Jo vetëm të këndosh në dasma apo të kesh rekorde kiriminale, por edhe nëse kujdesesh vetë për shtëpinë, je militante partie dhe duhet udhëtoni lirisht nëpër Evropë, për Presidentin Ilir Meta është e mjaftueshme për të të konsideruar ‘aset kombëtar’. Shqiptarja.com sjell sot të dokumentuar një tjetër rast skandaloz dhe të paprecedentë të dhënies së shtetësisë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, në shmangie të ligjit dhe pa plotësuar kriteret bazë, por me alibinë e interesit kombëtar.
Bëhet fjalë për zonjën Valdete Bekteshi nga Kosova, e pajisur me shtetësi shqiptare të veçantë VIP nga Ilir Meta, pra në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11331, datë 31 dhjetor 2019, bazuar në motivacionin se bashkëshorti i saj nuk jeton më dhe se ajo kujdeset vetë për familjen, kriter ky i mjaftueshëm për Metën, për ta konsideruar personalitet kombëtar.
Në skenë për herë të parë del ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i ka bërë kërkesën Metës, për t’i dhënë shtetësinë militantes së partisë së tij, ndërsa Meta nuk është menduar dy herë, për të bërë qokën e radhës. Haradinaj e ka firmosur kërkesën në cilësinë e kryeministrit në detyrë në datën 2 shtator 2019, me numër protokolli 2784, ku e përshkruan Bekteshin si një grua të fuqishme dhe militante. Ajo ka qenë edhe kandidate për deputete në Kosovë me partinë e Ramush Haradinaj, por nuk ka fituar.
Në kërkesën e Haradinajt, thuhet se “Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për Presidencën që ju drejtoni, me lejoni që të kërkoj shqyrtimin e kërkesës dhe dhënien e shtetësisë për znj. Vledete Bekteshi, aktiviste e shquar nga Prishtina dhe një gruar ndërmarrëse gjithashtu. Zonja Valdete Bekteshi, një grua e fuqishme dhe nënë, e cila kujdeset vetë për familjen, ka dy djem, të cilët i ka rritur pa bashkëshortin, i cili nuk jeton.
Valdetja është aktiviste dhe bashkëpunëtore e imja në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Zonja Bekteshi dhe dy djemtë Florent dhe Ylli Bekteshi aplikojnë për pasaportën shqiptare dhe duke ditur vështirësitë që qytetarët e Kosovës ende kanë për pajisjen me viza për të udhëtuar në shtetet evropiane, do të ishte ndihmesë e madh dhe lehtësim për zhvillimin e aktivitetit të saj biznesor, pajisja me pasaportë shqiptare”.
Sipas të dhënave të gjetura online nga Shqiptarja.com, Valdete Bekteshi rezulton pronare e ”Agjencion Patundshmërie Ylli”, një aktivitet për shit-blerje apartamentesh në Kosovë që nuk kërkon asnjë udhëtim jashtë shtetit. Plus që në çdo rast nuk kuptohet pse nënshtetësia është dhënë me të njëjtin arsyetim edhe për dy djemtë e saj.
Kërkesa e Haradinaj është protokolluar nga Presidenca në datën 9 shtator 2019. Në datën 31 tetor 2019, Meta ka firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare për zonjën Bekteshi, bashkë me dy djemtë e saj. Meta e ka bazuar dekretin pikërisht në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, pikë e cila parashikon që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.
Rasti në fjalë, siç edhe theksohet në kërkesë, nuk ka lidhje me asnjë interes kombëtar, për vetëm me interesin personal të zonjës për të përdorur një pasaportë shqiptare, për të lëvizur pa viza në vendet evropiane. Në Kosovë ka me mijëra gra që duan të lëvizin pa viza dhe që mund të kujdesen për familjen, por që nuk kanë gjetur mekanizimin për të vënë në lëvizje Metën.
Mënyra e dhënies së nënshtetësisë tre personave në fjalë konfirmon edhe një herë investigimin tonë mbi skandalin e pasaportave në Presidencë, duke hedhur poshtë pretendimet e Metës se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.
Në të njëjtën formë, duke abuzuar me këtë hapësirë ligjore, Meta u ka dhënë shtetësinë edhe 419 personave të tjerë. Në këtë listë është edhe Arsim Ramadani i dënuar me 30 vjet burg me vendim të formës së prerë për vrasjen e një familje me pesë anëtarë, me të tillëve tre fëmijë. I pazakontë është edhe rasti i futbollistit afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i pajisur me shtetësi VIP nga Ilir Meta brenda tetë orëve, duke injoruar zbatimin e protokollove të sigurisë, një kërkesë kjo ligjore e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë. Meta e pajisi Cobbina me shtetësinë shqiptare në datën 28 shtator 2020, ndërkohë që afrikani ishte marrë i pandehur në gjykatë për falsifikim të lejes së qëndrimit në Shqipëri.(Shqiptarja.com)
Ilir Meta ka te drejte ta trajtoje presidencen sipas deshires sepse e ka trashegimi nga i jati, Rexhep Meta. Mos llapni kot.
E vure në pushtet
t’a vrasësh nuk lëviz
Ç’na bëre
o shoku Ramiz!
E hipe gjer në majë
nga vendi më nuk loz
Ç’na bëre
o shoku Fatos!
…
Meta ka pergjejesite e veta. Po dhe ju ama e tregoni shqeto injorancen dhe dashakeqesine tuaj. Te kujdesesh per familjen nuk do te thote te kujdesesh per shtepine.
Dhe nje gje tjeter qe nuk po e sqaroni: nese ai robi eshte denuar 30 vjet burg me forme te prere duhet t iu ankoheni autoriteteve policise kosovare qe e kane lene te lire. Kjo rendon shume me teper mbi shtetin kosovar sesa presidentin shqiptar.
Pse presidenti nuk e ka fare per detyre te verifikoje kshu.Apo kur behet fjale per qoka vari lesht verifikimit.Paske marre detyre te veshtire.Nuk mbulohet m… Me shu…
Eshte tjeter gje se eshte liruar nga burgu.Per kete nuk mund ti kerkojme llogari METES por Meta si ja dha shtetesine si aset kombetar njerit qe ka qene ne burg per vrasje/?/
Mos ka qene i dehur,presidenti me i mire.
Tani nuk të bën më përshtypje asgjë nga ky bandit me vulë shtetërore. Biles çudia do jetë kur të dalë në skenë ndonjë veprim i kryer brenda ligjit.
Edhe Ramushi per rrespekt ,
i palloj monen , diten kur Koqevarja mori pasaporten.
Xhambazi presidente u knoq me pare
Dy trungje te pa gdhendur, te dy njesoj. Turp per vendet tona qe i kemi ne krye keto njerez.
Oboooboooo përsëri.
Ore uleni pak rritmin se e ç’fazuat fare Liken.
Do n’a leni pa president me duket fare…
(Dhe hajt të gjej tjetër Rama dot pastaj, edhe mund të gjej por vallë a do ketë më 100 deputetë që të zgjedhi kë të dojë).
Kena gati plonin Bi
Jozefinen e ripertri ??
I biri i xhepes nga Cepani njesoj si i biri i Sheqeres nga Vicidoli e kane konsideruar gjithmone postin shteteror si dicka personale ku mund te bejne cte duan me pronen lirine e individid pasurine e tjetrit apo te shtetit dhe per sa kohe ligji nuk vepron se gjerat dmth sarajet jane sheshit te dukshme dhe nuk jane ndertuar me torrovicka as me rroga por me pare te vjedhura. Perdite shkruhet ndonje poshtersi e hajduteve me pushtet dhe ligji nuk vepron ose vepron tek ndonje fakir qe ska breke ne byth.Edhe sa kohe do behet sehir ????
I nderuar SPAK, polici dhe SHISH!
Hulumtoni investimet e Ilir Metes ne Kosove, konkretisht TV7 dhe objektin 40 katesh ne ndertim e siper ne qender te Prishtines. Gjithashtu hulumtoni shpelarjen e parave dhe lidhjet biznesore mes hajduteve ne ortakeri Ilir Muti e Ramushk Haraçdinaj. Aty do t’i gjeni edhe Sali Karaxhiçin dhe Lulzime Bashanoviqin. Hulumtoni dhe kthejani popullit miliardat e vjedhura nga keta hajduter!!!
hahaha sa kom qesh, artikull i goditur ky, por goditet kokelopa e Cepanit qe nxjerr para nga hici?
Po vilen ne lalz me para kesh kush ja dha rambos?
Ilir Meta eshte krey hajdut dhe kjo nuk do asnje koment. Ne rastin e pashaportave duhet gjykuar me thelle. A na vinte mire ne shqiptareve kur udheheqja e UCK na jepte letra si antare dhe pastaj emigronim ne Angli? The kjo kerkohej me ze te forte sepse shqiptaret kishin strehuar Kosovar, dhe asnje nuk u ankua. Tani eshte e kunderta po keta eksponente te UCK po kerkojne pasaporte shqiptare per te levizur neper Europe. Deri ketu nuk ka asnje te keqe, ne themi njera dore kane tjetren dhe te dyja fytyren. Ketu eshte fajtore dhe vete BE. N.q.s ai i shete pasaportat she per kriminelet eshte per tu gjykuar.
HARRON NENA E BABALLARE HERONJ E NUK LE ASKUSHA PA NDERUAR E DEKORATA PA SHITYR DERI 50000 DOLLARE COPA …
Ja nje shembull konkret …
NJE BABA HERO- HALIL MEHMET DUNISHA
Image-1.png
– Na la nje shembull per tu ndjekur dhe nje akt legjendar prinderor
..
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kohet e fundit pushoi zemra e nje nje biri te nderuar te Malesise se Gjakoves, Halil Mehmet Dunisha
Ai u lind ne lagjen Dunishe me 4 maj 1934 ne gjirin e nje familjeje te ndershme, punetore dhe atdhetare te
Bujanit te Mic Sokolit e Konferences historike qe mban emrin e ketij fshati .
Si gjithe bijte e bijat e kesaj treve ai u lind ne kushte e rrethana te veshtira, por qe ne femijerine e tij ra
ne sy dashuria per punen, per familjen, per shoket e miqte, per te njohurit dhe te panjohurit.
Qe ne rinine e hershme, duke qene nje nder djemte me te pashem te Malesise se Gjakoves, ai fliste
pak e degjonte shume.
Halil Mehmet Dunisha nuk kreu as institute dhe as universitete, por mendja e tij e ndritur, fjala e tij e peshuar
mire, humori i tij i holle ishin mbreselenese per cilindo qe e ka njohur e ka takuar qofte edhe nje here te vetme.
Jane te rralle ata njerez si ai qe u pershtateshin cdo moshe e cdo kohe. Halil Mehmeti behej plak me pleqte,
burre me burrat, rinor me te rinjte, femije me femijet. Kishte nje shpirt krijues te pashoq ….
Shkurt Halil Mehmet Dunisha kishte shkollen me te larte te Botes- Akademine e Jetes.
Mikeprites si ai.
I mencur si ai !
Besnik si ai !
Burre Kuvendi e lezet odash malesore si ai.
“ Halil Mehmeti ishte jo vetem nje kuvendar i pashoq, por edhe nje burre skofnar, qe i ndrite rroba ne trup
e i ngjiste fjala mjalte. Ai dinte te bente vetem miq e shoke” me thote vellai im Agimi
Halil Mehmeti ashtu si daja i tij ishte edhe nje mjek popullor, qe kurre nuk mori nje qindarke prej askujt
per sherbimet e tij.
Te pershkruash , te besh portretin e te shkruash jetshkrimin e Halil Mehmet Dunishes do te duheshn
nete te tera dimri prane oxhaqeve te vendlindjes sone e romane te tera.
Por maja e majave te karakterit te tij burreror, te dashurise per familjen, eshte sakrifica dhe kujdesi i
jashtezakonshem i Halil Mehmetit per familjen e femijet e tij
Halil Mehmet Dunisha humbi bashkeshorten e tij e nenen e 8 femijeve te tij, kater djemve e kater
vajzave si yje ne moshen 40 vjec, pra ne lulen e burrerise.
