Nga Altin Ketro
Ndonëse kanë kaluar 23 vite nga ngjarjet tragjike të vitit 1997, herë pas here ato vijnë në vëmendje të publikut shqiptar sa herë ndonjë politikan aktiv i asaj kohe pyetet. Më e fundit ishte përmendja e atyre ngjarjeve, që kishin si shkak rrëzimin e skemave piramidale të huadhënies, prej ish-presidentit Berisha, gjatë një interviste për gazetarin Roland Qafoku.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe ato ngjarje duken të largëta, është shqetësuese relativizmi që i bëjnë personazhet kryesore të kohës, ata që kishin përgjegjësinë politike dhe ligjore që t’i parandalonin.
Për të lindurit e asaj periudhe apo për ata që kanë qenë minorenë, kur i dëgjojnë sot broçkullat e Sali Berishës, keq informohen, gjë që sjell në vetvete një histori të deformuar. Kam përshtypjen që ky është edhe qëllimi final i Sali Berishës që të ngulisë në mentalitetin e këtij brezi që nuk i përjetoi fizikisht ato ngjarje, një realitet të ri, sipas gjykimit të tij djallëzor, se ato skema ishin një aksident, që atë dhe qeverinë e tij i kapi të papërgatitur dhe veçanërisht injorantë në kuptimin e dëmit që ato sillnin.
Marrja e rolit të budallait prej Berishës, është një taktikë e shëmtuar dhe pjesë e strategjisë së tij që ato zhvillime dramatike t’i konsiderojë thjesht gabime e jo faj. Dihet nga terminologjia gjuhësore që gabimi është diçka e falshme, kurse faji i pafalshëm. Është pikërisht kjo arsyeja që sa herë Berisha pyetet rreth skemave piramidale, ai thotë shprehimisht që “ato kanë qenë gabimi i tij më i madh”.
Po, si qëndron e vërteta që Shqipëria u përpi nga dalldia e skemave piramidale? Çdo zhvillim ka një linjë logjike se si vjen tek një pasojë.
Gjithçka e ka zanafillën në dy ngjarje të rëndësishme politike që ndodhën pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, ku Partia Demokratikë fitoi me votë plebishitare mbi 2/3 e Kuvendit.
Vetëm 4 muaj pas këtyre zgjedhjeve historike, që rrëzuan përfundimisht regjimin komunist në Shqipëri, për Sali Berishën, në atë kohë President i Republikës, ndodhi një zhvillim i papritur. Ai dhe partia e tij humbasin zgjedhjet për pushtetin vendor. Partia Socialiste arrin të marrë 53% të votave në shkallë kombëtare.
Por, ajo që e “çmendi” politikisht presidentin Berisha ishte vota masive kundër gjatë referendumit të thirrur prej tij për projektin e Kushtetutës së re. Dy vjet pas zgjedhjeve vendore, pikërisht më 6 nëntor 1994, ai humbet edhe përballjen e dytë me opozitën socialiste. Ky ishte një sinjal i rrezikshëm për të, se në zgjedhjet e përgjithshme që ishin vetëm 18 muaj më pas, ai do të rrëzohej nga pushteti.
Ndërkohë, gjatë vitit 1995 kishin nisur edhe embargot ndërkombëtare ndaj regjimit të Millosheviçit në ish-Jugosllavi. Shqipëria në letra e kishte pranuar embargon, por në realitet po e thyente atë në mënyrën më flagrante.
Një nga format më të rëndësishme të thyerjes së embargos ishte furnizimi me naftë i makinerisë serbe të luftës. Një nga menaxhueset më të mëdha të kësaj kontrabande që zhvillohej në dijeni e shtetit dhe të shërbimit sekret, ishte një subjekt politiko-partiak me emrin “Shqiponja”, e cila drejtohej nga një personazh me nofkën “Kompetenti”.
Ajo lloj kontrabande, përveçse mbajti me “ushqim” tanket dhe makinerinë serbe të luftës, e pranuar kjo edhe nga ish-kryeministri malazez Bullatoviç, gjeneroi qindra milionë para cash. Këto para duheshin pastruar diku dhe një nga mënyrat ishte ngritja e skema të huadhënies jashtë sistemit bankar.
Këto skema mashtruese, të cilat nisën pak e nga pak të joshin individët, duke u ofruar interesa deri 300 për qind me afat kthimi 3 muaj, pra jep 1 mijë lekë sot dhe merr 3 mijë lekë pas 3 muajsh, u kthyen në një dalldi kolektive kombëtare.
Njerëzit, në një gjendje somnambulizmi, nisën të shisnin shtëpitë në qytet, kopetë me lopë e dele, bile dhe tokat, në fshat. Emigrantët, çfarë kishin kursyer nga vitet e emigrimit, nisën t’i fusnin lekët në këto skema. Kaq shumë u sëmurën mendërisht njerëzia, saqë sapo tërhiqnin këstin e trefishuar të tre muajve, i rifusnin sërish lekët në skemë, për t’i trefishuar pas tre muajve të tjerë. Pra, atë 3 mijë lekëshin, ta bënin 9 mijë lekë e kështu me radhë çdo tremujor ky avaz ishte.
Ishim në prag të vitit zgjedhor 1996 dhe presidentit Berisha po i pëlqente kjo situatë. Paratë e kontrabandës po pastroheshin, por edhe populli nuk e kishte më mendjen tek niveli i ulët ekonomik. Fitimet e majme që njerëzit po merrnin çdo tre muaj, po krijonin një mirëqenie të rreme.
Në këto kushte “pozitive” për ekonominë familjare, por jo atë kombëtare, Sali Berisha futet në zgjedhjet e 26 majit 1996. Duke pasur në mendje tmerrin e dy votimeve të kaluara, ai nuk mund t’i linte këto zgjedhje në dorë të rastësisë dhe të idesë se populli do e votojë se po i mbush xhepat me lekë.
Për këtë arsye, ai angazhoi të gjithë strukturën shtetërore, policore, e sidomos atë të shërbimit sekret SHIK, që e kishte një vegël të besuar të urdhrave të tij verbal. Mungesa në ato vite e medieve televizive, përvesh televizionit publik, i jepte krahë Berishës që të kryente një terror policor në çdo qendër votimi kundrejt komisionerëve dhe zgjedhësve.
Të ndodhur në këto kushte, opozita socialiste vendos të braktisë komisionet zgjedhore ende pa u mbyllur kutitë e votimit. Nga ai moment nisi një garë e ethshme prej komisionerëve demokratë se kush të mbushte më shumë kuti me fletë votimi përfshi edhe në ato zona që konsideroheshin si bastione të opozitës. Aq shumë iu errën sytë, saqë kur u bë numërimi në kuti dolën më shumë fletë votimi sesa zgjedhës.
I ndodhur nën presionin ndërkombëtar që i goditi ato zgjedhje, presidenti Berisha, ndonëse kishte “fituar” mbi 2/3 e mandateve, refuzoi të përsërisë zgjedhjet në disa zona të veçanta, të cilat gjithsesi, edhe po t’i humbte të gjitha, nuk ndikonin në numrin e mandateve që përbënin një mazhorancë të thjeshtë qeverisëse.
I vënë në syrin e kritikave ndërkombëtare si dhunues i zgjedhjeve dhe me opozitën në rrugë, që u masakroi liderët dhe mbështetësit e saj gjatë mitingut modest të 28 majit 1996, presidenti Berisha kishte nevojë imediate për një rikonfirmim të vullnetit popullor që të justifikonte zgjedhjet e 26 majit. Ky rikonfirmim ishte 5 muaj më vonë, ku më 20 tetor 1996, ishin zgjedhjet për pushtetin vendor.
Nga 26 maji deri më 20 tetor 1996 ishin pra 5 muaj shumë të rëndësishëm për presidentin Berisha. Por ishin edhe muajt më fatal, ku skemat piramidale morën një hov të tmerrshëm, ku këstet nga tremujore kaluan deri edhe mujore. Presidenti Berisha ishte i pafuqishëm për të ndërhyrë në këtë periudhë, sepse çdo ndërhyrje do i rrëzonte ato skema përpara kohe, gjë që do reflektohej më 20 tetor në një votë masive kundër tij. Dhe, një votë masive kundër, praktikisht mund të përkthehej që edhe 26 maji ka qenë një votim i manipuluar.
Kësisoj presidenti Berisha dhe qeveria e tij i toleruan në mënyrën më kriminale ato skema, duke ia zbrazur përfundimisht xhepat shqiptarëve dhe duke bërë pasanikë vetëm një grusht njerëzish me pushtet që i njihnin shumë mirë skemat piramidale “Ponzi”.
Aq i lidhur ishte pushteti i Berishës me ato skema saqë edhe kandidatë e saj për kryetar bashkie, ky spikati ai i Vlorës, i kishin në postet e tyre gjigante elektorale këto firma piramidale si sponsor. Kësisoj, më 20 tetor 1996, presidenti Berisha kori një “rikonfirmim” të rezultatit të 26 majit, duke “fituar” shumicën dërrmuese të bashkive dhe komunave.
Pas këtij zhvillimi dhe mbylljes me “sukses” të përballjeve elektorale, presidenti Berisha ndjehej i qetë në pushtetin e vetë absolut. Por, ndërkohë, situata tek skemat piramidale po niste të kthjellohej dhe dalldia kolektive nisi të shuhej dhe njerëzit po qartësoheshin mbi të vërtetat e këtyre firmave.
Kështu, nisi gradualisht të bjerë edhe intensiteti i depozitimeve të reja të lekëve. Kësisoj, këto skema po humbnin burimin e parave, sepse formati ishte i tillë që depozituesi i pari paguheshe me paratë që depozitonte i fundit. Kur nuk kishte më depozitues, nuk kishte ç’të merrje më. Dhe, nuk po bëhej fjalë më për të marrë përqindjet e fitimit, por as për principalin bazë që kishin derdhur paraprakisht.
Me këto zhvillime negative hyjmë në vitin e mbrapshtë 1997, ku skemat piramidale, për mungesë likuiditeti, nisën të bien një e nga një si piramida rëre kur i përpin dallga. Shqiptarët humbën kursimet e jetës, pasurinë e tundshme e të patundshme, kurse “Kompetenti” i Sudes i kalonte me skaf thasët me para përtej Adriatikut.
Në një situatë kaosi, ku njerëzit të dëshpëruar që papritur u gdhinë pa kokërr leku në xhep, ndonëse presidenti Berisha i kishte garantuar se paratë në skemat piramidale “janë më të pastrat në botë”, nisën revoltat mbarëpopullore ku i kërkohej qeverisë që të mbante përgjegjësi për çfarë kishte ndodhur.
Presidenti Berisha, në mungesë të plotë të përgjegjshmërisë politike dhe të ndërgjegjes qytetare, nuk pranoi që ta zgjidhë në mënyrë politike situatën. Çdo qeveri, në çfarëdolloj vendi me dy gram demokraci, do e kishte pranuar hapur përgjegjësinë e saj rreth lejimit me vetëdije të këtyre skemave dhe do e kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ishte gjëja më e paktë që duhej bërë, për të treguar se nuk ke çfarë të fshehësh dhe ia lije në dorë popullit të vendoste. Por, që të bëhej kjo, duhej që presidenti të mos e kishte emri Sali Berisha. Karakteri i tij primitiv e bajraktarist, nuk e lejonte që një situatë kaq dramatike financiare për popullin ta zgjidhte me mjete paqësore siç janë zgjedhjet.
Vetëm dikush që e ka mizën nën kësulë dhe e di se çfarë ka bërë gjatë zgjedhjeve të 26 majit 1996, do vepronte në atë mënyrë kriminale siç veproi Berisha, ku protestave paqësore të popullit që kishte humbur paratë iu përgjigj me dhunë shtazarake. Kjo më pas çoi në rëndimin e situatës që solli shpërthimin e depove të armëve dhe armatosjen e popullit për t’u mbrojtur nga lufta që nisi presidenti Berisha me të emëruarin e tij si drejtues i operacionit ndëshkimor, kryetarin e SHISH, Gjeneral Gazideden.
Nga e gjithë kjo përmbledhje historike të ngjarjeve që shtjellova, pata si synim që të çmontoj idenë kriminale të Sali Berishës se ai nuk i njihte skemat piramidale, se ai ato skema ishin thjesht gabim. Jo zoti Berisha! Ato skema kanë qenë një projekt për të pastruar lekët e kontrabandës së naftës dhe që ju doli për duarsh. Më pas ju dhe qeveria juaj ishin të pafuqishëm për t’i ndaluar, sepse kishit hallin që nëpërmjet tyre të mbanit (26 maj) e të rikonfirmoheshit (20 tetor) në pushtet.
Ju zoti Berisha, jeni dy herë fajtor i pandëshkuar. Herën e parë kur i lejuat ato skema piramidale që i varfëruan shqiptarët dhe, herën e dytë, kur nuk e zgjidhët politikisht situatën duke shpallur zgjedhje të parakohshme, por e çuat vendin në luftë civile që i vranë shqiptarët, pasojat e të cilës ende sot nuk janë shëruar.
Ky shkrim nuk është për brezin që i përjetoi ato ngjarje dramatike e të dhimbshme. Ky shkrim i drejtohet brezit të ri që lindi më pas, që sot i bie rasti të dëgjojë mashtrimet e një kufome politike i cili tragjedinë financiare e shkatërrimtare të viteve 1996 -1997 e quan GABIM e jo FAJ.
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
Shikojeni mire kete fytyre ne foto. Ky eshte Sala qe e beri cdo shqiptar me kioske pa leje dhe me kallash ne shtepi.
Analiza eshte shume e sakte. Fillimi i fundit per ekonomine shqiptare dhe piramidat ishte heqja e embargos se naftes mbi Jugosllavine, sepse gjithe ekonomia shqiptare rrotullohej rreth kontrabandes se naftes ne vitet 1992-1995.
z.Altin ke harruar një gjë ose je i keq informuar, depot e ushtrisë nuk i shpërtheu populli por u lan që ti “shpërthente populli” për të zhdukur pa nam e nishan vjedhjet dhe shitjen e armëve e municioneve në mënyrë të fshehtë nga Berisha.
Populli si gjithmonë mori thërimet, njëlloj si fshatari me gomar te vjedhja e floririt që vodhi Ilir Muta me kamion.
ka harruar te permendi se sa per embargon e karburanteve perveç firmes Sqiponja ishte edhe firma Iliria qe e menaxhonte PS qe sot ben si e virgjer. nje shofer kamjoni i asaj kohe kam degjuar te thote se vetem me kullimin e çisternes masi zbrazej, e shiste naften e nxirrte 60mij lek fitim. llogarit sa para kane bere PS e PD ne ate periudhe kur rradha e çisternave ne kakavije shkonte 10-15 km.
Saktë @Ilir Floriri!
Sali Berisha është i zhytur deri në grykë me paudhësi. Ndaj ajo që të trishton më shumë është rikthimi i tij në pushtet dhe kjo ishte indirekt, vepër e Fatos Nanos. Qeveritë e PS, gjatë 8 vjetëve, të ëmbëlsuar nga pushteti, jo vetëm që nuk nisën asnjë proces ndëshkimi për Berishën, por me veprimet dhe mosveprinet e qeverive të tij, përfshirë Metën dhe Majkon, të dy “pishtarë të demokracisë”, të presidentit Berisha, përkundrazi mundësuan rikthimin e tij në pushtet në vitin 2005. Ai i befasuar nga një dhuratë kaq bujare, vazhdoi rrugën e tij kriminale (sipas tij të dhe këto të ‘gabuara’) dhe me më tragjike, si Gërdecin në 2008 dhe 21 Janarin 2011, ia shpërbleu popullit nderin që i bënë, duke e ulur përsëri në fron. Në këtë rrugëtim historik, duke i bërë bashkëfajtorë, pra thënë këto, aspak për të relativizuar gjëmat e monstrës me emrin Bërrishë, por me faj janë dhe Fatos Nano, i cili edhe pse vuajti në kurriz një dënim të padrejtë nga Berisha, bënte flirte me të vetëm e vetëm për t’u bërë president. Por thellë-thellë në këtë mision, ishte akordi i tyre sipas marrëveshjes së Triestes në mars 1991, për rrotacion pushteti vetëm ndërmjet tyre, më saktë PD-PS, deri më sot e vërtetuar plotësisht.. Kjo ishte dhe në themel të amnistimit që i bënë vitit të zi 1997, nëpërmjet të ashtuquajturit Komision Parlamentar e dy spartakëve, Ngjela-Braho, njeri nga PD dhe tjetri nga PS. Kështu analiza dhe histori mund të shkruajmë dhe janë shkruar plot, por ajo që të dhemb është se asnjë fajtor deri më tani nuk është penalizuar me një aktakuzë zyrtare, pa le më të pretendohej ndëshkimi i tyre me burg!?!? Kësaj si t’ia shpjegojmë brezit të ri, si sot, ashtu dhe nesër! Me ndonjë film apo dramë me titull “Krim pa ndëshkim?!” Dhe me këto, mbas një “the end” apo “show end” të tyre, spektatorët ngrihen të kënaqur nga që që panë një shfaqie të bukur të realizuar me mjeshtëri nga skenaristët, regjizorët dhe aktorët tanë politikë!!!!….
Populli thote ujku, ky miku qe shkruan thote hija.
Sala iku eshte hije tani. Eshte Rama qe eshte ujku dhe po ha e plackit kete vend. Prandaj shkruaj dicka per ekonomin, per babezin e rilindasve, per etjen per pushtet, per largimin e njerezve nga syte kembet.
Jugu, pirdh pirdh, nuk e ben dot salen hije se ska dhen llogari. Per te tjerat nxiri faktet.
Jugu! E ke per verin e sateme nga ke dale? Pis dreqi.Nje bravo te madhe per Altin Ketron qe ke bere kete shkrim brilant dhe t’a marin mire vesh te rinjet se kush ka qene Sali Berisha.Krimet dhe poshtersit e Sali Berishes nuk ka meter t’i masin dhe nuk ka kandar t’i peshoi.Ai i ka sjell njemij te zeza ketij populli qe vrau sa deshi te rinj dhe mori me qafe shume nena te cilat veshen rrobat e zeza nga ky Sali qeni.E zent mallkimi i nenave qe u jane vrar femijet nga kryekrimineli Sali Berisha.Kure kujtojn Salin,njerzit mbeshtesin Edi Ramen si nje njeri dhe kryeminitri me i mire deri sot qe po punon,po bene dhe do beje mbrekullira.Edi Rama nuk eshte vrases,as kriminel,por nje kryeminister qe kenaqet me punen qe bene per shqiperine sepse edhe populli kenaqet.
Ti i dashur Jugu je me siguri – absolute Veriu….po c`rendesi ka ne fund te fundit……jemi te gjithe shqipetare dhe kjo eshte per mua shume me e rendesishme…….
Sali Ram Berisha do te quhej “hije” neqoftese nuk do te ekzistonte me fizikisht…..
Coroditja e qytetareve shqipetar edhe mbas gati 30-Vitesh akoma nuk ka mbaruar per arsyen e vetme se edhe sot e kesaj dite kemi qytetare qe e vleresojne Agjentin e UDB-se Sal Ram Berishen…..Lidhja psiqike e mendimeve te ketyre qytetareve me Sal Ram Berishen dhe Demokracise shqipetare eshte pertej cdo lloj Gjykimi te ftohte e pa shume Analiza, te cilat jane sterr-faktuar ne Opinionin Publik me Prova te padiskutueshme.
Bindja e verbuar eshte fenomen Komunist/Diktatorial. Ajo tjeterson Llogjiken normale te Njeriut, ate qe ai sheh, degjon, konstaton nepermjet Fakteve qe i serviren e shume si keto……….Komentet e tua jane haptazi injorim i Historise se Popullit tend, perderisa krahasoni Sal Ram Berishen me Kryeministrin aktual kuptoj qe ju i perkisni asaj pjese te Shoqerise shqipetare te cilen e pershkova me siper……….
Ndarja e shqipetareve ne Gege e Toske ka qene detyra prioritare e Penicilines se UDB-se……..mendoj se eshte realizuar pjeserisht, por jam i bindur se Sal Ram Berisha , akoma edhe sot, punon per Detyren e paplotesuar me te gjitha Format e mundeshme……eshte si ajo shprehja ” Nuk i del shpirti pa e provuar deri ne fund”…… e shoh qe je shume aktiv ( tek Tema) ne mbrojtje te tradhtise ( dhashte Zoti je vetem i verbuar tendecioz), por do te sygjeroja si shqipetar (neqoftese je ???) leri menjane Partite dhe udheqesit e tyre, cilatdo gabime e Korrupsione te kene bere nuk e kane PESHEN e konfrontimit te shqipetareve ndermjet vedi….dhe kete, deri me sot qe flasim, e ka ne Biografine e tij vetem Sal Ram Berisha, Penicilina………Mos e urre se ndoshta dashurija per te eshte shume me e madhe se Urrejtja, por ta dish prej meje….AI ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE E POPULLIT TEND E TIMIT…..edhe ti vete do bindesh nje dite…….por mendoj, ne baze te asaj qe shkruan , prape do e duash……..eshte e drejta juaj……..TUNG
ΤΥ ΟRE JUGU: THUAJ nje gje:::: Ka bere Rama ”PIRAMIDA” per pastrim parashe kontrabande?. 2.. Ka bere RAMA kontrabande dhe thyerje embargoje ? 3..Ka bere Rama Gerdec ku u vrane 26 njerez dhe u plagosen qindra e u shemb gjithe fshati e Saliu nuk njihte baxhanakun??? 4..Ka vrare Rama njerez ne bulevard te pa armatosur??? 5..Ka vrare Rama bashkpuntor dhe pastaj i ka shpallur ”heronj” per te organizuar GRUSHT SHTETI?? 6.. Ka dhene urdher Rama te arrestohet dikush si Saliu biznesmenin kosovar deri sa Shikut nga torturat u mbeti ne dore?? 7.. Ka nenshkruar Rama ndonje dekument per shitjen e detit????. Ty nuk te punon truri te krasosh njerin me tjetrin por te pakten mbylle dhe mos shkruaj brockulla.
Hajduteve, krimineleve dhe kush i mbeshtet u duhet prere koka, nga berisha deri tek jugu
Bukur shkruajtur. Po te kesh gazetare qe hiqen si budallenj apo sikur nuk kane ketu ne Shqiperi po be paguhen nga babolet e berishes krimi dhe Hana korkuti pastro lekun si fevzo qimi dhe andushi lehesi soni magjuni elezi akoma marrin fond per bythlepires me te vegjel qe jane dallapa brecani qe paguaje julianin sinanaj e tritol vrases dhe qenin me jarge bejtulla malja. Mero kujdes se eshte Terbu qent moskatit.
vetem nga Jugu nuk je ti o trap
Vetëm një korrigjim zoti Ketro, depot nuk i shpërtheu populli, por u lanë qëllimisht të hapeshin që pastaj Saleh serbi të realizonte planin e tij për shkatërrimin e vendit, futjen e popullit në luftë civile dhe vëllavrasje dhe vjedhjen dhe shitjen e arsenalit ushtarak dhe të armatimeve të panumërta.
Saleh plehu është krimineli antishqiptar më i madh i krejt historisë.
Dy fjalë ty brezit të vjetër nga brezi i ri.
Po udhetoja në një shtet European nga 2005-06.
Dhe u takova me disa kolegë.
Dhe me pyetën per situaten e përgjithshme dhe ju thashë që vinim nga zgjedhjet.
Ju thashë që sapo kanë përfunduar dhe fitoi S.B.
Pyetja që më bën ishte.:
-” A nuk është ky që u rrëzua me revolta para disa vjetësh”? Me shumë habi.
Po u përgjigjja si i ndier në faj sikur ishte përgjegjësia
E ime pa pas lidhje fare me politikën.
Dhe ketu me kalon para syve si një flash back gjkthcka që ka kaluar.
Dhe si këtij birboje nuk ju fut gjemb në këmbë.
Dhe për paradoks shumë që e shanin ose e shajnë janë brekë e bythë me të.
Mu kujtua Ngjela me komisionin, Meta që e arrestonte, Nano që i thoshte kolegu,
E shumë të tjera….
Dhe ku jemi sot diskutojmë për të njëjtit njerëz të konsumuar të mbaruar politikisht, hajdutë, vrasës, kriminelë, gënjeshtarë dhe të gjitha të këqijat e botës.
Një Shqiperi që dhe sot ne 2021 është po aq larg Europes sa 20 vjet me parë.
Dhe përsëri të njëjtit aktorë.
Si nuk e kuptoni xhanëm që këta janë arsyeja e vërtetë pse jemi këta që jemi, ketu ku jemi..
Abandojini komplet dhe mos jua varni as mos ju shkoni mbrapa, se te jetë për këta .
Këta na mbajnë dhe 100 vjet të tjerë larg Europës se kështu ju intereson.
Dhe ne që do zihemi dhe biem në ethet e zgjedhjeve.
Për topet e Saliut, Edit, Ilirit, Lulit dhe Monikës ( nuk gabova per këtë të fundit).
Politika Shqiptare duhet pastruar sa më parë..
O Kulla e Viçidolit, kush ta pastroje politiken? A beri gje E. Rama gjithe keto vjet ne krye te qeverise? Edhe atij do t’i besojme? Mire njerezit qe po ikin nga Shqiperia, por ai tash disa vjet ne krye e la Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese (se ashtu i vete per mbare) e pa i hyre gjemb ne kembe personazheve te politikes qe permend ti. Dhe pergjigjen e ka ne maje te gjuhes: “Une nuk jam prokurori e gjykate”. Po sa mire premtove para zgjedhjeve (2 heret e fundit) se do te pergjigjen para ligjit aktoret e politikes? Po kur premton a e di se ti nuk je prokuror e gjykates? Apo te premtosh eshte e lehte.
Joel lexoje mirë komentin (mbylljen).
“Dhe ne që do të zihemi dhe biem në ethet e zgjedhjeve.
Për topet e Saliu, EDIT, Ilirit, Lulit dhe Monikës….”
E mor Kulla. E mbaj mend si thoshin ne 2005-n te gjithe te shiturit qe Berisha ka ndryshuar. E recikluan me cunat e bukur te KOP-it (Cilin, Nurellarin, Hasimen etj.) keta ishin me doktoratura jashte shtetit medemek.
Per te quajturin. Jugu…..pffffffff ti duhet ta kishe ven emrin Veriu…..biles dhe shpellaringa pas ….i tretur …verem…
Me vjen keq per komentuesit qe shkruajn nga bodrumet e rilindasve per nje sufllaqe dhe ofendojn komentuesit e tjere si puna e ime. Ata duan qe ketu te komentojne vetem ata qe flasin lepe peqe per Ram pushtin dhe gazetat lepirese te tij.
Pushteti korrupton e kane thene te tjere me te mencur nga ne, dhe keshtu Rama eshte kok e kemb i korruptuar dhe nje mandat tjeter per te eshte vdekje prures per vendin, per ekonomin, etc.
Jugu-po zotrote nga cfare bodrumi shkruani? Me siguri nga zyrat e Shqupit.
