketij palo ministri injorant.
      Ky minister i ka hypur gomarit si Saliu dikur, mbrapsh. E pate intervisten qe dha per sjelljen e atyre femijeve nga Siria? E pate se cfare poze mbante i ulur, gjithe pordhe e tangarllik katundari. Mjere shqiptatet be duar te kujt kne rene.

  2. Ish polic says:

    Dava idjotesh!
    Ky idjot mori flake kot se koti dhe nxorr te palarat e barkut. A e di ky Minister qe ne Amerike kushdo qe ka qene ne ushtri apo polici, thjeshte thote kam qene ushtar? Nga ta di ky kokpalar?! Kushdo qe ke qene dhe cfare ke qene ne Amerike te respektojne, thjeshte dhe ne menyre te barabarte duke te thene “faleminderit per sherbimin”.
    Ky ka nje percmim per policet!?? Ram or Ram mos vazhdo te luash shah! Bej punen si burr shteti dhe nderoje kete pizeveng!.

    1. Fatos Lala says:

      Po ke te veje mor zotri me inicialin ” ish polic ” ?? Mul Noken ?? Gazideden nje cik me shpejt ?? E kujton Gazideden ??E kujton Mulin minister te brendeshem apo jo ?? Skane kaluar shume kohe , kujtohe dhe pastaj shkruaj prap , e kish bere policine sikur e kish biznesin etij …….
      Mos te themi per pikat kufitare dhe sjelljen e tyre ne ato , kam ne lekure ngjarjen me te peshtire qe me ka ndodhur ne 2012 -ten , me rahen ne Kakavi me qelluan me grusht ne sy pse nuk dhashe 10 euro bakshish , cte kujtosh nga policia e atehershme , mos te shkojme me tutje , atje pastaj do shkruajm me ore te tera , apo per policin rrugore , qe kerkonin para shofereve duke i kercenuar , kete polici dhe drejtues duam ?? Kete Minister ?? E pra Muli , Muli qe uluret sot , pse se vuri kantidaturen ne veri , andej nga ka prejardhjen ?? Te shikonim sa vota do merte ?? Te shikonim sa e donin per punen e lavdishme qe ka bere .
      Vertet nuk eshte ne nivelet e duhura policia , ka vend per korigjime dhe pune , jo kritika te ashpra per cdo gje , apo ta cojme ne mocale atje ku lundronte dje …..gjithsesi tung

  3. Jugu says:

    Ti duhet te japesh doreheqjen me ate offendim dhe perdhosje qe ju bere policeve individ.

    1. Roberto says:

      Hajde bryl hajde. O.Jugu po juve ju vrau Berisha dhe nuk dha doreheqje por u zgjodh President nga Parlamenti famekeq i asaj kohe te zeze ndersa ti thua qe Sander Lleshi te jape dorheqjen pse i tha polic Myslim Murizit. Aman ore po a keni tru apo nuk keni kur nuk dini sec flisni. Sander Lleshaj e kerkoi faljen dhe tani nuk do e falesh ti??

      1. vjeshta says:

        Shqipja ka edhe shkronjën “rr” o idiot!

  4. Ilirjan says:

    Eshte gjeja e duhur. Duhej evituar replika dje, me la shije te keqe.

  5. Shefkiu says:

    Kete vrejtje ta kam bere dhe une si qytetar ne nje koment ne njoftimin qe jepte kjo gazete nja dy dite me pare. Por shoh, se ti nuk qenke dhe burre i mire me kete reagim qe bene. Ti, jo vetem nuk kerkon falje sinqerisht per perbuzjen qe manifeston ndaj njeriut te punes dhe sakrifices sic jane policet, por ketu perpiqesh te dredhosh dhe justifikohesh ne menyren me te turpshme te mundshme. Eshte e kot ta zgjasesh me ty,perseris, ti thjesht nuk qenke burre i mire. Por mos harro, megallomania ka per ta ngrene koken. Dhe nuk do te jete e larget dita kur bashkepuntoret te shfaqin hapur neverin ndaj qendimeve te tua.

  6. Arbërori says:

    Z.Lleshi, jeni njeri me integritet dhe me nivel të lartë kulture dhe edukatë qytetare. Fakti që kërkuat falje e vërteton këtë gjë. Sa mirë do ishte sikur krejt politikanët dhe intelektualët shqiptarë ta bënin diçka të tillë por u mungon qytetaria. Dinë vetëm të haen e të shahen si kafshët.
    Sa për Murrizin, mund të them që mund të jetë i zoti si politikan, duket që ka dëshirë për të bërë ndryshim në politikë, por ka problem serioz me fjalorin banal. Nuk mund të mëtosh të vish në pushtet duke përdorur fjalor rrugësh.