Halil Mehmeti i kishte te gjitha aftesite, kushtet, mundesite dhe gjendjen ekonomike qe te zgjidhte e
martohej edhe me nje vajze te re njesoj si daja i tij i nderuar, Ram Alush Selimaj, rekordmen jetegjatesie jo vetem per Tropojen, por per mbare Shqiperine, qe pasi i vdiq e shoqja e pare, u martua ne moshen 60 vjecare dhe u shtua me 6 femije dy djem e kater vajza
shtojzovalle Valbone dhe nderroi jete ne moshen gati 110 vjec, duke lexuar gazeten pa syze e pa asnje dhemb
te rene me nje kafe te Nanes Hyre ne dore pa leshuar as eh e as oh.
– Je i ri more bir” i thote Halilit nena e tij Pule Alushja, motra e Rames. E kush nuk te merr ty more ylli
i Nanes, qe e ndrit krejt Dunishen e nuk di me pushue kurre vec si bleta sjell nektar e mjalte dite e nate ne
shtepi per te tane ne”
– Jo nane… Mos ma thuaj ma kete fjale. Une nuk mund te sjell nuse tjeter ne shtepi si Daja Rame. Ai nuk
ka pase femije me gruen e pare. Asnje grue as cike sado fisnike te jete nuk mund te behet kurre nena e ketyre
8 femijeve….Nuk dua qe zemrave te plasura te ketyre vocrrakeve nga humbja e nenes tu lendohet qofte
edhe nje fije floku as enderr per nanen e vet .
A ka sakrifice me te madhe, a ka mencuri me te madhe, dashuri aterore deri ne legjende jo
vetem ne Shqiperi se ky akt i Halil Mehmet Dunishes!
Halil Mehmet Dunisha u be edhe burre edhe grua, edhe babe edhe nene per 8 femijet e tij natyrisht i
ndihmuar edhe nga nena e tij…
Ai rriti 8 femije njeri me i mire se tjetri, njeri me i edukuar se tjetri, njeri me i zoti se tjetri, njeri me punetor
se tjetri kudo e kurdo ne kohet me te veshtira e ne ditet historike te Shqiperise.
Shembull per tu ndjekur nga cdo shqiptar e planetar ne kete Bote ku mbizoteron mendesia antinjerezore “
Nje femije eshte pak… Dy jane teper”, ku shtylla e shoqerise, pra dhe e Botes – familja ka degjeneruar e po degradon dita dites, ku njeriu per njeriun po behet jo vetem ujk por edhe robot vrastar te te tjereve dhe te vetvetes….
Cfare thone faktet konkrete per kete familje shembullore ku Halil Mehmti ka rolin e strategut largpames ku edhe femijet ia shperblyen me dashuri, kujdes, respekt, pune e arritje te spikatura ne lemite e tyre te jetes.
Gjashte prej tyre kryen me rezultatet te larta Universitetin dhe shkollat e larta. Prej fillimit te levizjes demokratike te kater vellezerit dhe motrat Muhameti, Rama, Hamiti, Petriti, Drita, Feridja, Vera dhe Valbona e perkrahen dhe ishin ne krye te saj.
I pari i tyre Muhameti – u be pioneri i ekonomise se tregut qysh ne vitet 1988-1990 kur si kryetar i
kooperatives se Tplanit i pesefishoi te ardhurat e fshatareve te saj nepermjet grumbullimit te rreshires se pishes dhe te bimeve mjekesore dhe me vone e deri sot nje nga biznesmenet me te
fuqishem te Tropojes e me gjere…
Inxhinjeri elektrik i talentuar Rama u shqua per novacione e drejtim te shkelqyer te Seksionit te Ndertim- Transportit te rrethit Tropoje, si punonjes ne ministrine e Korporaten e Energjitikes se Shqiperise dhe vecanerisht si Drejtues i Hiidrocentralit te Fierzes, ku me forcat inxhinjerike te tij beri rinovimin e tij teresor, duke kursyer miliona euro e duke lene gjurme te pashlyeshme dhe nje respekt te pa fund ne kolektivin ku punoi
Rama dhe e shoqja e tij fisnike e donin aq shume Halilin sa ne respekt e nderim te tij ata e kthyen emrin e tij ne mbiemer ligjor.
Ne gjurmet e gjyshit dhe te prinderve te tyre po ecin edhe niperit e mbesat etij
Fundi i tregon te gjitha, thote filozofia shqiptare e boterore.
E ky nuk eshte fundi per Halil Mehmet Dunishen… Ka edhe me.
Pas nje kujdesi te vecante nga Rama, bashkeshortja e tij Xhevahirja dhe krejt familja e tij per babain
e tyre natyror e ligjor per dy vjet me radhe ketu ne SHBA, Halil Mehmeti shtrohet ne nje nga spitalet me te mire te Nju Xhersit per probleme shendetesore me zemren,
tensionin… dhe vetekuptohet te moshes se tij gati 86 vjecare.
Ai infektohet me Coronivirusin dhe kur informohet nga mjeket per nje gje te tille Halil Mehmet Dunisha deri ne frymen e fundit i lutet Rames, qe tu
kerkoje mjekeve te mos harxhojne energji e ilace me te sepse “une e kam kullotur livadhin tim”, por ti perdornin per pacientet e tjere sidomos per te rinjte e te rejat e infektuar.
Sot Halil Mehmet Dunishes iu dha mirupafshim e fundit ne varrezat e familjes ne Nju Xhersi .
Per baballare heronj si Halil Mehmet Dunisha nuk ka e nuk do te kete kurre lamtumire!
Ka me dhjetra nena qe kane marre titullin e larte Nene Heroine kur ka lindur e rritur 9-12 femije. Pothuajse te gjitha ato i kane lindur e rritur edhe me ndihmen e bashkeshortit te tyre.
Do te ishte ne nderin e Kuvendit Popullor dhe Presidentit te Shqiperise te miratoje sa me pare nje ligj te vecante qe jo vetem ketij burri te nderuar e Babai Hero te Malesise se Gjakoves por edhe cdo babai shqiptar, qe ben sakrifica madhore per femijet e vet apo edhe per cdo femije ne Shqiperi ti jepet titulli “ Baba Hero”, njesoj sic zbatohet per Nenat Heroina!
Mirupafshim Halil Mehmet Dunisha!
Drite i paste shpirti dhe emri !
Amin !
Dy plerat e kombit….
Cfar pret kuvendi qe te ngreje urgjend komisjon hetimi per Ilir Meten..Eshte skandal..Ky njeri qe gjoja mbron kushtetuten e shkel me dy kembe..
Se dyti…A nuk i vjen turp Ramush Hajredinajt..qe pretendon per President te kosoves..dhe i ben kerkese Metes, per militante te tij..Imagjinoni cfar shkeljesh do kete bere ky njeri; kur ka qene kryeminister..Shtypi kosovar por edhe ndonje si Mero Baze duhet ta mbrehij lapsin karshi keti lloj Hajredini..qe sa her vjen ne Shqiperi si ndahet Shpirti nga Monika..dhe Iliri…????.
..dy xhuxhat sa bolet e maçokut tem..
Sa te jete Edi Rama ne pushtet, Ilir Floriri nuk ka dert.
Te jeni te sigurte te gjithe se, meta nuk ja plotesoi deshiren haradinajt, por ky i fundit i ka futur moniken per mik metes. Dhe si shperblim haradinaj i futi duart monikes ne jug te shqiperise, ku fotoja me moniken ishte nje turp dhe u hoq nga portalet sapo njerezit shkruanin per maçokun hajredinaj se si i fuste duart monikes. Keta njerez i bashkon karakteri i peshtire qe perfaqesojne.
O Njerez e kuptoni qe ka pas kerkese nga Kministri i Kosoves Nqs e kuptoni mire nqs Vlorë
Deri me 25 qershor do te beje keto pislleqe, dhe kur te shikoje ku do ta coje populli kete lecke socialiste per integrim, ky do te cmendet dhe nuk do te kete spital ta perballoje ate. Eshte nje ari i terbuar me nje nga 850.000 mikrobet e rrezikeshme, qe mbartin kafshet.
Turp! Ne ka dy fije mend, ku njeri, duhet te vetlargohet, ose ti beje derman vetes.
Qe Meta eshte pis, hajdud, e flliqesir ajo dihet boterisht…(mund ta bej per interesa personale por…) shqipetaret e shqiptarise e kane te drejte kushtetuese edhe morale te pajisen me pasaporte te Shqiperise