Po ti ç’pate që u hodhe tek ndërzimi artificial , këtu për amerikanët po flitet… Aha duhet të jesh shumë fare nga jugu ti …. po shumë fare më poshtë nga viçidoli …
Jugu, sa vjeç je? Ndoshta nuk pyetet per moshen, por per mua qe e kam jetuar ate periudhe (Berat 1996-1997), mund te them qe cfare eshte shkruajtur eshte e sakte, pervec faktit qe depot e armatimit, te cilat nuk i “sulmoi” populli, por i lejuan vete. Sot, kur flasim ne rrethin familjar me me te rinjte, e shohin SB si Zot. Kjo gje eshte sh e frikshme, sepse nje popull qe nuk meson nga gabimet historike eshte i denuar ta perseris. Sot ne politiken shqiptare kushdo qe do e marre pushtetin, duhet te gjej menyren qe te ndeshkohen pergjegjesit e asaj periudhe, ndryshe ngelem stop ne vend. ER mund te kete sh faje, gabime, por si SB qe e shkaterroi vendin derisa dhe sot jetojme pasojat (hakmarrjet e femijeve te gangsterave te 97-es), nuk ka bere.
Rinia nuk po e braktis vec nga ER Shqiperine. Perse nuk flitet per emigracionin e gjithe intelektualeve ne ato vite? Iken ata qe mund ta ndryshonin vendin, sot e kane pushtetin injorantet. Mjafton te shkosh ne zyra dhe e kupton se ku kemi mberritur (sidomos ne qytete te vogla).
SB lejoi qe te bliheshin diplomat, kjo eshte fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar, sepse u ble kartoni, por jo dija. Sot ke jurista neper hipoteka me diploma te blera, cfare mund te presesh nga keta pseudo jurista???
Me plot gojen, me zemren e vrare per ate vend kaq te bukur qe eshte Shqiperia, mund te them se FAJTORI ME I MADH I VUAJTJEVE QE PO KALON SOT E KESAJ DITE POPULLI SHQIPTAR ESHTE: SALI BERISHA
Asnje pushtet e asnje qeveri nuk mund te kenaq nje popull 100%, por pa SB sot do ishe qytetar i Bashkimit Europian me te drejta te plota.
Jugu
Tashmë është e qartë që ti je militant i zjarrtë i Saleh plehut, e kupton edhe një fëmijë i vogël. Pseudonimin “jugu” e ke vënë për të na hedhur hi syve.
Pse more jug mendon se salixhenazja është
lule për të marë erë? Kot e fut Ramën në komentet
tua se nuk përmendet fare ai në tekst,me siguri të
fle lepuri në bark ty!
kot shkruani tani, ai e beri jeten e tij, tani nuk kini cfare te beni, sa do te roje po shkon ne boten tjeter, nuk qete te zot ta ndalnit ne ate kohe, tani bjerini teneqeve…………
O ti ‘Jugu’,
Ti hiqesh si ‘demokrat’ 24 karrat dhe je hedhur ne ‘sulm’ kunder korrupsionit te ‘armikut’ Rama, ‘armik’ i bosit tend, doktor Mortjes. E pe ti, dha Doreheqien, jo nga Rama jo, nga POPULLI, ka frike se ka bere shum vrasje, ALLOOO USHJAAA!!!! nuk vjen zeri, ra linja
Ike ore bajge, nuk pine uje keto brockulla qe mundohesh te shesesh, ti je MILITANT i te njejtes specie me militantet e ‘rilindjes’, POR ju keni edhe nje tjeter mekat me shume, ju ARSYETONI vrasjet e pushtetit nga zyra e Kryeministrise ne emer te “Popullit” dhe ne emer te “Shtetit” ashtu sikurse ARSYETONTE Partia Shtet e Diktatures, BILE BILE ju ja keni kaluar edhe PPSH-se sepse vrisni njerez ne Rruge dhe pa gjyq, qofte edhe gjyq formal.
Ike Bajge, Populli Nuk e do idhullin tuaj dhe KLANIN MAFJOZ qe ai kontrollon ne krye te PD-se. Ju jeni KLANI I KRIMIT qe Damkoset me Turp PD-ne per pushtet dhe korrupsion.
POPULLI NUK JU DO!
Salih Berisha ishte dhe është i shvarc-kommerc pra te ai u manifestu kriminale çdo gjë personale a kolektive por kur Nano Majko Meta Rama u frigohen shabtazheve dhe janë karierist të ulët
Relativizmi thote ky çuni per 97..
Relativizme i berishes eshte normal..
Po relativizme i atyre ” gazetarve” qe nuk e vene kurre perballe fakteve? ( se jane kazan dhe shkuar kazanit)
Po relativizmi yne qe e votuam prape ?
Po prape ky relativizmi yne qe jemi gati ta votojme prape kopjen e tij te shemtuar…
Aty eshte nje kazan ku te te gjithe marrin ndonje luge dhe duan ta mbajne kete kazan sa me gjate
Rama te pakten ju vje hakut me fjale se s ka ça ti boj atij 20% ( ose 90% si thone)
Kur te gaditet shqiperia ose me mire te themi truri yni shqiptar.. do ti kujtoni fjalet e Rames
Nje popull qe voton akoma per berishen & co..( qofshin 20 %) nuk meriton as lire as demokraci e lere pastaj per mireqenie
Shume sakte Bravo
Jugu je nga ata që e konsiderojnë Sale Serbin babë
Dhe për gazetarin ,depot u hapen me urdhër nga shoku Sale sepse kishte gati dy vjet para hapjes së depove që vidheshin me urdhër të Salës dhe pa inventar dhe pa adresë ku shkonin. Kjo nga familjare te cilët në atë kohë kanë qenë oficere
97 -a krimi me i madh ndaj kombit shqiptar.Berisha pergjegjesi no 1.Turpi i Drejtesise dhe Politikes qe nuk eshte denuar per krimet e renda qe ka kryer.
Po ju qifsha robt. Ju qe ngrinit 3 gishta ne 97 ne shesh te flamurit. Te ngjethej mishi. Ne sheshin e pavaresise se shqitareve simbolet e serbise. Ju jeni fara me e keqe qe ky komb ka prodhuar. Te mos ishte per dike tjeter ia shitet bythen tuaj me mut grekut e serbit. Rracqira.
Si ka mundesi o komentues qe edhe per ngjarjet tragjike te 96 dhe 97 per shqiptaret te permendni Edin bashke me Salen??? Sala kriminel i lindur, urdherues sulmesh ndaj popullates me lende kimike, mashtrues i pakorrigjueshem, shkaterrues i ekonomise kombetare, hajdut pronash, bashke me pinjollet e tij, te shqiptareve te mjere, genjeshtar i paturpshem, dora e fshehte e hedhjeve ne ere, por mbi te gjitha vrases i ftohte dhe zhdukes i dhjetra ish bashkepunetorve te tij??? A ka me personazh me te ndyre e kriminal se kjo qenie, se njeri kurrsesi nuk mund te quhet.
Rrofte nje mije here Rama, qe po ia ngre koken pak nga pak shqiptareve dhe po e kthen faqen e Shqiperise, qe pat rene ne humnere, ne nje shtet me ne fund normal.
Të largëta,the??!! Viti 97 është faqja me e zezë e historisë së kombit tonë!
E Berisha është më faqeziu i kombit tonë!
Faj, krim por jo gabim,
pèr Berishèn. Jam me ju. Kètu mbaron pastaj dakortèsia dhe fillon shtrimi i disa pyetjeve, qè tè pashtruara dhe tè pa marra nè konsideratè kurrè, rrezikojnè tè ndodhi pèrsèri e njèjta tragjedi.
Ju e pèrmendni vetèm tèrthorazi, gjèndjen emocionale tè atyre shqiptarève, qè si tè hipnotèzuar dhe tè dalè nga fiqiri, sillnin me duart e tyre, lekèt e shtèpisè sè shitur lirè dhe ua linin nè tavolinè hijenave me emrin Sude apo Xhaferr.
Çfarè èshtè kjo? Injorancè kolektive apo njè turmè idiotèsh qè me jargè qè rrijedhin qafès, presin “mrekullinè e shumimit misterioz” tè shumès.
E paanalizuar dhe e pagjykuar kurrè pèr autorèt e saj, kjo tragjedi, rrezikon tè ndodhè pèrsèri.
Edhe sot, shqiptarèt synojnè “pasurimin pa punè”.
Çdo gjè èshtè nè shitje dhe ka njè çmim. Çdo gjè.
Kjo shoqèri shqiptare, èshtè njè pavion i madh pacientèsh, qè i bashkon diagnoza e mashtrimit.
Edhe sot, Shqipèria vuan pasojat e asaj katastrofe kombètare.
Ideatori mashtrues i asaj qè ndodhi atèherè, kèrkon sot tè shitet pèr “alternativè qeverisèse”.
Tragjedia shqiptare, ka shumè seanca.
Korrupsioni dhe krimi i 30 viteve , edhe ky i edi ramës nuk ra nga qelli por jané pasojé e vrasjes së Ligjit me qêllim nga agjenti serb, gojêshqyeri, fatkeqésia e kombit , qé ju harroftê emri dhe “hija”… o sufllaqe nga kaka e plakaruqit !
Shkrim shumë e mirë, jo vetëm për TË RINJTË, por edhe për TË VJETËRIT.
Eshte momenti per tu ndare perfundimisht nga keto kerma kriminale te komunizmit qe e bene Shqiperine nje lope per tu mjele dhe nje stadium gladiatoresh ke viktima jane njerezit e thjeshte dhe keto kerma spektatore.
Artikull shumë i saktë, por duhet të vazhdojë me pjesën e dytë, pas vitit 1997. Gomarllëku dhe lojrat e pa përgjegjshmërinë të Nanos që eksperimentonte me kalamajtë Ilirin, Pandeliun dhe Bashkim Finon që e rikthyen të paudhin përsëri dhe ia bën peshqesh në kurriz këtij populli për një çerek shekulli dhe pa le se kur do ta thyejë qafën, një zot e di!
O Shoku Altin, ne ca vende nuk e ke edhe aq gabim, por kur flet per tre fishime ia fut kot, ose sepse edhe ti nuk e di mire, ose do ta genjesh edhe ti nga pak brezin e ri. Interesat me te medha qe paguan firmat piramidale ishin 10 – 12% ne muaj, dhe keto ishin pa interes te perzier. Kjo do te tote qe me 10 % interes ne muaj duheshin 10 muaj per dyfishim te kapitalit dhe jo sic thua zotrote qe na trefishoheshin brenda muajit. Edhe ti genjyeke si derr.
Nje pershkrim realist i atyre viteve te zeza per popullin Shqipetar dhe per Sali Berishen qe sot minimumi duhet te ishte duke vuajtur denimin ku mbase do ishte evituar edhe 1997 pragu i luftes civile edhe 2009 ngjarrja e gerdecit edhe 2011,vrasja e kater te pafajshmeve ne bulevard nga makineria vrastare Berishjane!Nje gje ke gabim ndoshta do jesh i painformuar mire sepse PD asnjehere nuk i ka fituar zgjedhjet ne menyre plebishitare por i ka vjedhur ato ne menyre plebishitare!keshu filloi karieren e saj ne 1992 e e vazhdoi deri ne mandatin e fundit te saj,deri sa ne krye erdhi Edi Rama i cili i tha stop kesaj katrahure ku edhe sot nuk po arrin te ç’montoje dot plotesisht makinerine vrastare e vjedhetare Berishjane ku ka lene gjurme ne çdo hallke te shtetit Shqipetar!
Ndaj kjo e zeze ngaj ketij vendi nuk do te largohet kurre nga memorja e kujdo Shqipetari qe e ndjen vehten i tille!Saliu fale fabrikes qe e prodhoi sot kerkon me çdo kusht qe te gjitha te keqiat e tij tia faturoje nje fshatari sot te çmendur publikisht duke e futur keqazi ne kurthin e tij gllaberues ku tashme i dale boje per kurthe pritash po e çon Ilir Meten si ciapi te kasapi ,duke humbur gjurmet e ujkut te vertet!
Krimet në diktaturë dhe në demokraci:
1. Krimet në demokraci nuk fillojnë më 1997.
2. Lufta e ashpër klasore në formën e luftës së ftohtë midis dy sistemeve pati viktima nga të dy palët. Të akuzosh njërën palë për krime duhet të çohet akuza në gjyq për të parë se kush i bëri krimet, ligji apo “maliqi” i maskuar sepse në socializëm vepronin edhe agjentë të nëndheshëm që godisnin në mënyra të ndryshme njerëz të pafajshëm të cilët bëheshin pengesë për ta në rrënimin gradual social ekonomik të vendit, ose për motive personale, sidomos pas vitit 1970 kur “të gjithë maliqët” ose “Pashallarët e Kuq” (I.K.) i intensifikuan njëherësh sulmet e tyre. Disa shembuj do të mjaftonin për ta vërtetuar këtë se kriminelët janë gjallë. Qëkur i vunë punët në “vijë” ata pijnë kafe rehatë-rehatë më ndonjë hije dhe bëjnë sehir kacafytjen që vazhdon midis shqiptarëve. Lufta vazhdon sepse nuk është ndarë shapi nga sheqeri që shqiptarët të mirëkuptohen dhe të unifikohen për të mirën e të ardhmen e vendit. Pra, ose duhen sqaruar me gjyq ose duhen hedhur pas krimet e luftës klasore në sistemin e kaluar. Ndryshe lufta antikomuniste bëhet antishqiptare.
3. Ligjet në kohën e diktaturës për shkelësit ishin të ashpra se lufta bëhej për jetë a vdekje të sistemit socialist. Ndërsa ashpërsinë dhe krimet e ligjit të “maliqit” ne i pamë të godasin egërsisht sidomos pas vitit 1990 kur Shqipëria u shkrumbua dhe mijëa shqiptarë humbën jetën ose morën arratinë për të gjetur punë- genocid masiv. Ata që nuk gjetën punë përfunduan në krahët e korrupsionit. Shqiptarët tani shkëlqejnë nëpër botë sipas dhuntive dhe zanateve që ushtrohen atje të cilat sot i kemi edhe ne këtu në vendin tonë dikur të virgjër.
4. Aktualisht organet e reja të drejtësisë shqiptare pritet të gjykojnë korrupsionin e tridhjetë viteve të fundit nisur nga ish-Presidenti Sali Berisha ( dhe të tjerët me radhë) për fajet dhe krimet e rënda ndaj popullit, vendit dhe kolegëve të tij. Ndryshe krimet do të kalojnë për faje, fajet për gabime që mund të shlyhen lehtë, por lenë një precedent të keq, atë të mosndëshkimit të krimit dhe të mosbesimit tek drejtësia. Le të shpresojmë që reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore do ta fusin demokracinë në rrugën e drejtësisë e të përparimit. Kasandra.
Me thuaj o Altin,mua te riut se me gjithe keto zullume qe paska bere Xhaxhi Sala,pse nuk eshte futur ne burg, e vazhdon te na kercenoje. Nuk eshte vetem Xhaxha Sala qe na tregon ti ate rruge,por jane te gjithe Salat e tjere ketu ne Shqiperi, Fatosi,Luli,Rama, Monika,Iliri, Erioni ,jane te gjithe bashke,vjedhin bashke, na rjepin bashke, mbrojne njeri tjetrin e na tallin te gjitheve sa duan e si duan.
cdo brez ka nje perfaqesues ne tragjiken e te punsume dem baba dem te trashegum me e mira e te mirat te studimit te verifikimit te shkalles se levizese per te bashkpunu per te hequr kaubojet dhe leshat e kokes se perndjekureve dhe per te verifiku punet qe kane lene te paret dhe per arritur rezultatet te shkelqyme qe bejne dekeratet e viteve te beses se paster apo te piste qe ne te vertet prish e ndreq e ndreq e prish punet nuk kane te sosur dhe mira nuk ka fund per te mirat qe verifikohen ne studim .kur mbarojme pune plakemi si te paditur po kultura e nje qenje qe vlersoni ne te vertet ,krahet fluturuse se liderve ne shpalosje te vendeve me kuptim te plote si guacke te mberdhyer mire vezhgim apo demtim ,demtim apo verefikim me qene nje shqiperie e mire .zgjedhje te gabushem apo zgjedhje te mire apo nje karrike per emer kohe zhvillim te kalushem apo kohe ne kembe ne toke .punet dhe respekti qe prekim ne fushat e tanishem apo nje vleresim poshte nje thesar dhe ngritje nje me vjen keq ta perdor apo te ulet qe nuk njohin vendet .kuptim plote dhe mendje te shendoshe realizimet e bera