  7. Ali says:

    Qe kur e ndegjova thashe qe Rama duhet ta shkarkoje menjehere. Ishte shume e turpshme dhe ofenduese per policet. Ndjesa tani nuk pi uje.

    1. I.Hoti says:

      O ‘Ali’ aa <po pse eshte ndjesa?? Pra kure dikush merzitet, fyhet …per nje koment…edhe falje per dem,……..etj. Falje kerkon dhe pranon njeriu-kulture: Gomari(psh salehi etj) te gjuan shqelm edhe te vret por ke pare gomare te kerkoje e pranoje falje! Ke pare ti!

  8. cuni says:

    Sa turp per nje minister te tille, justifikimet nuk pijne uje vetem sa te zhysin me shume ne llumin ku vegjeton.

    Ki kurajo te japesh doreheqjen, ke perbaltur figuren e policit

  9. Te lumte says:

    Te lumte zoti minister prandaj Jeni kush Jeni eshte shume e veshtire qe te debatosh me taleban dhe rrugaq por ju Jeni shume me later se myslim Murrizi ato fjale qe ti the dje Jane normale per nje debat politike edhe ne evrope le me ne shqipri se qfare nuk na Ka ndegjue veshet nga horrate politikane hajduta e vrase me gjith at te pergzoje per nivelin tend njerzore dhe evropjan ???

  10. ndue lala i mirdites qe ja shkerdheu burrin monikes says:

    llesh kujdes here tjeter,se ofendohet dhe nishani
    se dhe atij i shkoj jeta polic dhe
    ushtar i berishes

  11. Imigranti says:

    Ne cdo vend , edhe ne vendet demokratike, bejne gabime politikanet. Por kerkojne falje. Eshte per tu pergezuar Z. Lleshi, qe ne ndryshim nga politikanet e tjere shqiptare, kerkoi falje. Nuk ka pse te jape doreheqje; eshte nje gabim human.

  12. Lik says:

    Mendoj qe ndjesa e menjehershme eshte e sinqerte dhe e pranueshme.Duke menduar qe parlamenti eshte bere si kopesht zoologjik dhe ministri nuk ka shume pervoje ne politike . Sidoqofte akt qytetarie I ndeshur shume rralle ne politike.

  13. Piro says:

    Qe ky vend ka gomer me shumice, kjo duket. Po fisnike, a ka?

  14. Ed says:

    KE KRAHASONI MURIZIN QE ESHTE QEPA E PRISHUR ME LLESHAJ QE ESHTE PORTOKALLI
    KY MURIZI KA QENE NE POLICINE HAJDUTE FINANCIARE NUK TINGELLON MIRE
    PASTAJ KY E KA GOJEN SI VERA E HALESE
    LLESHAJ ESHTE I KULTURUAR. PIKE

  15. Xoni says:

    Murrizi ai polic qe ka qene ne 94 ai polic ka mbetur..
    Keshtu duhej te ishte shprehur ministri.
    Megjithate kerkoi ndjese ndryshe nga politikanet e tjere qe çnuk kane nxjerre nga goja dhe skane kerkuar falje.
    Reagimet tregojne qe pritshmerite nga ministri jane shume me te medha.

  16. Hammerhaituri says:

    Te gjithe ju qe komentoni kunder ministrit jeni hipokrit po ashtu si Murrizi! Harroni qe eshte posti qe me shume provokohet nga te gjith!!! Profesionalisht ka qene nga me te miret!
    Kush nga ju nuk ka share ndonjeher?

  17. tropoja says:

    e palo kapterr minister ate mendje ke prej kapterri me majt orizin e kambalet e ushtarve sa do qe shkoll ke prap kapterr je,si more bastard ti vet drejton policet dhe i thu tjetrit me perçmim polic ishe polic je mbet haaha e del e fryhesh si gjel maje plehut demek po mbron policine dhe ma budalliku del e thu a e di ti prej ka jam un?kuj po i rruhet kari prej ka je ti nuk drejtohet ministria se e ke pas ti gjyshin trim a pushkaxhi a komunist,o pall kari leni krahinizmat nji ane,po bojn namin lushnjart tuj vra i kan qujt tan jeten lepuj ti del e fryhesh me origjinen demek cub malesh e pall kari ti dhe malok se di ca lyp ne ps ata thjeshte te perdorin e te rrasin prasin

    1. Revizori says:

      E ke vene not emrin Tropoja, se to nuk je shqipetar. Kaq keq sa shkruan ti, ose je kokrra e injorantit, ose je Serb me babe shqipetar.
      Por, ka me keq se ty. Saliu per shembull eshte skandal fare.
      Sepse ti? Ti je vetem nje koqe gomari i pademshem, si shkrepse Llapshin.

  18. Niku says:

    TE GJITHE ATA QE THONE MINISTRI KRRKOI FALJE DHE SKA PROBLEM QE OFENDOI POLICAT JANE VARTESIT E TIJ,SERVILA BYTHQIRA.

  19. uskania says:

    Prandaj thonë se i keqi të bën si veten.

  20. vjeshta says:

    Shqipja ka edhe shkronjën “rr” o idiot!

  21. Pensionist says:

    Te jene policet e shtetit si murrizi (nuk e meriton t’i shkruhet rregullisht emri), shtetin dhe ate, qe ka bere shtetin, e ka marre lumi, perroi dhe i kanalet e kenetave. Nje njeri banal, kush e di se cfare i duket vetja, nje ”deputet liste”, te cilin ai qe vuri ne liste, nuk e llogarit per asgje. Te kene policet e shtetit gjuhen e ketij murrizit, jane turp i botes dhe duhet te fshihen nga listat.
    Murro i kujton te tjeret si veten?! Aty do te mbetet, ne batakun e salehut, se aty eshte falur, si muslyman kllasi, llapsi. Vetem llapesat do te kesh me vete, murrixi.
    Zotit Lleshi, te cilin e nderoj personalisht, deshiroj t’i them, tu qendroje larg llapaqeneve, se ata nuk te ndahen, pa te dhene nga pasuria e tyre, qe eshte llapaqeneria.
    Per para perpara, murriz pa asnje gjemb!

  22. Titi says:

    Ka krahasuar policet me Murrizin….policet kane te drejte te ofendohen. E po njeri eshte ,mund te beje edhe lapsuse ,por eshte nga ministrat me te paster moralisht dhe shume I ndershem.

  23. BUJARI JU DEGJON says:

    Nga u more me Murrizin edhe ti,zoti Minister!…
    Te kujtohet sjellja e tij e poshter me nje polic,te cilin e kercenonte?…
    Eshte ne vidio,ne You Tube…
    Murrizi eshte si qymyri,edhe kur nuk te djeg – te nxin!…

  24. Alb says:

    Po po e ka ndershmerin ne gjak aq i ndershem eshte sa bleu 100 mij euro makin e sia ndjehu fare 1 vit minister e shpenzon lekun sikur ka qen pasha e di kush eshte ironia e kesaj historie qe te gjith ju qe i dilni pro ketij do jeni punonjes policie te kish ndodhur ne nje vend tjt kjo administrata policore vet do bente not proteste po thuaj qe ky popull trim deri te 350 mij lekshi e ka trimerin.

  25. Fjalia me e plote per katundarin Limo do te ishte gomar ishe dhe gomar mbetesh. Bemat e Limos me polic jane kur ishte ne Pogradec dhe i gjuajti me grusht policit. E ndaluan ne polici por nderhyrja e PD e nxorri. Kurse tjetren kur iu hakerrua policit pse e ndaloj me fjalorin me banal ashtu sic ka edukaten fshatare familjare. Kur nxehet gomari rrudh vetllat ,skuqet dhe flet pa llogjik. Kurse roli i tij ne policin financiare ishte te mblidhte para se me cfare e krijoi universitetin privat dhe shiste diploma. Po te shikosh CV e Muslimit eshte e pasur. Bashkimi me studentet qingjat Tritanit hyrja ne polici financiare deputet me asnje gjuhe te huaj dhe gjysme shqipe me dialekt Spolate.

  26. Dull tropoja says:

    Lleshi mos e cyt me.Kur kerkon ndjese mos vazhdo argumentet kunder ndjeses.
    A ka mbet ndonje burre me mend ne politike.
    Rrofshin grate e politikes.

  27. J-32 says:

    Sigurisht që ky është kokë më e lartë se Murrizi.
    Murrizi ha vetëm bar, kurse ky arrin të hajë dhe ferra.

  28. Polici i zones says:

    Or Aleksander,nuk e kupton ti qe ke fyer ata qe te mbajne ne jete,te krekosesh si gjel.
    Ky vrer tendi eshte i 100 vjecar. vjeter,eshte si mikrob i disa oficerave drejtues se ushtrise qe ne shekull,e kane ndjere veten te fyer,sepse pipulli respektonte policet dhe Oficerat e MPB,dhe cvleresonte DHE TALLESHE ME oficerat e ushtrise Ata oficera qe jo vetem,asnjehere nuk punuan e luftuan per atdhe.Por shkateruan ushtrine,armatimin dhe repartet e tyre,pas 90.Si ne levizjet kunder skllavopronareve.
    Shiko dhe analizo personalitetin dhe bemat e ificerave te shkolles tende 30 vjetet e fundit,qe kane qene ne krye.Sa debila,medioker te mjeruar dhe antishqiptare kane qene.
    Po ju nje gje kini bere shume mire.Detyren e terxhumanit dhe rajase,duke mbajtur uturakun ushtarakeve amerikane dhe te NATOS qe erdhen pas 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje