Rama i përgjigjet Bashës pas akuzave ndaj Manastirliut: Jeni si famëkeqi Sali, nuk pyesni ç'nxirrni nga goja

30 Tetor 2020, 18:54Politika TEMA

Pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në Parlament se do të përzgjidhen pacientët që do kurohen nëse rritet numri i të infektuarve me koronavirus, Lulzim Basha akuzoi ministren si të papërgjegjshme.

Në përgjigje të akuzave të kreut të opozitës, Lulzim Basha, kryeministri thotë se deklaratat e ministres u nxorën nga konteksti.

Rama thotë se ministrja as nuk ka dashur dhe as nuk do të thotë tjetër veç asaj që qeveria thotë çdo ditë, që njerëzit të marrin masa për të mbrojtur veten.

Reagimi i Ramës

Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë, mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”!

AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete

#SaTURP

1 komente në “Rama i përgjigjet Bashës pas akuzave ndaj Manastirliut: Jeni si famëkeqi Sali, nuk pyesni ç’nxirrni nga goja”

  1. ERTV says:

    As e mohoj që jam kritik dhe me të drejtë.
    Shumë herë ta kam komentuar këtë dhe shume të tjera. (Pa asnjë interes, lidhje ose konflikt)
    Por kjo ? eshte në ? listë (pa llogarritur performancën dhe treguesit)
    Edo, quhet Komunikim, dhe Arti i të folurit në public.
    Që çalojnë jo vetëm këto por ti kryesori.
    Për ty dihet që e bën me dashje, snobizëm, unical, tallje, ironi, përbuzje por dhe si pjesë të stilit si personazh politik.
    Por këto fare thjesht, nuk dinë Edo.
    Se kështu është kur i “trampolon” nga rruga.
    Prandaj ngatërrohen me fjalët e veta etj.
    Fillon me Spiropalin, Financat, ish zv e Financave,Arsim, Drejtesi, Integrim ish Arsimit, vazhdo me të tjerat, deputetin që i thotë tjetrit “autik” dhe atij të djeshmit që i thotë tjetrit ” ik o polic”.
    Por kjo në thelb tregon përbuzje dhe supermaci kundrejt atyre që ke përballë që edhe mund të kenë zgjedhur ose votuar.
    Tani mqs ti nuk je si ataaa. !
    Për këto, kostot politike ti do ti kesh. (Si Monika për atë të Kërpëratave).
    Quhet “Norma marxhinale kumulative politike e amortizimit”
    Ti me të tutë e keni zero Edo. (Për faktin e thjesht se jeni konsumuar, s’keni çfarë i jepni mê “Big Brotherit”)
    Beji të fala Salih-ut, Edo
    Ma puth Liken, në dy faqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje